DPSHTRR: Mbi 186 mijë mjete kanë kryer kontrollin teknik – Çregjistrohen në mënyrë të përhershme rreth 4500 mjete me moshë 22 vjeçare

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Blendi Gonxhja bëri të ditur se, gjatë periudhës Janar- Shtator 2023, janë paraqitur për testim e kontrollit teknik 186,174 mjete.
Referuar raportit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore, nga totali i mjeteve 147,275 janë automjete; 20,747 kamion; 9,321 motomjete; 4,455 autobusë; 3,624 rimorkio; 752 mjete ndërtimi/punime toke.
DPSHTRR informon se 4,519 mjete me moshë 22 vjeçare janë çregjistruar në mënyrë të përhershme.
Ndërsa 58,698 ose 31.5% e totalit të mjeteve, janë ngelur/refuzuar, për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistem frenimi e drejtimi, gomat, sistem shkarkimi i gazrave, rrjedhje vajra, ulje e kilometrazhit, defekte, etj.
DPSHTRR ka bërë me dije për qytetarët se ndalohet rreptësisht ulja e kilometrazhit; odometri jofunksional; ndryshimi kontstruktiv dhe errësimi i xhamave pa certifikim, si dhe orvatjet për rryshfete.
Gonxhja u shpreh se, “mision i punës tonë është për të kontribuar në rrugë të sigurta dhe kjo mbetet prioritet i të gjithë veprimtarisë sonë në vijueshmëri”, teksa risolli në vëmendje të drejtuesve të mjeteve që të rezervojnë online orarin për kontrollin teknik të mjetit në e-albania.
SCAN
Sondazh

Moody’s rikonfirmon vlerësimin për Shqipërinë “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”
Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s në rishikimin më të fundit të opinionit të saj rikonfirmon vlerësimin aktual të Shqipërisë, “B1 – me perspektivë të......

BE “sulmon” gjigantët teknologjikë - “Mos mbështesni terrorizmin me, apo pa qëllim”
Pas sulmit të fundit të Hamasit ndaj Izraelit dhe sulmeve ajrore pasuese hakmarrëse, Bashkimi Europian ka intensifikuar presionin ndaj gjigantëve të......

Gjobë rekord prej 21 milionë paund për një nga firmat kryesore të auditimit në botë!
Gjoba është më e larta e vendosur ndonjëherë nga Këshilli i Raportimit Financiar të Mbretërisë së Bashkuar. Rregullatori i kontabilitetit në Mbretërinë e......

OBSH: Europa do të përballet me sfida të shumta ndërsa popullsia plaket!
Një raport i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se qeveritë duhet të fillojnë të investojnë në parandalimin e shëndetit të dobët në pleqëri tani......

Fitohen 1.73 miliardë në lotarinë e SHBA - Gjysma e parave në cash mund të tërhiqet menjëherë
1.73 miliardë dollarë janë fituar në lotarinë e famshme Powerball në SHBA dhe fituesi është një person nga Kalifornia. Përpara se dikush të fitonte çmimin......

Biznesi kosovar nuk paguan dot këstet e huave - Sektorët e energjisë dhe prodhimit u detyrohen bankave 7,2 milionë euro
Biznesi në Kosovë duket se nuk ka aftësi të mjaftueshme për të paguar këstet e kredive bankare. Në këtë përfundim ka arritur Banka Qendrore e Kosovës në një......

Lufta Izrael-Hamas/ A do të rriten më tej çmimet globale të naftës?
Çmimet globale të naftës u rritën sapo shpërthyen luftimet midis Izraelit dhe Hamasit mes spekulimeve se konflikti mund të ndikojë prodhimin e energjisë në......

Udhëtime pa pagesë për 30 ditë në Europë - BE po jep 38 mijë bileta treni falas! Cilët janë kriteret?
Të udhëtosh me tren nëpër Europë një herë në jetë - për shumë të rinj por edhe më të moshuar është mishërimi i vetë lirisë. 38.000 të rinj europianë kanë tani......