Meta prezanton pajisjen e Realitetit Virtual -“Quest 3” del në treg me një çmim prej 499 USD

Shefi Ekzekutiv i Meta Platforms, Mark Zuckerberg, prezantoi produkte të reja të Inteligjencës Artificiale për konsumatorët, duke përfshirë robotët që krijojnë imazhe realiste dhe syze inteligjente që u përgjigjen pyetjeve, si dhe një kufje të përditësuar të realitetit virtual.
“Fitnesi dixhital, ju e dini, ai me të vërtetë performon në jetën reale për sa i përket efikasitetit, sepse njerëzit mund ta përdorin atë kudo në çdo kohë. Dhe është me kosto shumë të ulët”, deklaroi Garrett Marshall, President i Fitness Streaming.
“Me një miksim të realitetit dhe realitetin virtual, gjithçka ka të bëjë me shpejtësinë e transmetimit të pamjeve. Por, me këto çipe, ne jemi në gjendje të përpunojmë më shumë informacion me një shpejtësi shumë më të madhe”, deklaroi Jeff Morin, CEO and bashkëthemelues i Litesport.
“Realiteti virtual është i një alternativë për t’u arratisur nga e përditshmja, por realiteti i përzier është më pranë konsumatorëve, me të dhëna shumë të shpejta. Kështu që unë jam shumë i emocionuar që njerëzit thjesht mund të kenë në dhomën e tyre të palestrës trajnerë të famshëm, ndërsa në jetën e përditshme nuk do ta kishin këtë mundësi,” shtoi Jeff Morin.
Ndërkohë, Zuckerberg i përshkroi produktet si bashkim të botës virtuale dhe reale, dhe nënvizoi se një pjesë e asaj që Meta ofronte ishte Inteligjenca Artificiale me kosto të ulët ose falas, që mund të integrohej në rutinën e përditshme. Meta Quest është bestselleri në hapësirën e sapolindur të Realitetit Virtual dhe drejtuesit e kompanisë e përshkruan atë si vlerën më të mirë në industri, që cilësohet si një konkurrencë ndaj Apple, e cila hodhi në treg syze të Realitetit Virtual shumë më të shtrenjta. Duke folur në oborrin kryesor në kampusin e Meta-s në Silicon Valley, Zuckerberg tha se një gjeneratë e re e syzeve inteligjente Ray-Ban do të fillojnë të shiten nga 17 tetori, me çmim prej 299 dollarë.
Pajisja ka të inkorporuar një asistent të ri të Inteligjencës Artificiale të Meta-s dhe do të jetë në gjendje të transmetojë drejtpërdrejt në Facebook dhe në Instagram, pikërisht atë që një përdorues shikon me sytë e tij, një përditësim i jashtëzakonshëm krahasuar me gjeneratën e publikimit të fotove apo videove.
Zhvilluesit të cilët merrnin pjesë në event thanë se çipi i ri i procesimit i quajtur Snapdragon XR2 Gen 2 dhe zhvillimet e tjera brenda Quest 3 i sjellin syzet në një nivel të ri me grafikë të përmirësuar, shpejtësi më të madhe të përpunimit të të dhënave dhe një përvojë më të mirë për përdoruesit. Meta e prezantoi produktim më të ri, Quest 3 gjatë verës, një të njëjtën kohë kur Apple debutoi me syzet Vision Pro, një produkt i nivelit të lartë me një çmim prej 3,500 dollarë.
Duke filluar nga 500 dollarë, Quest 3 mburret me të njëjtën teknologji të realitetit të përzier që u shfaq në pajisjen më të shtrenjtë Quest Pro të Meta-s, të lançuar vitin e kaluar, e cila u tregon përdoruesve një burim video të botës reale rreth tyre.
Inxhinierët kanë ëndërruar për realitetin virtual që nga viti 1968 kur një profesor në Universitetin e Utah ndërtoi syzet e para 3D dhe që atëherë, disa nga kompanitë më të fuqishme të elektronikës kanë hedhur në treg produkte të ngjashme, duke përfshirë Nintendo, Microsoft, Meta, Google dhe Sony. Por, asnjë nuk ja ka datë të ofrojë atë që kërkojnë konsumatorët. Por tashmë duket se, të paktën Apple dhe së fundmi Meta kanë shumë mundësi për të pasur suksesin që të tjerët nuk e kanë pasur.
Industria e Realitetit Virtual ka pritur vite për hyrjen zyrtare të Apple. Zhvilluesit dhe ekspertët besonin se Apple mund të vendoste standardin sapo të hidhte në treg produktin e saj, pasi shpiku iPhone-in dhe ndryshoi rrënjësisht mënyrën e komunikimit.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Tregu evropian i gazit merr një tjetër goditje, këtë herë nga Izraeli!
Çmimet e gazit natyror në Europë janë rritur gjatë javës së kaluar, pasi ngjarjet e fundit botërore po sjellin pasiguri në treg. A duhet të shqetësohet......

Nafta vijon tendencën në rënie - Humbjet kufizohen nga frika për përhapjen e konfliktit edhe në rajon
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi janë larguar përkohësisht shqetësimet për çrregullimin e furnizimit të tregut, për shkak të konfliktit......

Dollari zbret në nivelin më të ulët në 2 javë - Zyrtarët e FED sinjalizojnë se normat e interesit nuk do të ndryshojnë
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi investitorët po presin të......

Bitcoin bie pranë 27 mijë dollarëve - Përshkallëzimi i konfliktit dëmton kërkesën për asete me risk
Bitcoin ka humbur rreth 1% të vlerës në sesionin e sotëm dhe ka zbritur pranë 27 mijë dollarëve, pasi përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit ka......

Sesion i qetë për bursat europiane - Të martën realizuan fitimet më të mëdha ditore në 1 vit
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë realizuan fitimet më të mëdha ditore, në thuajse një vit. Indeksi......

Ari, i qëndrueshëm pranë 1870 USD - Ndikohet nga zhvlerësimi i dollarit amerikan përballë monedhave kryesore
Ari po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të zhvlerësimit të dollarit amerikan, si pasojë e komenteve të zyrtarëve të Rezervës Federale,......

Rrugët e reja të tregtisë me pakicë në Grupin Balfin - Julian Mane: Inteligjenca artificiale, në funksion të shërbimit më të mirë për klientët
Sfidat e së ardhmes, aplikimi i strategjive të reja duke përqafuar më shumë inovacionin, por duke vendosur gjithë në qendër klientin, kanë qenë në fokus të......

Ligj i ri për koncesionet në vitin 2025 - Kontroll i shtuar mbi kontratat dhe “ruajtje” e shtetit nga humbjet
Qeveria do të nisë punën për hartimin e një ligji të ri për koncesionet dhe partneritetin publik privat, i cili synon të reduktojë problematikat e shfaqura......