Mete në takime vjetore me zyrtarët e lartë të BB dhe FMN – ‘Ekonomia shqiptare tregoi rezistencë të kënaqshme, iu kthye shpejt rritjes ekonomike’

Këtë javë zhvillohen takimet Vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që po mbahen në Marrakesh, Marok. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete kryeson delegacionin e përbashkët me Bankën e Shqipërisë.
Ministri është duke zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në fokus të takimeve janë situata më e fundit ekonomike dhe parashikimet për vitin e ardhshëm; progresi i reformave strukturore; konsolidimi fiskal, si edhe projektet e mbështetjeve financiare dhe asistencës teknike.
Në këto takime Ministri Mete vlerësoi përmirësimin e fundit të parashikimeve të rritjes ekonomike nga FMN dhe Banka Botërore. Mete theksoi se ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme të viteve të fundit dhe po përjeton rimëkëmbje të shpejtë. Shqipëria është një nga vendet e pakta që është rikthyer në një kohë relativisht të shkurtër në ritmet e rritjes të para periudhës së pandemisë.
“Papunësia ka arritur një nivel historikisht të ulët me pjesëmarrjen e fuqisë punëtore tani të krahasueshme me ekonomitë e përparuara. Borxhi publik është rikthyer gjithashtu në nivelin e para krizës. Stabiliteti makroekonomik është reflektuar edhe në përmirësimin e ekuilibrit të huaj dhe inflacionit që tashmë është sa gjysma e një viti më parë dhe më i ulët se shumë vende të tjera evropiane”, tha Mete.
“Përparimet në procesin e integrimit në BE janë një shtytje e rëndësishme për thellimin e mëtejshëm të reformave strukturore. Këto reforma, përfshirë dhe reformat e menaxhimit të financave publike, kanë pasur progres edhe falë mbështetjes së dhënë nga FMN dhe BB – theksoi ndër të tjera Ministri Mete”, u shpreh ministri.
Takimet Vjetore të BB dhe FMN, që zhvillohen deri në 15 tetor, mbledhin bashkë ministrat e financave dhe ekonomisë, guvernatorë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile dhe akademikë për të diskutuar çështje me rëndësi botërore, si perspektiva ekonomike, zhdukja e varfërisë, ndryshimet klimatike dhe ndërmarrja e reformave në funksion të zhvillimit ekonomik.
SCAN
Sondazh

Cilat janë pasojat e taksës mbi tokat bujqësore? - Vuksani: Dekurajohen fermerët. Ka skema më efikase për të nxitur shfrytëzimin
Dyfishimi i taksës për tokat bujqësore i propozuar në draft ligjin për pasuritë e paluajtshme i cili është hedhur për konsultim, pritet të ketë efekte negative......

Sigurimet nga fatkeqësitë, rritje thuajse 20% - Shqiptarët paguan në total rreth 20 milionë euro për mbrojtje nga zjarret e katastrofat
Ndërsa për vite me radhë mbeten në nivele modeste, sigurimet nga fatkeqësitë natyrore kanë shënuar këtë vit një rritje prej thuasje 20% duke shkuar në total në......

Vështirësohet kredimarrja për bizneset - Raporti/Bankat kanë rritur vëmendjen ndaj kredive me rrezik. Shtrënguan kriteret
Veçanërisht gjysma e dytë e këtij viti ka sjellë rritje të vështirësive të biznesve për marrjen e kredisë nëpër bankat tregtare. Banka e Shqipërisë raporton se......

U financua vetëm gjysma e fermerëve - Nga fondet në bujqësi përfituan 8.825 aplikantë në 12 qarqe të vendit
Fondet e vëna në dispozicion gjatë këtij viti në sektorin bujqësor për mbështetjen e fermerëve përmes skemës kombëtare kanë arritur të mbulojnë pothuajse......

Izraeli në ekonominë shqiptare - Rreth 5.8 miliardë lekë importe në vitin 2022, zënë 0.6% të totalit
Në një moment kur dukej se çmimet po normalizoheshin, lufta në Izrael mund të ngreje shumë pikëpyetje rreth sigurisë ekonomike. Shqipëria dhe Izraeli kanë qenë......

BE: Mark Zuckerberg ka 24 orë për t'u përgjigjur në lidhje me dezinformatat e konfliktit Izrael-Hamas!
Rregullatori europian Thierry Breton ndau një letër drejtuar CEO të Meta Mark Zuckerberg të mërkurën duke i kërkuar miliarderit të jetë "vigjilent" në lidhje......

Shkollat në Spanjë po mbyllen për ditë të tëra për shkak të nxehtësisë ekstreme!
Ekspertët e motit thonë se temperaturat e larta parashikohen të vazhdojnë. Autoritetet në Ishujt Kanarie kanë mbyllur përkohësisht shkollat pasi temperaturat......

Ekonomia britanike ecën përpara: PBB-ja rritet falë sektorit të shërbimeve!
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është kthyer në këmbët e saj, duke u rritur në gusht pas një rënie të mprehtë në korrik, por tabloja më e madhe sugjeron një......