Moody’s rikonfirmon vlerësimin për Shqipërinë “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”

Agjencia vlerëson se ekonomia e Shqipërisë tregoi rezistencë ndaj goditjeve me të cilat u përball, duke u rikuperuar fuqishëm në 8.9% në 2021 dhe 4.9% në 2022, pas një tkurrjeje ekonomike prej 3.3% në vitin 2020, ku sektori i turizmit u ndikua nga pandemia. Tashmë, sektori i turizmit ka tejkaluar nivelin e tij para pandemisë në vitin 2022 dhe do të arrijë një kulm të ri në vitin 2023. Gjithashtu, agjencia është e opinionit se në periudhën afatgjatë, aftësia e vendit për të mbështetur procesin e konvergjencës së të ardhurave për banorë me vendet e BE-së do të varet nga suksesi i qeverisë në zbatimin e reformave strukturore dhe rritjen e konkurrencës në raport me vendet e tjera të rajonit.
Treguesit fiskalë kanë qenë në një trend pozitiv, pas përkeqësimit të ndjeshëm në vitin 2013. Megjithatë, tre goditjet e mëdha me të cilat u përball ekonomia shqiptare vitet e fundit kanë rënduar mbi financat publike. Ndërsa borxhi publik total ndaj PBB-së (përfshirë garancitë) u rrit me pothuajse 9 pikë përqindjeje gjatë viteve 2019-21, duke kulmuar në 74.5% në vitin 2021, në vitin 2022, raporti i borxhit publik rihyri në një trend të fortë zbritës dhe u zvogëlua me pothuajse 10 pikë përqindjeje, duke u ulur nën nivelin parapandemik të vitit 2019.
Kryesisht si rezultat i zgjerimit të PBB-së dhe ngushtimit të bilancit fiskal, agjencia parashikon rënie të raportit të borxhit publik në 62.3% të PBB-së në vitin 2024 (12.2 pikë përqindjeje nën kulmin e vitit 2021 prej 74.5%) dhe 3.5 pikë përqindje nën nivelin parapandemik të vitit 2019. Pozicionimi i Shqipërisë krahasuar me mesataren e vendeve të vlerësuar me B1, mund të përmirësohet më tej si rezultat i raportit të borxhit të saj 2.2 pikë përqindje nën mesataren e vendeve të vlerësuar me B1 në 2024, krahasuar me 0.5 pikë përqindjeje nën këtë mesatare që ishte në 2022.
SCANSondazh

BE “sulmon” gjigantët teknologjikë - “Mos mbështesni terrorizmin me, apo pa qëllim”
Pas sulmit të fundit të Hamasit ndaj Izraelit dhe sulmeve ajrore pasuese hakmarrëse, Bashkimi Europian ka intensifikuar presionin ndaj gjigantëve të......

Gjobë rekord prej 21 milionë paund për një nga firmat kryesore të auditimit në botë!
Gjoba është më e larta e vendosur ndonjëherë nga Këshilli i Raportimit Financiar të Mbretërisë së Bashkuar. Rregullatori i kontabilitetit në Mbretërinë e......

OBSH: Europa do të përballet me sfida të shumta ndërsa popullsia plaket!
Një raport i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se qeveritë duhet të fillojnë të investojnë në parandalimin e shëndetit të dobët në pleqëri tani......

Fitohen 1.73 miliardë në lotarinë e SHBA - Gjysma e parave në cash mund të tërhiqet menjëherë
1.73 miliardë dollarë janë fituar në lotarinë e famshme Powerball në SHBA dhe fituesi është një person nga Kalifornia. Përpara se dikush të fitonte çmimin......

Biznesi kosovar nuk paguan dot këstet e huave - Sektorët e energjisë dhe prodhimit u detyrohen bankave 7,2 milionë euro
Biznesi në Kosovë duket se nuk ka aftësi të mjaftueshme për të paguar këstet e kredive bankare. Në këtë përfundim ka arritur Banka Qendrore e Kosovës në një......

Lufta Izrael-Hamas/ A do të rriten më tej çmimet globale të naftës?
Çmimet globale të naftës u rritën sapo shpërthyen luftimet midis Izraelit dhe Hamasit mes spekulimeve se konflikti mund të ndikojë prodhimin e energjisë në......

Udhëtime pa pagesë për 30 ditë në Europë - BE po jep 38 mijë bileta treni falas! Cilët janë kriteret?
Të udhëtosh me tren nëpër Europë një herë në jetë - për shumë të rinj por edhe më të moshuar është mishërimi i vetë lirisë. 38.000 të rinj europianë kanë tani......

A po shton inflacioni vjedhjet? – Të dhënat e fundit në SHBA dhe Europë duket se e konfirmojnë!
Sipas të dhënave të kompanive tregtare janë shtuar ndjeshëm vjedhjet në dyqane në SHBA dhe Eurpë. Në disa supermarkete po ngjiten me magnete sigurie edhe pakot......