Cilat biznese kanë marrë më shumë kredi vjet? Tregtia në vend të parë, ndjek ndërtimi, që ngjitet në vend të dytë në “portofolin” e kredisë

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat e Bankës së Shqipërisë në lidhje me kreditimin gjatë vitit të kaluar, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë mbështetur më shumë te bankat që operojnë në vendin tonë për financim gjatë vitit të kaluar. Në vend të parë, si sektori që ka marrë më shumë hua gjatë vitit të kaluar është tregtia, me shumicë e pakicë, dhe në të cilën përfshihet edhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave. Ky sektor ka marrë rreth 69 miliardë lekë hua të re gjatë vitit të kaluar, e cila përkthehet në rreth 560 milionë euro. Edhe gjatë vitit 2020 ishte pikërisht ky sektor në vend të parë, paçka se në 2020-ën, huaja e re për sektorin fiksohej në 78 miliardë euro, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Në vend të dytë ndërkohë gjejmë sektorin e ndërtimit, me 33 mld lekë kredi të re, ose rreth 270 milionë euro. Ndryshe nga tregtia, huaja e re për ndërtimin është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2020, kur fiksohej në 21 miliardë lekë. Pavarësisht kësaj, edhe në 2020-ën, ndërtimi mban vendin e dytë. Edhe sa i përket vendit të tretë, pozitat janë të pandryshuara krahasuar me vitin paraardhës, ku gjejmë sërish “Industrinë përpunuese”, me 18.9 mld lekë hua të re. Në vend të 4-tët gjejmë “Aktivitete të tjera shërbimesh”, me 8.8 mld lekë, dhe në vend të 5-të, “Akomodimin dhe shërbimin ushqimor” me 8.2 mld lekë hua të re gjatë të gjithë vitit 2021. Sa i përket sektorëve që kanë marrë më pak hua të re gjatë vitit të kaluar, në vend të fundit, me zero financim gjejmë “Organizmat ndërkombëtare”. Aktivitetet e kësaj natyre gjatë vitit 2020 ndërkohë nuk ishin në vend të fundit, dhe merrnin 889 milionë lekë kredi të re. Më pas ndjek “Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm” me vetëm 24 milionë lekë hua të re, nga 358 milionë lekë që ishte në 2020-ën. Në fund të tabelës, me shumë pak financim renditen edhe sektorë të rëndësishëm si: “Bujqësia”, me vetëm 2.5 mld lekë kredi të re, “Aktivitetet e pasurive të paluajtshme”, me vetëm 1.2 mld lekë, “Arsimi”, me 1.1 mld lekë.
Tashmë, le ta kalojmë analizën në një prizëm tjetër, atë të portofolit të kredisë sipas sektorëve, dhe ku bëhet fjalë për totalin e kredisë që sektorë të ndryshëm kanë në sektorin bankar. Sa i përket ndryshimit vjetor të portofolit të kredisë në terma nominalë, në vend të parë, me një rritje vjetore prej 310% gjejmë “Furnizimin me ujë dhe aktivitetet e menaxhimit të mbetjeve”. Në vend të dytë renditet “Informacioni dhe komunikacioni”, me 52% rritje vjetore të portofolit të kredisë dhe në vend të tretë, “Aktivitetet e pasurive të paluajtshme”, me 38.4% rritje vjetore të stokut të kredisë. Ndjek më pas në renditje “Arsimi”, “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, “Ndërtimi”, “Energjia Elektrike”, “Aktivitete financiare dhe të sigurimit”, “Bujqësia”, “Transporti dhe magazinimi”. Rënien më të madhe ndërkohë e regjistrojnë “Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm” me një tkurrje të portofolit me 40.5%, “Arte, argëtim dhe çlodhje” me 36.5% rënie si dhe “Aktivitete të tjera shërbimi” dhe “Shëndetësia” me -34.7% dhe -32.2% respektivisht.
Sa i përket shpërndarjes së kredisë sipas sektorëve, viti 2021 konfirmon në vend të parë “Tregtinë”, me rreth 34% të totalit. Vendin e dytë ndërkohë e ka “rrëmbyer” ndërtimi, me 16% të totalit, duke tejkaluar kështu “Industrinë përpunuese” që ka zbritur në vend të tretë dhe tashmë zë vetëm 13% të totalit. Energjia elektrike vijon të mbajë vendin e 4-tët, ndërkohë që ka humbur ndjeshëm pozicione në “tortën” e portofolit të kredisë “Shëndetësia”, dhe “Bujqësia” i ka zënë vendin “Transportit dhe magazinimit”.
Sondazh

Numri i vizitorëve “thyen”2019-ën / Rritet me 11.2% në T4 2021, por kanë pësuar rënie netëqëndrimet në hotele me 11.8%
Të dhënat e “Strukturave Akomoduese” paraqiten pozitive për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me po të njejtën periudhë të vitit 2020, si për numrin......

Inteligjenca artificiale në shërbimet publike/ Sa të gatshëm jemi? Renditemi në vend të 83-të në botë, të parafundit në rajon
“Indeksi i Gatishmërisë së Inteligjencës Artificiale, 2021”, i publikuar nga “Oxford Insights”, e rendit Shqipërinë në vend të 83-të, mes 160 vendeve të botës ......

FMN propozon 7 ndryshime taksash/ 167 mln euro përfitim, përmend biznesin e vogël, të vetëpunësuarit, pronën, hotelerinë, mjedisin, akcizën
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një raport të zgjeruar sa i përket reformës së taksave në vendin tonë, me të dhënat që janë mbledhur deri në shkurt të......

A është forcuar vëllazëria Shqipëri-Kosovë? Po! E tregojnë shifrat e tregtisë, por në 14 vjet pavarësi, Shqipëria ka forcuar pozitat e “vëllait të madh”
Kosova bën 14 vjet shtet i pavarur dhe përfaqëson shtetin e dytë shqiptar në Botë, Europë dhe rajon. Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008,......

Pandemia na "hoqi" 1.7 vite jetë/ Jetëgjatësia mesatare, në Shqipëri, rënia, dy herë më e lartë se në Europë
“Scan Intelligence Unit” vijon me analizën mbi ndikimin e pandemisë në ndryshimin e treguesve demografikë, këtë herë dukë u ndalur te jetëgjatësia në lindje.......

Fitimi i bankave, niveli më i lartë prej 2017-ës/ Shpenzimet u rritën me një hap më të shpejtë se të ardhurat
Të ardhurat neto të bankave, ose fitimi, gjatë vitit të kaluar ka prekur shifrën e 21.6 miliardë lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë.......

Në cilin qark ka më shumë martesa? Në Lezhë! 8 martesa për 1000 banorë, por ranë me 30% në 2020-ën. Tirana, e fundit, me vetëm 5.2 për 1000 banorë
Nga shumë analiza të kryera nga “Scan Inteligence Unit”, vihet re se pandemia ka ndryshuar shumë tregues dhe sidomos ato demografikë. Sipas të dhënave të......

Të gjithë drejt Tiranës dhe Durrësit/ Dy qarqet e vetme me migracion të brendshëm pozitiv, 10 qarqet e tjera vijojnë "tkurrjen"
Migrimi i brendshëm është një femomen shoqëror përmes të cilit njerëzit zhvendosen nga vendi i tyre i origjinës në një vend tjetër, brenda të njëjtit shtet.......