Blinken paralajmëron: Kërcënimi afatgjatë nga Kina është më i madh se ai nga Rusia!
Ndërsa Rusia përfaqëson një kërcënim të menjëhershëm, kërcënimi afatgjatë që paraqet Kina për rendin global është më serioz, tha Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken.
Antony Blinken mbajti të enjten (26.05) një fjalim që synon të mbledhë komunitetin ndërkombëtar për të penguar dhe kundërshtuar Kinën, të cilën SHBA e sheh si një kërcënim afatgjatë për stabilitetin global.
Gjatë fjalimit në Universitetin George Washington Blinken u përpoq të vendoste një ekuilibër midis interesave konkurruese ekonomike dhe ushtarake duke përshkruar politikën e qeverisë së SHBA-së ndaj Kinës. SHBA e sheh Rusinë si një rrezik aktual dhe të menjëhershëm për rendin global. Kurse në aspektin afatgjatë, SHBA e konsideron Kinën si më të aftë se Rusia për të prishur sigurinë ndërkombëtare.
Përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, ajo nënshkroi një pakt sigurie "pa kufij" me Kinën. Të dy vendet lëshuan një deklaratë të gjatë në lidhje me natyrën e bashkëpunimit, ndërkohë që përkthimi i deklaratës në gjuhën angleze nga Kina nuk i përfshinte formulimet e përdorura Moska në lidhje me NATO-n si kërcënim dhe kundërvënien ndaj saj.
Cili ishte qëllimi i fjalimit të Blinken mbi politikën e SHBA-së për Kinën?
SHBA kërkon të përdorë një sërë mjetesh për të kundërshtuar dhe penguar Kinën, duke përfshirë miqtë dhe aleatët e saj të shumtë, si dhe burimet e saj të konsiderueshme ushtarake si dhe burime të tjera.
Zyrtarët amerikanë pranojnë se nuk kanë shumë mjete për të formësuar dhe ndikuar në qëllimet e Kinës, prandaj në vend të kësaj, SHBA-të janë të interesuara për të formësuar mjedisin strategjik rreth Kinës në të cilin udhëheqësit në Pekin duhet të marrin vendime.
Politikë më konfrontuese ndaj Kinës
Kryediplomati amerikan theksoi se koalicioni i krijuar për t'iu kundërvënë Rusisë në Ukrainë paraqet një model të shkathët dhe me burime të mira për të përballuar sfidat e ardhshme nga Kina. Pas goditjeve autoritare ndaj ujgurëve në Xinjiang dhe aktivistëve të demokracisë në Hong Kong, si dhe në Tibet dhe Detin e Kinës Jugore, administrata e Bidenit ka ndjekur kryesisht një politikë më konfrontuese ndaj Kinës në krahasim me politikën nën administratën e Trumpit. Blinken përmendi në fjalimin e tij veçanërisht ujgurët, kundër të cilëve Pekini sipas akuzave të SHBA po kryen gjenocid. DW
E . S / SCAN
Sondazh

‘Mot i keq’ për valutat kryesore – Java mbyllet negativisht për Dollarin dhe Frangën!
Kjo javë është mbyllur negativisht për Dollarin amerikan i cili në raport me një ditë më parë ka regjistruar një rënie të ndjeshme të vlerës pasi është blerë......

Gjigandi norvegjez i plehrave: Bota përballet me tronditje ekstreme të furnizimit me ushqim!
Gjigandi norvegjez i plehrave Yara thotë se donatorët duhet urgjentisht të mbyllin boshllëkun e financimit të programit ushqimor prej 10 miliardë dollarësh të......

Prilli, turistët në nivelet e para pandemisë/ Hyrjet nga Kosova të vetmet me rënie, Anglia me rritjen më të lartë!
Të dhënat e lëvizjes së shtetasve paraqiten pozitive për muajin prill të këtij viti duke paralajmëruar një fillim të mbarë të sezonit turistik dhe një tejkalim......

Korridori për eksportin e grurit: Turqia në negociata me Rusinë dhe Ukrainën!
Turqia është në negociata me Rusinë dhe Ukrainën për të hapur një korridor përmes Bosforit për eksportet e grurit nga Ukraina, tha një zyrtar i lartë turk për......

Si po ndryshon marrëdhënia e shqiptarëve me kartat bankare: Shtohet debiti, pakësohet krediti. Rriten MasterCard e Visa, tkurret American Express!
Në Shqipëri, këtë vit ka në përdorim më shumë se 1 milionë e 332 mijë karta bankare. Në krahasim me vitin e kaluar, deri më tani, numri i kartave është rritur......

Rikthehet koncesioni Thumanë–Kashar - Balluku: Kemi rinegociuar kontratën, investimi do bëhet nga privati. Aksi i kthehet shtetit pas 35 vitesh
Qeveria ka vendosur të rikthejë projektin koncesionar të rrugës Thumanë –Kashar. Në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar vendimi, që i hap rrugë......

Ndryshon plani për fashën 700 kwh të energjisë - Balluku: Çmimet e rritura mund të nisin edhe pas 800 kwh, por jo sa tregu i lirë
Fasha e energjisë elektrike, për të cilën do të aplikohet një çmim më i lartë mund të mos jetë 700 kWh. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda......

Rusia vë bast në rublat dixhitale për të shmangur sanksionet perëndimore! A do të funksionojë?
Një ndalim i lëshuar nga Thesari i SHBA-së që lejon Rusinë të vazhdojë të transferojë pagesat për obligacionet e saj të huaja, pavarësisht sanksioneve......