Bota Postuar më 12 Tetor 2023, 17:35

Dollari, në nivelin më të ulët në 2 javë - FED, drejt fundit të ciklit të rritjes së interesave

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të ulët në 2 javë - FED,

Dollari ka fituar pikë në orët e pasdites, menjëherë pas publikimit të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, që rezultoi mbi parashikimet e analistëve për muajin shtator. Në këtë mënyrë, monedha e gjelbër është tërhequr nga niveli më i ulët në 2 javët e fundit.

Indeksi i Çmimeve Konsumatore u rrit me 0.45 me bazë mujore, gjatë shtatorit, dhe me 3.7% me bazë vjetore. Analistët parashikonin një rritje me 0.3% dhe 3.6% respektivisht. Ndërkohë, në procesverbalin e takimit të shtatorit të Rezervës Federale, politikëbërësit po mbajnë një qëndrim të kujdesshëm në lidhje me politikat monetare.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 105.7, niveli më i ulët që nga 25 shtatori. Nëse do të kemi një rënie surprizë të inflacionit, do të shtohen mundësitë që Rezerva Federale të përfundojë ciklin e shtrëngimit të poltikës monetare, që do të ndikonte edhe në rënien e yield-it të obligacioneve amerikane.

Aktualisht, investitorët po vlerësojnë 26% shanse që Rezerva Federale të rrisë edhe me 25 pikë bazë, normën e interesit në takimin e dhjetorit dhe 9% shanse për një rritje në takimin e nëntorit.

Dobësimi i dollarit në sesionet e fundit është ndikuar nga rënia e yield-it të obligacioneve të Thesarit amerikan. Ndërkohë, paundi është gjendur në presion modest, pasi ekonomia britanike u rrit me vetëm 0.2% në gusht, pas një kontraktimi të lehtë në korrik. Paundi ka qenë monedha me performancën më të mirë mes vendeve të G10-ës, në gjysmën e parë të këtij viti, falë të dhënave ekonomike më të mira se sa pritej dhe inflacionit të qëndrueshëm në Britani.

Lidion Kulla / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat