BE po bëhet lojtar i rëndësishëm në tregun e borxhit - Përballet me skepticizmin e investitorëve, nevojitet tregu REPO dhe “futures”

Totali i borxhit të Bashkimin Evropian pritet të arrijë në 900 miliardë euro deri në fund të vitit 2026, pasi blloku po merr hua për të financuar programet e rimëkëmbjes pas koronavirusit dhe për të mbështetur Ukrainën, por investitorët po i shohin obligacionet e unionit më pak tërheqëse se disa të vendeve të veçanta evropiane.
Financial Times ka bërë një analizë të gjatë në lidhje me mundësitë ofrojnë obligacionet e unionit, por edhe mbi rregullimet që duhet të bëjë Komisioni Evropian, për ta bërë këtë tregu më tërheqës për investitorët. Emetimi i obligacioneve nga vetë Bashkimi Evropian është rritur që kur shtetet anëtare arritën një marrëveshje historike të vitit 2020 për emetimin e borxhit të përbashkët për programin “NextGenerationEU”, i krijuar për të ndihmuar ekonomitë të rimëkëmben nga pandemia dhe të mbështesin tranzicionin e gjelbër dhe dixhital të Evropës.
Për pak kohë, BE-ja është bërë me shpejtësi një lojtar i vërtetë në tregjet e borxhit, tha një zyrtar unionit. “Deri në fund të vitit 2026, ne do të kemi 900 miliardë euro borxh të papaguar,” deklaroi zyrtari. “Ky stok borxhi kërkon rifinancim dhe ne duhet ta bëjmë këtë treg të funksionojë,” shtoi ai. Një borxh kaq i lartë do ta bënte atë të pestin më të madh në BE.
Megjithatë, ambiciet e Brukselit për të qenë një emetues në të njëjtin nivel me vendet individuale evropiane po pengohen nga ngurrimi politik për të vazhduar emetimin e borxhit në shkallë të gjerë përtej vitit 2027 dhe përjashtimi i obligacioneve nga indekset sovrane. Kjo i ka lënë investitorët të pasigurt se sa i madh do të jetë tregu në të ardhmen. Bashkimi Evropian ka një borxh prej 450 miliardë euro të emetuar tashmë, në rritje të konsiderueshme nga rreth 50 miliardë euro, që ishte në vitin 2020.
Ky borxh pritet të rritet në 500 miliardë euro vitin e ardhshëm, pasi unioni do të financojë rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia, projektet e gjelbëra dhe Ukrainën. Për rrjedhojë, totali i borxhit pritet të arrijë në rreth 900 miliardë euro në funt të vitit 2026. Pjesa më e madhe e financimit lidhet me “NextGenerationEU”, i cili arrin deri në 800 miliardë dollarë dhe përfundon në vitin 2027. Pjesa tjetër do të shkojë për të financuar Ukrainën, në luftën me Rusinë.
Megjithatë, investitorët po kërkojnë një prim për të blerë borxhin. Pavarësisht vlerësimit të kreditit të borxhit në Bashkimit Europian në AAA, që është më i lartë se vlerësimi i Francës prej AA, obligacionet 10-vjeçare të BE-së tregtohen me një yield prej 3.6%, krahasuar me 2.8% për Gjermaninë dhe 3.4% për Francën. Yield-et lëvizin në drejtim të kundërt me çmimet.
Një shqetësim tjetër për investitorët është edhe sasia relativisht e vogël e ogligacioneve të disponueshme për tu tregtuar, duke i bërë ato më pak likuide ose më të shtrenjta për t’i blerë dhe për t’i shitur. Tregtarët përmendin edhe mungesën e përfshirjes në indekset e obligacioneve sovrane, të cilat investitorët i përdorin për të krahasuar portofolet e tyre, duke larguar një grup të madh blerësish potencialë.
“Nëse tregtoni më lirë kundrejt Francës dhe Gjermanisë, atëherë keni një problem në duart tuaja, sepse kjo i bën kostot e huamarrjes më të larta,” tha Khanna. "Ndërsa të tregtosh me një çmim më të ulët se Franca, me një vlerësim më të mirë të kreditit është një sfidë,” shprehet Rohan Khanna, analist i normave të interesit pranë Barclays.
Komisioni Evropian po përpiqet të inkurajojë zhvillimin e tregut sekondar për të rritur likuiditetin dhe për të tërhequr më shumë investitorë. Zyrtarët thanë se planet për një strukturë REPO – që lejon investitorët të marrin hua kundrejt borxhit brenda natës – dhe një treg “futures” për obligacionet e BE-së vitin e ardhshëm, janë në rrugën e duhur.
Një marrëveshje riblerjes (REPO) është një formë e huamarrjes afatshkurtër për tregtarët e obligacioneve të qeverive. Një tregtar u shet obligacione investitorëve, zakonisht “brenda natës”, dhe i blen ato të nesërmen me një çmim pak më të lartë. Kontratat e së ardhmes ose “futures” janë derivate nëpërmjet të cilave investitorët mund të blejnë ose shesin obligacione në një datë të ardhshme, duke i lejuar ata të mbrojnë pozicionet e tyre.
“Nëse BE-ja krijon një treg të mirë REPO dhe “futurës” do të japë përshtypjen se është këtu për të qëndruar për një kohë të gjatë,” deklaroi analisti, Sanchez Balcazar. Komisioni Evropian shpreson që borxhi do të përfshihet edhe në indekse për të forcuar “kërkesës strukturore për obligacionet e Bashkimit Evropian.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Mete në takime vjetore me zyrtarët e lartë të BB dhe FMN – ‘Ekonomia shqiptare tregoi rezistencë të kënaqshme, iu kthye shpejt rritjes ekonomike’
Këtë javë zhvillohen takimet Vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që po mbahen në Marrakesh, Marok. Ministri i Financave dhe......

Cilat janë pasojat e taksës mbi tokat bujqësore? - Vuksani: Dekurajohen fermerët. Ka skema më efikase për të nxitur shfrytëzimin
Dyfishimi i taksës për tokat bujqësore i propozuar në draft ligjin për pasuritë e paluajtshme i cili është hedhur për konsultim, pritet të ketë efekte negative......

Sigurimet nga fatkeqësitë, rritje thuajse 20% - Shqiptarët paguan në total rreth 20 milionë euro për mbrojtje nga zjarret e katastrofat
Ndërsa për vite me radhë mbeten në nivele modeste, sigurimet nga fatkeqësitë natyrore kanë shënuar këtë vit një rritje prej thuasje 20% duke shkuar në total në......

Vështirësohet kredimarrja për bizneset - Raporti/Bankat kanë rritur vëmendjen ndaj kredive me rrezik. Shtrënguan kriteret
Veçanërisht gjysma e dytë e këtij viti ka sjellë rritje të vështirësive të biznesve për marrjen e kredisë nëpër bankat tregtare. Banka e Shqipërisë raporton se......

U financua vetëm gjysma e fermerëve - Nga fondet në bujqësi përfituan 8.825 aplikantë në 12 qarqe të vendit
Fondet e vëna në dispozicion gjatë këtij viti në sektorin bujqësor për mbështetjen e fermerëve përmes skemës kombëtare kanë arritur të mbulojnë pothuajse......

Izraeli në ekonominë shqiptare - Rreth 5.8 miliardë lekë importe në vitin 2022, zënë 0.6% të totalit
Në një moment kur dukej se çmimet po normalizoheshin, lufta në Izrael mund të ngreje shumë pikëpyetje rreth sigurisë ekonomike. Shqipëria dhe Izraeli kanë qenë......

BE: Mark Zuckerberg ka 24 orë për t'u përgjigjur në lidhje me dezinformatat e konfliktit Izrael-Hamas!
Rregullatori europian Thierry Breton ndau një letër drejtuar CEO të Meta Mark Zuckerberg të mërkurën duke i kërkuar miliarderit të jetë "vigjilent" në lidhje......

Shkollat në Spanjë po mbyllen për ditë të tëra për shkak të nxehtësisë ekstreme!
Ekspertët e motit thonë se temperaturat e larta parashikohen të vazhdojnë. Autoritetet në Ishujt Kanarie kanë mbyllur përkohësisht shkollat pasi temperaturat......