Cilët janë tatimpaguesit më të mëdhenj në Shqipëri? “BKT”, “BALFIN”, “KASTRATI”. 10 më të mëdhenjtë derdhën 37.4 mln euro në arkat e shtetit, 16% të totalit

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar kompanitë më të mëdha në vend për të kuptuar se cilët janë tatimpaguesit më të mëdhenj, dhe për të dalë me një listë të 10 kryesuesve. Shifrat i referohen vitit 2020 dhe vetëm tatimit mbi fitimin, pra duke përjashtuar edhe taksa të tjera të drejtpërdrejta ose jo, që bizneset, e sidomos bizneset e mëdha derdhin në arkat e shtetit çdo vit. Ndër të tjera, klasifikimi përfshin grupe sipërmarrëse dhe jo vetëm kompani, por që kanë të njëjtën pronësi. Në total gjatë të gjithë vitit 2020 shteti shqiptar mblodhi në arkat e veta 28.38 mld lekë në formën e tatimit mbi fitimin, ose rreth 233.7 mln euro. Dhjetë grupet e para në listën e kontribuesve më të mëdhenj në këtë zë të rëndësishëm të buxhetit të shtetit përfaqësojnë rreth 16% të totalit, pavarësisht se ato përbëjnë vetëm 0.006% të totalit të bizneseve që operojnë në vendin tonë. Në total, vetëm këto 10 grupe kanë paguar 37.4 mln euro tatim mbi fitimin. Sa i përket 30 tatimpaguesve më të mëdhenj ndërkohë, vlerësohet të kenë derdhur në arkat e shtetit rreth 60 milionë euro gjatë vitit 2020, ose 25.6% të totalit.
Ndërkohë, le të ndalemi te lista e 10 tatimpaguesve më të mëdhenj në vend, të cilën e kryeson “Banka Kombëtare Tregtare”, e grupit turk “Çalik Holding” me rreth 10 milionë euro të derdhura në arkat e shtetit. Në vend të dytë ndërkohë renditet grupi më i madh me pronësi shqiptare, “BALFIN”, i biznesmenit Samir Mane dhe që përfshin një sërë sipërmarrjesh, mes të cilave: Neptun, QTU, TEG, Spar, Green Coast, Mane TCI, Tirana Bank, Kid Zone (Jumbo), etj. Ky grup ka derdhur në arkat e shtetit rreth 6.15 milionë euro në formën e tatimit mbi fitimin sa i përket vitit fiskal 2020. Në vend të tretë ndërkohë gjejmë kompanitë e grupit “Kastrati”, me rreth 4.3 milionë euro tatim-fitim të paguar. Kompanitë e Grupit Kastrati operojnë në sektorë të ndryshëm, si: hidrokarburet, tregu i sigurimeve, ndërtimi, apo mirëmbajtja dhe manaxhimi i infrastrukturës, etj.
Sa i përket tre tatimpaguesve më të mëdhenj në vend për vitin 2020, që është edhe viti i fundit fiskal kur të dhënat dhe bilancet e kompanive janë publike, nuk ka asnjë ndryshim sa i përket renditjes krahasuar me vitin pararendës. Sa i përket normës së tatimfitimit të paguar, vetëm BKT raporton një rritje të lehtë, ndërsa dy të tjerat raportojnë rënie, që vjen si pasojë e tkurrjes së fitimeve, rrjedhojë e vitit pandemik.
Lista e 10 tatimpaguesve më të mëdhenj në vend vijon me: OSSH, Raiffeisen, Finman Group, One Telecommunications, kompanitë e sipërmarrësit Luan Leka (Conad, EHW, Qafshtama, IBS, etj), Banka Credins dhe në fund Alb-Building Group.
Në listën e zgjeruar të tatimpaguesve më të mëdhenj në Shqipëri ndodhen edhe një pjesë e madhe e bankave që operojnë në vend, duke dëshmuar se ekonomia shqiptare vazhdon të mbetet e orientuar ngushtësisht drejt sektorit të shërbimeve, më tepër se sa në atë të prodhimit.
Kujtojmë se norma e tatimit mbi fitimin në vendin tonë fiksohet pranë 15% dhe këtij regjimi i nënshtrohen thuajse të gjitha sipërmarrjet të cilat paguajnë TVSH, me disa përjashtime, sidomos për biznesin e vogël.
Kontributi i 10 grupeve sipërmarrëse më të mëdha në vend në arkat e shtetit është gjithashtu i barabartë me thuajse 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit 2020.
Kujtojmë gjithashtu se së fundmi FMN i ka bërë një sërë propozimesh qeverisë shqiptare sa i përket reformës së taksave, ku merr një rëndësi të veçantë informaliteti, pra përmirësimi i aftësisë së qeverisë për të mbledhur të ardhura, gjë e cila sipas institucionit vjen edhe duke taksuar biznesin e vogël dhe duke e formalizuar atë, por edhe të vetëpunësuarit. Këta të fundit, edhe pse zënë rreth 40% të totalit të të punësuarve dhe operojnë kryesisht si biznes, aktualisht japin një kontribut të papërfillshëm në buxhetin e shtetit. Formalizimi i kësaj pjese të konsiderueshme të ekonomisë do të kishte impakt të ndjeshëm në të ardhurat e shtetit, e për rrjedhojë edhe në investimet publike.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Pandemia i mori Elbasanit 2.8 vite jetë/ Tirana ndjek me 2.7 vite të "humbura", Dibra i vetmi qark me rritje të jetëgjatësisë
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar përmes “Institutit të Statistikave”, informacione të tjera shtesë mbi jetëgjatësinë në lindje. Siç e kemi theksuar dhe në......

"Rusi-Ukrainë" në ekonominë shqiptare/ 156 mln euro shkëmbime tregtare në vit, sa 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto
Kriza në kufirin e Ukrainës, e cila ka filluar kohë më përpara, është përshkallësuar së fundmi duke krijuar tensione të forta mes dy vendeve. Lëvizje të shumta......

Cilat biznese kanë marrë më shumë kredi vjet? Tregtia në vend të parë, ndjek ndërtimi, që ngjitet në vend të dytë në “portofolin” e kredisë
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat e Bankës së Shqipërisë në lidhje me kreditimin gjatë vitit të kaluar, për të kuptuar se cilët segmente të......

Numri i vizitorëve “thyen”2019-ën / Rritet me 11.2% në T4 2021, por kanë pësuar rënie netëqëndrimet në hotele me 11.8%
Të dhënat e “Strukturave Akomoduese” paraqiten pozitive për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me po të njejtën periudhë të vitit 2020, si për numrin......

Inteligjenca artificiale në shërbimet publike/ Sa të gatshëm jemi? Renditemi në vend të 83-të në botë, të parafundit në rajon
“Indeksi i Gatishmërisë së Inteligjencës Artificiale, 2021”, i publikuar nga “Oxford Insights”, e rendit Shqipërinë në vend të 83-të, mes 160 vendeve të botës ......

FMN propozon 7 ndryshime taksash/ 167 mln euro përfitim, përmend biznesin e vogël, të vetëpunësuarit, pronën, hotelerinë, mjedisin, akcizën
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një raport të zgjeruar sa i përket reformës së taksave në vendin tonë, me të dhënat që janë mbledhur deri në shkurt të......

A është forcuar vëllazëria Shqipëri-Kosovë? Po! E tregojnë shifrat e tregtisë, por në 14 vjet pavarësi, Shqipëria ka forcuar pozitat e “vëllait të madh”
Kosova bën 14 vjet shtet i pavarur dhe përfaqëson shtetin e dytë shqiptar në Botë, Europë dhe rajon. Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008,......

Pandemia na "hoqi" 1.7 vite jetë/ Jetëgjatësia mesatare, në Shqipëri, rënia, dy herë më e lartë se në Europë
“Scan Intelligence Unit” vijon me analizën mbi ndikimin e pandemisë në ndryshimin e treguesve demografikë, këtë herë dukë u ndalur te jetëgjatësia në lindje.......