Izraeli në ekonominë shqiptare - Rreth 5.8 miliardë lekë importe në vitin 2022, zënë 0.6% të totalit
Në një moment kur dukej se çmimet po normalizoheshin, lufta në Izrael mund të ngreje shumë pikëpyetje rreth sigurisë ekonomike. Shqipëria dhe Izraeli kanë qenë palë të marrëveshjeve diplomatike dhe ekonomike për 32 vite me radhë. Aktivitetet reciproke dhe gjithëpërfshirëse mes dy vendeve lidhen me shkëmbimet tregtare të cilat kanë shfaqur një tendencë rritëse viteve të fundit.
Totali i importeve në vitin 2022 arriti në vlerën 5,8 miliardë lekë, ose 54 milion euro, duke reflektuar kështu rritje me 40.5% krahasimisht me një vit më parë. Në vitin 2021 importet arrinin vlerën 4,1 miliard lekë, ndërkohë sipas llogaritjeve importet përgjatë dy viteve 2020-2022 janë rritur afërsisht me 2 herë. Përsa i përket peshës që zënë importet me Izraelin rezulton se këto importe zënë 0.6% të importeve totale, me një ndryshim vjetor 0.1% dhe 0.3% për vitet respektive 2021 dhe 2020.
“Scan Intel” ka analizuar këtë marrëdhënie në terma absolute sipas kapitujve, ku rezulton se importet më të larta janë ato të lëndëve djegëse, mineraleve dhe vajrave, që përbëjnë 93.5% të importeve totale vlera e të cilave është 5,4 miliardë lekë. Importe të tjera që kanë një vlerë të konsiderueshme janë plastika dhe artikuj që kanë në përbërje plastikë si dhe instrumentat dhe aparatet optike, fotografike etj, përkatësisht me vlerë 67.8 mln lekë dhe 44 mln lekë, të cilat përbëjnë në total 3.15%. Ndërkohë, produktet e kozmetikës arrijnë vlerën 8.8 milion lekë.
Duke qenë se Shqipëria është një vend që varet nga importet, efektet zinxhir të konfliktit mund të pasqyrohen edhe ekonominë shqiptare. Le të rikujtojmë se produktet energjitike importohen kryesisht nga Lindja e Mesme.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

BE: Mark Zuckerberg ka 24 orë për t'u përgjigjur në lidhje me dezinformatat e konfliktit Izrael-Hamas!
Rregullatori europian Thierry Breton ndau një letër drejtuar CEO të Meta Mark Zuckerberg të mërkurën duke i kërkuar miliarderit të jetë "vigjilent" në lidhje......

Shkollat në Spanjë po mbyllen për ditë të tëra për shkak të nxehtësisë ekstreme!
Ekspertët e motit thonë se temperaturat e larta parashikohen të vazhdojnë. Autoritetet në Ishujt Kanarie kanë mbyllur përkohësisht shkollat pasi temperaturat......

Ekonomia britanike ecën përpara: PBB-ja rritet falë sektorit të shërbimeve!
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është kthyer në këmbët e saj, duke u rritur në gusht pas një rënie të mprehtë në korrik, por tabloja më e madhe sugjeron një......

Gjenden karbon dhe ujë në asteroidin Bennu - Dy elementët thelbësorë për jetën, qëllimi i kërkimeve të NASA
Karboni dhe uji, dy elementë thelbësorë për jetën, u gjetën në mostrat nga asteroidi Bennu, i sjellë në Tokë nga misioni ‘Osiris Rex’. Lajmi është konfirmuar......

Moti ekstrem dhe pasojat - Ekonomisë globale mund t’i kushtojë 5 trilion dollarë
Modelimi i ri ekonomik nga tregu kryesor i sigurimeve në botë, Lloyd’s i Londrës, ka treguar se ngjarjet ekstreme të motit që dëmtojnë furnizimin me ushqim dhe......

Tunizia kthen mbrapsht fondet e BE-së: Refuzon 60 milionë eurot që Brukseli lëshoi javën e kaluar!
Qeveria tuniziane ka kthyer 60 milionë euro në fondet europiane që Brukseli lëshoi javën e kaluar, konfirmoi Komisioni të enjten. Mbështetja buxhetore, e cila......

DPSHTRR: Mbi 186 mijë mjete kanë kryer kontrollin teknik – Çregjistrohen në mënyrë të përhershme rreth 4500 mjete me moshë 22 vjeçare
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) Blendi Gonxhja bëri të ditur se, gjatë periudhës Janar- Shtator 2023, janë paraqitur për......

Moody’s rikonfirmon vlerësimin për Shqipërinë “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”
Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s në rishikimin më të fundit të opinionit të saj rikonfirmon vlerësimin aktual të Shqipërisë, “B1 – me perspektivë të......