Sigurimet nga fatkeqësitë, rritje thuajse 20% - Shqiptarët paguan në total rreth 20 milionë euro për mbrojtje nga zjarret e katastrofat
Ndërsa për vite me radhë mbeten në nivele modeste, sigurimet nga fatkeqësitë natyrore kanë shënuar këtë vit një rritje prej thuasje 20% duke shkuar në total në rreth 20 milionë euro. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se në portofolin “sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës”, gjatë periudhës janar-gusht 2023, është shënuar një rritje prej 18.82% e vëllimit të primeve të shkruara bruto dhe rritje me 3.11% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-gusht 2022. Nga 16 milionë euro vitin e shkuar, shuma totale e pagesave për sigurimin nga fatkeqësitë natyrore arrin në 19 milionë euro për 8 muajt e këtij viti.
Ndërkaq, këtë vit kanë shënuar rritje të kosiderueshme i gjithë grupi i sigurimeve vullnetare, që dominohet nga segmenti i pronës. Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-gusht 2023 arritën rreth 6,2 miliardë lekë, 15.19% më shumë se në 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 0.56% krahasuar me janar-gusht 2022.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë janar-gusht 2023, patën një rritje me 17.11% në bazë vjetore. Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar-gushtit 2023 siguruan mbi 2,9 miliardë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.62%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.52% të totalit.
Por megjithatë, tregu vijon të dominohet nga sigurimet e detyrueshme me ligj. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.84% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.16% të totalit të tregut.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Vështirësohet kredimarrja për bizneset - Raporti/Bankat kanë rritur vëmendjen ndaj kredive me rrezik. Shtrënguan kriteret
Veçanërisht gjysma e dytë e këtij viti ka sjellë rritje të vështirësive të biznesve për marrjen e kredisë nëpër bankat tregtare. Banka e Shqipërisë raporton se......

U financua vetëm gjysma e fermerëve - Nga fondet në bujqësi përfituan 8.825 aplikantë në 12 qarqe të vendit
Fondet e vëna në dispozicion gjatë këtij viti në sektorin bujqësor për mbështetjen e fermerëve përmes skemës kombëtare kanë arritur të mbulojnë pothuajse......

Izraeli në ekonominë shqiptare - Rreth 5.8 miliardë lekë importe në vitin 2022, zënë 0.6% të totalit
Në një moment kur dukej se çmimet po normalizoheshin, lufta në Izrael mund të ngreje shumë pikëpyetje rreth sigurisë ekonomike. Shqipëria dhe Izraeli kanë qenë......

BE: Mark Zuckerberg ka 24 orë për t'u përgjigjur në lidhje me dezinformatat e konfliktit Izrael-Hamas!
Rregullatori europian Thierry Breton ndau një letër drejtuar CEO të Meta Mark Zuckerberg të mërkurën duke i kërkuar miliarderit të jetë "vigjilent" në lidhje......

Shkollat në Spanjë po mbyllen për ditë të tëra për shkak të nxehtësisë ekstreme!
Ekspertët e motit thonë se temperaturat e larta parashikohen të vazhdojnë. Autoritetet në Ishujt Kanarie kanë mbyllur përkohësisht shkollat pasi temperaturat......

Ekonomia britanike ecën përpara: PBB-ja rritet falë sektorit të shërbimeve!
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është kthyer në këmbët e saj, duke u rritur në gusht pas një rënie të mprehtë në korrik, por tabloja më e madhe sugjeron një......

Gjenden karbon dhe ujë në asteroidin Bennu - Dy elementët thelbësorë për jetën, qëllimi i kërkimeve të NASA
Karboni dhe uji, dy elementë thelbësorë për jetën, u gjetën në mostrat nga asteroidi Bennu, i sjellë në Tokë nga misioni ‘Osiris Rex’. Lajmi është konfirmuar......

Moti ekstrem dhe pasojat - Ekonomisë globale mund t’i kushtojë 5 trilion dollarë
Modelimi i ri ekonomik nga tregu kryesor i sigurimeve në botë, Lloyd’s i Londrës, ka treguar se ngjarjet ekstreme të motit që dëmtojnë furnizimin me ushqim dhe......