Çmimet e ushqimeve, si ndryshojnë me Europën? - Bulmeti, vaji dhe pijet joalkolike, më të shtrenjta se mesatarja e BE. Frutat më të lirat

Sipas një raporti të “Agjencisë Europiane të Statistikave” të publikuar së fundmi çmimet për kosumin final në Shqipëri, për vitin 2022, ishin sa 61.3% e masatares së çmimeve në Bashkimin Europian. “Scan Intel” e ka analizuar këtë tregues sipas vendeve të Europës dhe sipas grupeve kryesore, ndërkohë këtë herë do të analizojmë se sa janë rritur çmimet vetëm për ushqimet, krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian për vitin 2022.
Referuar të dhënave çmimet për ushqimet dhe pijet joalkolike, përgjatë vitit 2022, u rriten sa 85,1% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian, ndërkohë për pijet alkolike dhe duhanin çmimet rezultojnë sa 73.8% e mesatares së BE-së. Nga përpunimi i shifrave shohim se janë disa nëngrupe të ushqimeve, të cilat për vitin 2022 kanë rezultuar më të shtrenjta se mesatarja. Grupi i bulmetit, pra qumështi, djathi dhe vezët, kanë qenë 11.7% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2022. Çmimet për pijet joalkolike po ashtu kanë qenë më të shtrenjta në Shqipëri se në Bashkimin Europian tregojnë të dhënat nga “EUROSTAT”. Çmimet për këtë nëngrup janë rritur sa 108.8% e çmimeve në vendet e BE-së, pra e thënë ndryshe rreth 9% më të shtrenjta.
Vaji po ashtu ka qenë më i shtrenjtë në Shqipëri, krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Për vitin 2022 çmimet për vajin dhe yndyrat kanë qenë sa 106.7% e mesatares, ose 6.7% më të shtrenjta. Nëngrupi “Ushqime të tjera” gjithashtu ka qenë 14.3% më i shtrenjtë.
Sipas të dhënave, në fund të tabelës, gjemë “Frutat dhe Perimet” me nivel çmimesh për vitin 2022 sa 72.4% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndërkohë, çmimet për mishin dhe bukën reultojnë sa 73.4% dhe 80.3% mesatares Europiane.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Rregulla më të ashpra kundër piraterisë televizive - Qeverisë italiane i kërkohet bëjë më shumë në këtë drejtim
Shërbimi i videove sportive DAZN i kërkoi Italisë të përshpejtojë planet për të miratuar rregulla më të ashpra kundër piraterisë televizive në internet pasi......

130 vende “joshen” nga monedhat dixhitale - Studimi/ 98% e ekonomisë globale po eksploron aktualisht versionet e tyre
Një total prej 130 vendesh që përfaqësojnë 98% të ekonomisë globale po eksplorojnë aktualisht versionet dixhitale të monedhave të tyre, me pothuajse gjysmën në......

SHBA investon 2 miliardë USD për makinat elektrike - Shuma do të përdoret për të mbështetur prodhimin vendas
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden deklaroi se planifikon të investojnë në prodhimin e automjeteve elektrike, deri në 2 miliardë dollarë nga Akti i......

Dështojnë uljet verore të çmimeve në Spanjë - Konsumatorët synojnë vetëm produktet thelbësore
Fillimi i hershëm i sezonit të uljeve verore në Spanjë, që synon rritjen e performancës së shitjeve, po pengohet nga rritja e ndjeshme e kostove të jetesës, e......

Në Francë shitet më pak verë e kuqe - Vera rosé vazhdon të fitojë më shumë popullaritet
Shitjet e verës së kuqe brenda Francës janë përgjysmuar që nga vitet 1990, sipas Shoqatës Amerikane të Ekonomistëve të Verës. Ndërsa 30 vitet e fundit kanë......

Britani, 2.5 milionë familje në prag të varfërisë - Mund të kenë nevojë për mbështetje që të paguajnë faturat
Rreth 2.5 milionë familje në Britani janë në një “rrezik të lartë” të cenueshmërisë financiare, ose problemeve të tjera dhe mund të kenë nevojë për mbështetje......

Komisioneri i BE-së: Europa është një vend 'fantastik' për të shpikur inteligjencën artificiale të turizmit!
Industria e turizmit mund të përfitojë nga aplikacionet e inteligjencës artificiale dhe Europa është vendi ideal për t'u zhvilluar, tha komisioneri i BE-së......

Pse konsumi i mishit ka shënuar një rekord të ulët në Gjermani?!
Pavarësisht se janë të njohur për dashurinë e tyre për salsiçet dhe schnitzel, gjermanët kanë ngrënë vazhdimisht më pak mish gjatë viteve të fundit. Shifrat......