BE: Mark Zuckerberg ka 24 orë për t'u përgjigjur në lidhje me dezinformatat e konfliktit Izrael-Hamas!

Rregullatori europian Thierry Breton ndau një letër drejtuar CEO të Meta Mark Zuckerberg të mërkurën duke i kërkuar miliarderit të jetë "vigjilent" në lidhje me heqjen e dezinformatave në platformat e kompanisë së tij gjatë konfliktit të vazhdueshëm Izrael-Hamas dhe përpara zgjedhjeve të ardhshme.
Breton, komisioneri europian për tregun e brendshëm, tha se Bashkimi Evropian ka parë një rritje të përmbajtjes së paligjshme dhe dezinformimit në "platforma të caktuara" pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Meta zotëron platforma të njohura të mediave sociale si Instagram dhe Facebook, si dhe Threads, konkurrenti i kompanisë për X, i njohur më parë si Twitter.
Sipas Aktit të sapo miratuar të BE-së për Shërbimet Dixhitale, Meta është përgjegjëse për monitorimin dhe heqjen e përmbajtjeve të paligjshme si përmbajtja terroriste ose gjuha e paligjshme e urrejtjes. Kompania gjithashtu duhet të detajojë protokollet e saj për ta bërë këtë. Mosrespektimi i rregulloreve evropiane rreth përmbajtjes së paligjshme mund të rezultojë në gjoba me vlerë 6% të të ardhurave vjetore të një kompanie.
"Unë ju ftoj urgjentisht të siguroheni që sistemet tuaja të jenë efektive," shkruante Breton në letër, duke i kërkuar Zuckerberg që të përgjigjet brenda 24 orëve të ardhshme.
Breton ndau një letër të ngjashme drejtuar Elon Musk, pronarit të X, të martën, e cila përfshinte një paralajmërim të ashpër për Musk. Breton shkroi se zyra e tij ka "indikacione" se grupet po përhapin dezinformata dhe përmbajtje "të dhunshme dhe terroriste" në lidhje me konfliktin Izrael-Hamas në platformë.
Letra drejtuar Musk erdhi pasi studiues të shumtë, organizata lajmesh dhe grupe të tjera dokumentuan një rritje të përmbajtjes mashtruese, të rreme dhe të dyshimtë në X që kontribuoi në konfuzion rreth ngjarjeve.
Përveç dezinformatave rreth konfliktit në Izrael, Breton shkroi se BE kishte marrë raporte për përmbajtje të manipuluar dhe falsifikime të thella në platformat e Metës përpara zgjedhjeve të fundit në Sllovaki. Ai tha se dezinformatat për zgjedhjet merren "jashtëzakonisht seriozisht" nën DSA.
Breton i kërkoi Zuckerberg-ut të ndajë detaje se si Meta po i trajton deepfakes dhe vuri në dukje se zgjedhjet po afrohen edhe në Poloni, Rumani, Austri, Belgjikë dhe vende të tjera.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shkollat në Spanjë po mbyllen për ditë të tëra për shkak të nxehtësisë ekstreme!
Ekspertët e motit thonë se temperaturat e larta parashikohen të vazhdojnë. Autoritetet në Ishujt Kanarie kanë mbyllur përkohësisht shkollat pasi temperaturat......

Ekonomia britanike ecën përpara: PBB-ja rritet falë sektorit të shërbimeve!
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është kthyer në këmbët e saj, duke u rritur në gusht pas një rënie të mprehtë në korrik, por tabloja më e madhe sugjeron një......

Gjenden karbon dhe ujë në asteroidin Bennu - Dy elementët thelbësorë për jetën, qëllimi i kërkimeve të NASA
Karboni dhe uji, dy elementë thelbësorë për jetën, u gjetën në mostrat nga asteroidi Bennu, i sjellë në Tokë nga misioni ‘Osiris Rex’. Lajmi është konfirmuar......

Moti ekstrem dhe pasojat - Ekonomisë globale mund t’i kushtojë 5 trilion dollarë
Modelimi i ri ekonomik nga tregu kryesor i sigurimeve në botë, Lloyd’s i Londrës, ka treguar se ngjarjet ekstreme të motit që dëmtojnë furnizimin me ushqim dhe......

Tunizia kthen mbrapsht fondet e BE-së: Refuzon 60 milionë eurot që Brukseli lëshoi javën e kaluar!
Qeveria tuniziane ka kthyer 60 milionë euro në fondet europiane që Brukseli lëshoi javën e kaluar, konfirmoi Komisioni të enjten. Mbështetja buxhetore, e cila......

DPSHTRR: Mbi 186 mijë mjete kanë kryer kontrollin teknik – Çregjistrohen në mënyrë të përhershme rreth 4500 mjete me moshë 22 vjeçare
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Blendi Gonxhja bëri të ditur se, gjatë periudhës Janar- Shtator 2023, janë paraqitur për......

Moody’s rikonfirmon vlerësimin për Shqipërinë “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”
Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s në rishikimin më të fundit të opinionit të saj rikonfirmon vlerësimin aktual të Shqipërisë, “B1 – me perspektivë të......

BE “sulmon” gjigantët teknologjikë - “Mos mbështesni terrorizmin me, apo pa qëllim”
Pas sulmit të fundit të Hamasit ndaj Izraelit dhe sulmeve ajrore pasuese hakmarrëse, Bashkimi Europian ka intensifikuar presionin ndaj gjigantëve të......