Shqipëria Postuar më 12 Tetor 2023, 15:10

Vështirësohet kredimarrja për bizneset - Raporti/Bankat kanë rritur vëmendjen ndaj kredive me rrezik. Shtrënguan kriteret

Nga SCAN TV
Vështirësohet kredimarrja për bizneset - Raporti/Bankat kanë

Veçanërisht gjysma e dytë e këtij viti ka sjellë rritje të vështirësive të biznesve për marrjen e kredisë nëpër bankat tregtare. Banka e Shqipërisë raporton se indeksi i vështirësisë së procesit të kompanive nga bankat, për gjysmën e parë të këtij viti, ka rezultuar 0.37, duke rënë në krahasim me periudhën paraardhëse.

Ky indeks vijon të mbetet midis nivelit “normal” dhe “i vështirë”, për të tre grupet e bizneseve, të vogla, të mesme e të mëdha. Krahasuar me gjashtëmujorin e dytë 2022, niveli i vështirësisë ka rënë për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, por ndërkohë rezulton në rritje për ndërmarrjet e vogla.

Parë nga këndvështrimi i sektorit bankar, gjatë tremujorit të dytë të vitit bankat tregtare kanë shtrënguar kushtet dhe termat e përgjithshme mbi kreditë e reja për bizneset. Shtrëngimi ka ardhur në formën e rritjes së kërkesave mbi komisionet dhe marzhet veçanërisht për kreditë me rrezik më të lartë sesa niveli mesatar, si dhe nëpërmjet rritjes së vlerës së kërkuar të kolateralit dhe uljes së madhësisë së kredisë.

Sipas bankave, shtrëngimi i termave të kredidhënies për bizneset lidhet me rritjen e rrezikut të perceptuar dhe uljen e nivelit të tolerancës së bankave ndaj rrezikut. Nga ana tjetër, konkurrenca në sistemin bankar vlerësohet se ka ndikuar në kahun zbutës të kushteve dhe termave të kreditimit.

Rritja e normës së refuzimit, ose rënia në shkallën e miratimit të kredive gjatë tremujorit të dytë është përcaktuar nga pothuajse të gjithë faktorët e konsideruar nga bankat si: të ardhurat nga ushtrimi i aktivitetit dhe kursimet e bizneseve, perceptimi i bankave mbi rrezikun për gjendjen financiare dhe për perspektivën e sektorit ku operojnë bizneset, mungesa ose papërshtatshmëria e kolateralit si dhe statusi i kredive aktuale.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat