Bota Postuar më 12 Tetor 2023, 09:57

A po shton inflacioni vjedhjet? – Të dhënat e fundit në SHBA dhe Europë duket se e konfirmojnë!

Nga SCAN TV
A po shton inflacioni vjedhjet? – Të dhënat e fundit në

Sipas të dhënave të kompanive tregtare janë shtuar ndjeshëm vjedhjet në dyqane në SHBA dhe Eurpë. Në disa supermarkete po ngjiten me magnete sigurie edhe pakot e djathit, biftekëve, kurse pakot e kafesë zëvendësohen në rafte nga pako bosh. Sipas të dhënave të Shoqatës Amerikane të Tregtisë me Pakicë dhe kompanive të tjera është rritur ndjeshëm numri i vjedhjeve në dyqane. Një arsye që përmendet është rritja e kostove të jetesës, kriza e çmimeve, me të cilën duhet të përballen shumë qytetarë.

Kryesia financiare e kompanisë Associated British Foods ka shprehur për gazetën The Sun dyshimin se inflacioni dhe çmimet e larta vetëm u japin një justifikim atyre që duan të vjedhin çfarë të duan. Drejtuesja e rrjetit të qendrave tregtare në Londër, John Louis tha për BBC se kemi të bëjmë me një "epidemi të vjedhjeve në dyqane."

Frank Horst nga instituti studimor gjerman për tregtinë, EHI Retail Institute thotë se "në vitin 2022 shifrat e vjedhjeve në dyqane janë rritur shumë krahasuar me një vit më parë si dhe vërehet rritje 12% e falimentimit të dyqaneve krahasuar me një vit më parë dhe rritje 30% e vjedhjeve të denoncuara. A Kjo nuk është rrjedhojë e inflacionit sipas Host. Në vitet e pandemisë për shkak të kufizimeve ka pasur rënie artificiale të shifrave të vjedhjeve pasi shumë dyqane nuk kanë qenë hapur. Sipas Horst "ajo që tingëllon dramatike tani është në realitet kthimi në normalitet."

Natyrisht është e përfytyrueshme që inflacioni i vazhdueshëm me kalimin e kohës nxit më shumë njerëz drejt vjedhjes. Një efekt i tillë do të kuptohej më mirë në një studim krahasues vitin e ardhshëm. Vetëm në këtë rast mund të thuhet më me saktësi se a ka shpeshtim të vjedhjeve në Gjermani.

Gjendja në Britaninë e Madhe dhe SHBA nuk është e krahasueshme plotësisht me Gjermaninë. Në këto vende luajnë rol shumë faktorë. SHBA për shembull ka një problem të madh me kriminalitetin e drogës, bandat e organizuara vjedhin farmaci të tëra dhe dyqane të tjera, ku shiten ilaçe. Supermarketet në SHBA dhe Britaninë e Madhe po marrin aktualisht masa mbrojtëse.

Më shumë kamera përgjuese, kafe falas për policët dhe ruajtësit e rendit, kamera trupi dhe kontrolle sigurie. Kjo u kushton këtyre kompanive dhe në fund janë klientët ata që do duhet të paguajnë, pasi produktet do shtrenjtohen për pasojë.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat