Dollari, në nivelin më të ulët në 1 muaj - FED pritet të ngadalësojë hapin e rritjes së normave të interesit
Dollari po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të ulët në 1 muaj, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare. Tregtarët kanë ulur pritshmëritë për rritjen e interesave nga Rezerva Federale për shkak të shenjave se banka qëndrore më e madhe në botë mund të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan ka rënë në 101.4, niveli më i ulët që nga 25 prilli.
Gjithashtu, edhe rritja e tregjeve aziatike dhe atyre amerikane ka ulur kërkesën për monedhën amerikane. Edhe në raport me euron, dollari ka prekur nivelin më të ulët që nga 25 prilli, në 1.0765. Gjatë kësaj jave, ndërkohë, indeksi i dollarit amerikan është në rënie me rreth 1.5%, duke zgjeruar humbjet prej 1.37% të javës së kaluar.
Në mes të këtij muaji, dollari preku nivelin më të lartë në dy dekadat e fundit, pranë 105 përballë 6 monedhave kryesore ndërkombëtare, por më pas nisi një seri tërheqjeje për shkak të shenjave për ngadalësimin e ekonomisë globale.
Në tregun e kriptovalutave, oreksi i investitorëve për asete me risk nuk e ka ndihmuar bitcoinin që të rritet. Madje, kriptomonedha më e madhe në botë ra me rreth 2%, në rreth 29 mijë dollarë. Ethereum po tregtohet në rreth 1760 dollarë.
SCAN
Sondazh

Javë pozitive për bursat europiane - Analistët paralajmërojnë se Europa përballet me një recesion
Tregjet europiane po qëndojnë në rritje të lehtë në sesionin e fundit të javës dhe pritet të publikojnë fitime javore. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka......

Nafta e mbyll javën në rritje - BE, drejt marrëveshjes për të ndaluar importet e naftës ruse
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por po tregtohet pranë nivelit më të lartë në 2 muaj. Megjithatë, Brenti i Londrës pritet të publikojë......

Investitorët e Twitter padisin Elon Musk për 'manipulim' të aksioneve gjatë ofertës kaotike të blerjes!
Aksionerët e Twitter po padisin Elon Musk dhe vetë Twitter-in pasi ata pretendojnë se miliarderi manipuloi çmimin e aksioneve të kompanisë në rënie në ofertën......

Blinken paralajmëron: Kërcënimi afatgjatë nga Kina është më i madh se ai nga Rusia!
Ndërsa Rusia përfaqëson një kërcënim të menjëhershëm, kërcënimi afatgjatë që paraqet Kina për rendin global është më serioz, tha Ministri i Jashtëm i SHBA-së,......

‘Mot i keq’ për valutat kryesore – Java mbyllet negativisht për Dollarin dhe Frangën!
Kjo javë është mbyllur negativisht për Dollarin amerikan i cili në raport me një ditë më parë ka regjistruar një rënie të ndjeshme të vlerës pasi është blerë......

Gjigandi norvegjez i plehrave: Bota përballet me tronditje ekstreme të furnizimit me ushqim!
Gjigandi norvegjez i plehrave Yara thotë se donatorët duhet urgjentisht të mbyllin boshllëkun e financimit të programit ushqimor prej 10 miliardë dollarësh të......

Prilli, turistët në nivelet e para pandemisë/ Hyrjet nga Kosova të vetmet me rënie, Anglia me rritjen më të lartë!
Të dhënat e lëvizjes së shtetasve paraqiten pozitive për muajin prill të këtij viti duke paralajmëruar një fillim të mbarë të sezonit turistik dhe një tejkalim......

Korridori për eksportin e grurit: Turqia në negociata me Rusinë dhe Ukrainën!
Turqia është në negociata me Rusinë dhe Ukrainën për të hapur një korridor përmes Bosforit për eksportet e grurit nga Ukraina, tha një zyrtar i lartë turk për......