Kosova Postuar më 12 Tetor 2023, 10:39

Biznesi kosovar nuk paguan dot këstet e huave - Sektorët e energjisë dhe prodhimit u detyrohen bankave 7,2 milionë euro

Nga SCAN TV
Biznesi kosovar nuk paguan dot këstet e huave - Sektorët e

Biznesi në Kosovë duket se nuk ka aftësi të mjaftueshme për të paguar këstet e kredive bankare. Në këtë përfundim ka arritur Banka Qendrore e Kosovës në një publikim të fundit që i referohet tremujorit të dytë të vitit. Ndonëse vëren se cilësia e kreditimit shënoi përmirësim duke filluar nga tremujori i fundit i vitit 2021 deri në shtator të vitit të kaluar, ku vlera e kredive me probleme kishte trend rënës prej mesatarisht 2.5%, që nga tremujori i fundit i vitit 2022, trendi rënës ndërroi kah.

Në fund të vitit 2022 kreditë me probleme u rritën në 4,3%, duke kulmuar në fund të gjysmës së parë të vitit 2023 në nivelin 8,3%. Kjo rritje në vlerë përkon me 7,3% krahasuar me fundin e qershorit të vitit 2022.

Por, cilët segmente kanë ndikuar në këtë ecuri? Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, sektorët e energjisë dhe prodhimit kanë qenë më në vështirësi duke regjistruar një rritje të kredive me problem përkatësisht në nivelet 9,6% dhe 1,8%. Të përkthyera në vlera monetare vlerësohet se sektori i energjisë i detyrohet bankave 3,8 milionë euro, ndërsa ai i prodhimit 3,4 milionë euro.

Ndonëse në rënie, sektori i tregtisë mban një peshë të konsiderueshme të kredive me problem me 1,9%, ose 2,2 milionë euro. Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, segmenti i korporatave jofinanciare regjistroi një rritje vjetore për 3.9% të kredive me probleme, ndërsa familjet duket të jenë më të rregullta në pagesë duke regjistruar një nivel prej 1,3% të huave me probleme.

Gjithsesi, Banka Qendrore e Kosovës nënvizon se rritja më e theksuar e kreditimit gjatë tremujorit të dytë ka ndikuar që raporti i përgjithshëm i kredive me probleme i sektorit bankar të zvogëlohet në 2%.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat