Bota Postuar më 27 Maj 2022, 10:36

Nafta e mbyll javën në rritje - BE, drejt marrëveshjes për të ndaluar importet e naftës ruse

Nga SCAN TV

Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por po tregtohet pranë nivelit më të lartë në 2 muaj. Megjithatë, Brenti i Londrës pritet të publikojë fitimet më të mëdha javore në 1 muaj e gjysëm. Pritshmëritë se Bashkimi Europian do të arrijë një marrëveshje për të vendosur një embargo të plotë ndaj naftës ruse dhe fillimi i sezonit të pushimeve në SHBA kanë mbështetur çmimet.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 117 dollarë për fuçi, ndërsa më herët gjatë sesionit u ngjit edhe në mbi 118 dollarë për fuçi. Nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 114 dollarëve për fuçi.

Të dy bençmarkët pritet të realizojnë fitime të konsiderueshme javore, ndërsa në fokus do të jetë samiti i BE më 30 dhe 31 maj, ku me shumë mundësi do të arrihet një marrëveshje edhe me Hungarinë për të miratuar sanksionet ndaj naftës ruse.

Një zyrtar hungarez deklaroi se vendit i nevojiten 3 apo 4 vite për të ulur varësinë nga nafta e Rusisë. Për këtë arsye nevojiten investime të mëdha, që llogariten në rreth 750 milionë euro. Gjatë këtij viti, ndërkohë, çmimet e naftës janë rritur me mbi 50%.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat