130 vende “joshen” nga monedhat dixhitale - Studimi/ 98% e ekonomisë globale po eksploron aktualisht versionet e tyre

Një total prej 130 vendesh që përfaqësojnë 98% të ekonomisë globale po eksplorojnë aktualisht versionet dixhitale të monedhave të tyre, me pothuajse gjysmën në faza të avancuara të zhvillimit, pilotimit, ose nisjes. Të dhënat janë publikuar në një studim të fundit. Hulumtimi i Institutit të Këshillit Atlantik me bazë në SHBA bën të qartë se përparimi i rëndësishëm gjatë gjashtë muajve të fundit nënkuptonte që të gjitha vendet e G20 me përjashtim të Argjentinës ishin tashmë në një nga fazat e avancuara.
Njëmbëdhjetë vende, duke përfshirë Karaibet dhe Nigerinë, kanë lançuar tashmë monedhat dixhitale të bankës qendrore, ndërsa testimi pilot në Kinë tani arrin 260 milionë persona dhe mbulon 200 skenarë nga tregtia elektronike deri te pagesat stimuluese të qeverisë. Dy ekonomi të tjera të mëdha në zhvillim, India dhe Brazili, planifikojnë gjithashtu të lançojnë monedhat dixhitale vitin e ardhshëm. Banka Qendrore Europiane është në rrugën e duhur për të filluar pilotimin e saj dixhital të euros përpara një nisjeje të mundshme në vitin 2028, ndërsa mbi 20 vende të tjera do të ndërmarrin gjithashtu hapa të rëndësishëm drejt projekteve pilot këtë vit.
Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përparimi drejt një dollari dixhital është vetëm "duke ecur përpara" për një version me shumicë – nga banka në bankë, ndërsa puna për një version me pakicë për përdorim nga popullata e gjerë ka ngecur. Presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi zyrtarët të vlerësojnë rreziqet dhe përfitimet e krijimit të një dollari dixhital në mars 2022.
Statusi i peshës së rëndë të dollarit në sistemin financiar do të thotë se çdo lëvizje e SHBA-së ka pasoja potencialisht të mëdha globale, por Rezerva Federale tha në janar se Kongresi, në vend të tij, duhet të vendosë nëse do të lëshohet një version dixhital. Shtytja globale për monedhat digjitale vjen pasi përdorimi fizik i parave të gatshme shënon rënie të vazhdueshme dhe autoritetet kërkojnë të shmangin kërcënimin ndaj fuqive të tyre të printimit të parave nga bitcoin dhe firmat "Big Tech".
Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe Venezuelës në vitet e fundit kanë qenë një shtysë tjetër, duke përfshirë edhe aleatët e vjetër të SHBA-së si Europa, e cila dëshiron të sigurojë se ka një alternativë ndaj rrjeteve të pagesave Visa, Mastercard dhe Swift.
Suedia mbeti një nga më të avancuarat e Europës me projektin e saj pilot, ndërsa Banka e Anglisë po vazhdon me punën për një paund të mundshëm dixhital që mund të jetë në përdorim deri në gjysmën e dytë të kësaj dekade. Australia, Tajlanda, Koreja e Jugut dhe Rusia synojnë të vazhdojnë testimin pilot edhe këtë vit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

SHBA investon 2 miliardë USD për makinat elektrike - Shuma do të përdoret për të mbështetur prodhimin vendas
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden deklaroi se planifikon të investojnë në prodhimin e automjeteve elektrike, deri në 2 miliardë dollarë nga Akti i......

Dështojnë uljet verore të çmimeve në Spanjë - Konsumatorët synojnë vetëm produktet thelbësore
Fillimi i hershëm i sezonit të uljeve verore në Spanjë, që synon rritjen e performancës së shitjeve, po pengohet nga rritja e ndjeshme e kostove të jetesës, e......

Në Francë shitet më pak verë e kuqe - Vera rosé vazhdon të fitojë më shumë popullaritet
Shitjet e verës së kuqe brenda Francës janë përgjysmuar që nga vitet 1990, sipas Shoqatës Amerikane të Ekonomistëve të Verës. Ndërsa 30 vitet e fundit kanë......

Britani, 2.5 milionë familje në prag të varfërisë - Mund të kenë nevojë për mbështetje që të paguajnë faturat
Rreth 2.5 milionë familje në Britani janë në një “rrezik të lartë” të cenueshmërisë financiare, ose problemeve të tjera dhe mund të kenë nevojë për mbështetje......

Komisioneri i BE-së: Europa është një vend 'fantastik' për të shpikur inteligjencën artificiale të turizmit!
Industria e turizmit mund të përfitojë nga aplikacionet e inteligjencës artificiale dhe Europa është vendi ideal për t'u zhvilluar, tha komisioneri i BE-së......

Pse konsumi i mishit ka shënuar një rekord të ulët në Gjermani?!
Pavarësisht se janë të njohur për dashurinë e tyre për salsiçet dhe schnitzel, gjermanët kanë ngrënë vazhdimisht më pak mish gjatë viteve të fundit. Shifrat......

10 qytetet më të mira në botë për të jetuar nëse doni një ekuilibër më të mirë punë-jetë!
Në një botë post-COVID-19, ndërsa puna në distancë dhe hibride vazhdon të bëhet më e përhapur, mirëqenia dhe rehatia e punonjësve nuk kanë qenë kurrë më......

Komisioni Europian bën thirrje për diskutime ndërkombëtare mbi rreziqet e inxhinierisë klimatike!
Komisioni Europian bëri thirrje të mërkurën për bisedime në nivelin më të lartë ndërkombëtar mbi rreziqet që vijnë nga përdorimi i mundshëm i gjeoinxhinierisë......