Javë pozitive për bursat europiane - Analistët paralajmërojnë se Europa përballet me një recesion
Tregjet europiane po qëndojnë në rritje të lehtë në sesionin e fundit të javës dhe pritet të publikojnë fitime javore. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rritje me rreth 0.2%, me sektorin e shërbimeve që realizon fitimet më të mëdha.
Tregjet në Europë u rritën ndjeshëm në sesionin e së enjtes, pas deklaratave të ministrit britanik të financave, Rishi Sunak, i cili njoftoi disa masa për të trajtuar rritjen e kostove të jetesës, duke përfshirë këtu taksimin e fitimeve nga kompanitë e naftës dhe gazit.
Të enjten përfundoi edhe Forumi Ekonomik Global i Davosit, ku ekonomistët paralajmëruan se Europa në mënyrë të veçantë, është shumë vulnerabël ndaj recesionit, si pasojë e luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, kontratat “futures” në Wall Street po qëndrojnë në rënie të lehtë, ndërsa tregjet aziatike u rritën ndjeshëm. Investitorët janë veçanërisht të fokusuar te konflikti në Ukrainë, pasi një zyrtar amerikan deklaroi se Rusia po bën përparim në rajonin e Donbasit. Ndërkohë, ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se do t’i lejojë anijet e huaja të largohen nga portet në Detin e Zi, për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve në rang global.
SCAN
Sondazh

Nafta e mbyll javën në rritje - BE, drejt marrëveshjes për të ndaluar importet e naftës ruse
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por po tregtohet pranë nivelit më të lartë në 2 muaj. Megjithatë, Brenti i Londrës pritet të publikojë......

Investitorët e Twitter padisin Elon Musk për 'manipulim' të aksioneve gjatë ofertës kaotike të blerjes!
Aksionerët e Twitter po padisin Elon Musk dhe vetë Twitter-in pasi ata pretendojnë se miliarderi manipuloi çmimin e aksioneve të kompanisë në rënie në ofertën......

Blinken paralajmëron: Kërcënimi afatgjatë nga Kina është më i madh se ai nga Rusia!
Ndërsa Rusia përfaqëson një kërcënim të menjëhershëm, kërcënimi afatgjatë që paraqet Kina për rendin global është më serioz, tha Ministri i Jashtëm i SHBA-së,......

‘Mot i keq’ për valutat kryesore – Java mbyllet negativisht për Dollarin dhe Frangën!
Kjo javë është mbyllur negativisht për Dollarin amerikan i cili në raport me një ditë më parë ka regjistruar një rënie të ndjeshme të vlerës pasi është blerë......

Gjigandi norvegjez i plehrave: Bota përballet me tronditje ekstreme të furnizimit me ushqim!
Gjigandi norvegjez i plehrave Yara thotë se donatorët duhet urgjentisht të mbyllin boshllëkun e financimit të programit ushqimor prej 10 miliardë dollarësh të......

Prilli, turistët në nivelet e para pandemisë/ Hyrjet nga Kosova të vetmet me rënie, Anglia me rritjen më të lartë!
Të dhënat e lëvizjes së shtetasve paraqiten pozitive për muajin prill të këtij viti duke paralajmëruar një fillim të mbarë të sezonit turistik dhe një tejkalim......

Korridori për eksportin e grurit: Turqia në negociata me Rusinë dhe Ukrainën!
Turqia është në negociata me Rusinë dhe Ukrainën për të hapur një korridor përmes Bosforit për eksportet e grurit nga Ukraina, tha një zyrtar i lartë turk për......

Si po ndryshon marrëdhënia e shqiptarëve me kartat bankare: Shtohet debiti, pakësohet krediti. Rriten MasterCard e Visa, tkurret American Express!
Në Shqipëri, këtë vit ka në përdorim më shumë se 1 milionë e 332 mijë karta bankare. Në krahasim me vitin e kaluar, deri më tani, numri i kartave është rritur......