A është forcuar vëllazëria Shqipëri-Kosovë? Po! E tregojnë shifrat e tregtisë, por në 14 vjet pavarësi, Shqipëria ka forcuar pozitat e “vëllait të madh”

Kosova bën 14 vjet shtet i pavarur dhe përfaqëson shtetin e dytë shqiptar në Botë, Europë dhe rajon. Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova ka hapur shumë porta të reja mundësish për faktorin shqiptar në rajon. Por, a i kemi shfrytëzuar këto mundësi? “Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme ndër vite, si një prej treguesve më të rëndësishëm të partneritetit mes vendeve, dhe në rastin kur këto dy shtete përfaqësojnë jo vetëm partneritet, por edhe vëllazëri, shifrat marrin edhe një tjetër konotacion. Si kanë ndryshuar vëllimet e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve që prej vitit 2007 e deri më sot? Shifrat tregtojnë se, importet nga Kosova në vlerë janë rritur me 612.5% krahasuar me vitin para shpalljes së pavarësisë, ndërkohë që eksportet drejt Kosovës janë rritur me 711.2%. Pra, Shqipëria jo vetëm që është “vëllai i madh” në terma të shkëmbimeve tregtare, por e ka thelluar ndjeshëm këtë pozicion gjatë këtyre 14 viteve, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Përpara shpalljes së pavarësisë, suficiti tregtar i Shqipërisë me Kosovën fiksohej në 2.48 mld lekë, ndërsa në vitin 2021 është ngjitur në 22.25 mld lekë, pra është rritur me 9 herë.
Por, këto shifra nuk janë të zhveshura nga efekti i inflacionit, i cili ka qenë i pranishëm gjatë këtyre 14 viteve, sidomos gjatë vitit të kaluar. Në rast se analizën mbi shkëmbimet tregtare do ta bënim jo në vlerë, por në volum, atëherë do të vinim re se eksportet drejt Kosovës janë rritur me 547%, ndërsa importet në vendin tonë nga Kosova janë rritur me vetëm 88% në harkun e këtyre 14 viteve. Duhet theksuar se analiza sipas peshës është e përafërt, pasi nuk ka vlerë për të gjitha produktet. Gjithsesi, edhe në këtë rast vëmë re të njëjtën gjë, atë se Shqipëria jo vetëm që vijon të mbetet “vëllai i Madh”, por se ndër vite i ka thelluar këto pozita. Madje, deri në vitin 2009, shkëmbimet tregtare mes dy shteteve ishin mjaft të përafërta në vëllim, me Kosovën madje që tejkalon Shqipërinë, por pas këtij viti duket se ka ardhur "kthesa e madhe".
Sondazh

Pandemia na "hoqi" 1.7 vite jetë/ Jetëgjatësia mesatare, në Shqipëri, rënia, dy herë më e lartë se në Europë
“Scan Intelligence Unit” vijon me analizën mbi ndikimin e pandemisë në ndryshimin e treguesve demografikë, këtë herë dukë u ndalur te jetëgjatësia në lindje.......

Fitimi i bankave, niveli më i lartë prej 2017-ës/ Shpenzimet u rritën me një hap më të shpejtë se të ardhurat
Të ardhurat neto të bankave, ose fitimi, gjatë vitit të kaluar ka prekur shifrën e 21.6 miliardë lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë.......

Në cilin qark ka më shumë martesa? Në Lezhë! 8 martesa për 1000 banorë, por ranë me 30% në 2020-ën. Tirana, e fundit, me vetëm 5.2 për 1000 banorë
Nga shumë analiza të kryera nga “Scan Inteligence Unit”, vihet re se pandemia ka ndryshuar shumë tregues dhe sidomos ato demografikë. Sipas të dhënave të......

Të gjithë drejt Tiranës dhe Durrësit/ Dy qarqet e vetme me migracion të brendshëm pozitiv, 10 qarqet e tjera vijojnë "tkurrjen"
Migrimi i brendshëm është një femomen shoqëror përmes të cilit njerëzit zhvendosen nga vendi i tyre i origjinës në një vend tjetër, brenda të njëjtit shtet.......

Rriten me 10.8% fatalitetet në vitin 2021/ Tejkalojnë edhe lindjet. Vlora dhe Berati me rritjen më lartë të vdekjeve
Të dhënat demografike të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregojnë se viti 2021 ka rezultuar akoma dhe më fatal sa i përket humbjes së jetëve,......

"Paqja Pozitive", Shqipëria e 59-ta në botë/ Raporti i "Institutit për Ekonomi dhe Paqe": Përkeqësohemi me tre pozicione
"Instituti për Ekonomi dhe Paqe" (Institute for Economics & Peace) ka publikuar së fundmi Raportin Pozitiv të Paqes për vitin 2022 (Positive Peace Report......

Janari konfirmon presionet inflacioniste/ Norma e inflacionit në 3.7%, aq sa në dhjetor, niveli më i lartë që prej 2011-ës
Norma e inflacionit gjatë janarit fiksohet pranë 3.7%, duke mbetur kështu e pandryshuar krahasuar me muajin paraardhës, tregojnë shifrat më të fundit nga......

Sa shpenzojnë shqiptarët për mirëqenien? $371 për frymë në vit, tregu vlen $1.1 mld në vendin tonë, renditemi të 102-tët në botë
Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi......