Lufta Izrael-Hamas/ A do të rriten më tej çmimet globale të naftës?

Çmimet globale të naftës u rritën sapo shpërthyen luftimet midis Izraelit dhe Hamasit mes spekulimeve se konflikti mund të ndikojë prodhimin e energjisë në Lindjen e Mesme. Të hënën, nafta e papërpunuar Brent u rrit 4.2 për qind në 88.15 dollarë për fuçi. Të martën pati një rënie fare të lehtë, ku cmimi Brent u ul me 36 cent.
Ndërsa as Izraeli dhe as Rripi i Gazës nuk janë prodhues të rëndësishëm të naftës, tregjet janë tronditur nga frika se konflikti mund të çojë në paqëndrueshmëri më të gjerë rajonale. Lindja e Mesme është “shtëpia” e disa prej prodhuesve më të mëdhenj të naftës në botë, duke përfshirë Iranin dhe Arabinë Saudite, si dhe rrugët kryesore të tranzitit si Ngushtica e Hormuzit, e cila njihet si "nyja e naftës" më e rëndësishmja në botë.
A do të vazhdojnë të rriten çmimet?
Kjo do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet konflikti. Analistët thonë se efekti i menjëhershëm në çmimet e energjisë ka të ngjarë të jetë i kufizuar. Ndryshe nga rritja e çmimeve të naftës që pasoi pushtimin rus të Ukrainës vitin e kaluar, luftimet midis ushtarëve izraelitë dhe luftëtarëve të Hamasit, të cilat kanë vrarë më shumë se 1500 njerëz deri më tani në Izrael dhe Gaza, nuk përfshijnë drejtpërdrejt kombet prodhuese të naftës. Morgan Stanley deklaroi që të hënën se rreziku afatshkurtër për furnizimin me naftë ishte i ulët, por kjo mund të ndryshojë nëse konflikti përhapet në vende të tjera. Analistët thonë se nuk presin që konflikti të ndikojë në kërkesën globale dhe prodhimin e OPEC-ut në një afat më të gjatë, megjithëse faktorë të tjerë si rënia e rezervave të naftës në vende të tjera në botë mund të ndikojnë në çmimet.
Cilët faktorë mund të çojnë në rritjen e çmimeve të naftës?
Dy faktorë kyç mbeten për t'u pare. E para nëse konflikti zgjerohet në Iran apo përfshin Hezbollahun, një grup i armatosur me bazë në Liban që është aleat i Hamasit dhe Iranit. Të hënën, Hezbollahu tha se kishte lëshuar një breshëri raketash pasi të paktën tre anëtarë të saj u vranë gjatë një bombardimi izraelit mes tensioneve në rritje kufitare. Irani mohoi përfshirjen në sulmin e papritur të Hamasit ndaj Izraelit të shtunën, pas një raporti në Wall Street Journal që pretendonte se zyrtarët iranianë të sigurisë ndihmuan në planifikimin e sulmit. Ushtria amerikane dhe izraelite thonë se nuk kanë parë asnjë provë për të mbështetur përfshirjen iraniane, megjithëse Teherani e uroi Hamasin pas sulmit.
Si mund të ndikojë përfshirja e Iranit në çmimet e naftës?
Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump rivendosi sanksionet ndaj industrisë së naftës të Iranit në vitin 2018, por eksportet dhe prodhimi i naftës iraniane u rritën në 2022 dhe 2023 pasi Uashingtoni dhe Teherani rifilluan bisedimet mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Republikës Islamike. Çdo dëshmi e përfshirjes iraniane në sulmin e Hamasit ka të ngjarë të sjellë një pengesë në ato negociata dhe potencialisht të çojë në sanksione të mëtejshme të SHBA-së mbi energjinë iraniane. “Kërcimi i fundit i çmimit të naftës pasqyron shqetësimin e tregut të naftës që konflikti mund të kthehet në një zjarr që zgjerohet, i cili mund të përfshijë lojtarët rajonalë të Lindjes së Mesme, thonë analistët. Në një intervistë me CNBC të hënën, presidenti i Rapidan Energy Group Bob McNally tha se çmimet e naftës mund të rriten menjëherë me 5 deri në 10 dollarë për fuçi nëse Irani përfshihet në konflikt. Por analistët shtojnë se ka "dyshime të forta" se Izraeli do të angazhohet drejtpërdrejt në luftë me Iranin.
“Ndërsa Teherani ka treguar mbështetjen e tij për sulmin e Hamasit, kjo mbështetje verbale është shumë më e vogël se provat e nevojshme që Izraeli të përgjigjet me luftë ndaj Iranit,” thonë analistët.
Ç’ka ndodhur me çmimet në konfliktet e mëparshme Izrael-Palestinë?
Rritja aktuale e çmimeve të naftës ka ngjallur kujtime të krizës së naftës të vitit 1973 që pasoi Luftën e Tetorit, kur Egjipti dhe Siria filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit për të rifituar territorin. Ashtu si sulmi i së shtunës nga Hamasi, lufta 50 vjet më parë filloi në një festë hebreje dhe i kapi forcat izraelite në befasi. Në përgjigje të mbështetjes së SHBA-së për Izraelin gjatë konfliktit të vitit 1973, vendet arabe prodhuese të naftës ulën prodhimin e naftës dhe vendosën embargo ndaj SHBA-së dhe disa prej aleatëve të saj, duke shkaktuar katërfishimin e çmimeve të naftës gjatë muajve në vijim. Megjithatë, situata sot është shumë e ndryshme nga ajo e atëhershme. Analistët thonë se ka një "probabilitet gati zero" që edhe këtë radhë të ketë një rritje kaq dramatike e çmimeve të naftës.
SCAN
Sondazh

Udhëtime pa pagesë për 30 ditë në Europë - BE po jep 38 mijë bileta treni falas! Cilët janë kriteret?
Të udhëtosh me tren nëpër Europë një herë në jetë - për shumë të rinj por edhe më të moshuar është mishërimi i vetë lirisë. 38.000 të rinj europianë kanë tani......

A po shton inflacioni vjedhjet? – Të dhënat e fundit në SHBA dhe Europë duket se e konfirmojnë!
Sipas të dhënave të kompanive tregtare janë shtuar ndjeshëm vjedhjet në dyqane në SHBA dhe Eurpë. Në disa supermarkete po ngjiten me magnete sigurie edhe pakot......

Sërish rënie në tregun valutor - Dobësohen ndjeshëm Dollari, Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka shënuar sërish rënie këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me ditën e mërkurë me 99 lekë dhe është shitur me 100 lekë sipas kursit......

Qeveria miraton vendimin: “Durrah City Football Academy” do të ndërtohet në zonën e Spitallës
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë te Ministria e Arsimit dhe Sportit,......

Meta prezanton pajisjen e Realitetit Virtual -“Quest 3” del në treg me një çmim prej 499 USD
Shefi Ekzekutiv i Meta Platforms, Mark Zuckerberg, prezantoi produkte të reja të Inteligjencës Artificiale për konsumatorët, duke përfshirë robotët që krijojnë......

Tregu evropian i gazit merr një tjetër goditje, këtë herë nga Izraeli!
Çmimet e gazit natyror në Europë janë rritur gjatë javës së kaluar, pasi ngjarjet e fundit botërore po sjellin pasiguri në treg. A duhet të shqetësohet......

Nafta vijon tendencën në rënie - Humbjet kufizohen nga frika për përhapjen e konfliktit edhe në rajon
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi janë larguar përkohësisht shqetësimet për çrregullimin e furnizimit të tregut, për shkak të konfliktit......

Dollari zbret në nivelin më të ulët në 2 javë - Zyrtarët e FED sinjalizojnë se normat e interesit nuk do të ndryshojnë
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi investitorët po presin të......