Bota Postuar më 11 Tetor 2023, 15:22

Nafta vijon tendencën në rënie - Humbjet kufizohen nga frika për përhapjen e konfliktit edhe në rajon

Nga SCAN TV
Nafta vijon tendencën në rënie - Humbjet kufizohen nga frika

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi janë larguar përkohësisht shqetësimet për çrregullimin e furnizimit të tregut, për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe grupit palestinez të Hamasit. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 87 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 85.5 dollarë për fuçi.

Të dyja kontratat u rritën me mbi 3.5 dollarë të hënën, pasi përplasja e armatosur mes Hamasit dhe Izraelit rriti shqetësimet për përhapjen e konfliktit edhe në vendet e tjera të rajonit.

Zyrtarët amerikanë kanë drejtuar gishtin nga Irani, si bashkëpunëtor në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por ende nuk janë shfaqur prova të besueshme të rolit të Republikës Islamike. Këto rreziqe politike kanë kufizuar rënien e çmimeve të naftës.

Ndërkohë, Izraeli ka deklaruar se ka rrafshuar disa zona të Gazës, për tu hakmarrë ndaj sulmeve të Hamasit. Grupe të fuqishme të armatosura në Irak dhe Jemen të rreshtuara prah Iranit kanë kërcënuar se do të sulmojnë interesat e SHBA me raketa dhe dronë, nëse Uashingtoni ndërhyn për të mbështetur Izraelin.

Ndërkohë, në një shenjë pozitive për furnizimin e tregut, Venezuela dhe SHBA kanë përparuar në bisedimet që mund të sjellin lehtësim të sanksioneve, duke lejuar të paktën edhe një firmë të huaj të marrë naftën bruto të Venezuelës, por me disa kushte.

Lidion Kulla / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat