Numri i vizitorëve “thyen”2019-ën / Rritet me 11.2% në T4 2021, por kanë pësuar rënie netëqëndrimet në hotele me 11.8%

Të dhënat e “Strukturave Akomoduese” paraqiten pozitive për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me po të njejtën periudhë të vitit 2020, si për numrin e vizitorëve ashtu dhe për atë të netëqëndrimeve. Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 89.2%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit dhe regjistrohet në 216,401 vizitorë. Kjo rritje e përgjithshme pasqyrohet dhe në dy treguesit e saj. Kështu, numri i vizitorëve vendas është rritur me 65.9 %, ndërsa numri i vizitorëve të huaj është rritur, me 2.2 herë. Por, a kanë mundur shifrat e akomodimit për vitin 2021 të "thyejnë" shifat e vitit 2019-të për tremujorin e katërt? Po! Shifrat tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021 është 11.2% më i lartë se gjatë vitit 2019-të. Në tremujorin e katërt numri i vizitorëve vendas është më i lartë se numri i vizitorëve të huaj. Nga ana tjetër rritjen më të madhe krahasuar me vitin 2019-të e kanë pësuar vizitorët vendas, duke u rritur me rreth 15%, ndërsa numri i vizitorëve të huaj është rritur me 6,8%.
Gjatë tremujorit të katërt 2021, numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 2,1 herë, në krahasim me tremujorin e katërt 2020, duke arritur shifrën e 405,928 netëqëndrimeve. Të njejtin ndryshim kanë pësuar dhe treguesit sipas llojit të vizitorëve. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, numri i netëqëndrimeve nga vizitorët vendas është rritur, me 68.9%, ndërsa nga vizitorët e huaj është rritur, me 2.6 herë. Numri i netëqëndrimeve nuk ka patur të njejtin ndryshim si i vizitorëve po ta krahasojmë me vitin 2019-të. Ky tregues, krahasuar me tremujorin e katërt të 2019-ës, ka rënë me 11.8%. Ndikimin më të madh për këtë rënie e ka patur numri i netëqëndrimeve nga vizitorët vendas, i cili ka rënë, me rreth 40%. Nga ana tjetër, rritje kanë pësuar netëqëndrimet e vizitorëve të huaj krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019-të, me 32.6%.
Sondazh

Inteligjenca artificiale në shërbimet publike/ Sa të gatshëm jemi? Renditemi në vend të 83-të në botë, të parafundit në rajon
“Indeksi i Gatishmërisë së Inteligjencës Artificiale, 2021”, i publikuar nga “Oxford Insights”, e rendit Shqipërinë në vend të 83-të, mes 160 vendeve të botës ......

FMN propozon 7 ndryshime taksash/ 167 mln euro përfitim, përmend biznesin e vogël, të vetëpunësuarit, pronën, hotelerinë, mjedisin, akcizën
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një raport të zgjeruar sa i përket reformës së taksave në vendin tonë, me të dhënat që janë mbledhur deri në shkurt të......

A është forcuar vëllazëria Shqipëri-Kosovë? Po! E tregojnë shifrat e tregtisë, por në 14 vjet pavarësi, Shqipëria ka forcuar pozitat e “vëllait të madh”
Kosova bën 14 vjet shtet i pavarur dhe përfaqëson shtetin e dytë shqiptar në Botë, Europë dhe rajon. Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008,......

Pandemia na "hoqi" 1.7 vite jetë/ Jetëgjatësia mesatare, në Shqipëri, rënia, dy herë më e lartë se në Europë
“Scan Intelligence Unit” vijon me analizën mbi ndikimin e pandemisë në ndryshimin e treguesve demografikë, këtë herë dukë u ndalur te jetëgjatësia në lindje.......

Fitimi i bankave, niveli më i lartë prej 2017-ës/ Shpenzimet u rritën me një hap më të shpejtë se të ardhurat
Të ardhurat neto të bankave, ose fitimi, gjatë vitit të kaluar ka prekur shifrën e 21.6 miliardë lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë.......

Në cilin qark ka më shumë martesa? Në Lezhë! 8 martesa për 1000 banorë, por ranë me 30% në 2020-ën. Tirana, e fundit, me vetëm 5.2 për 1000 banorë
Nga shumë analiza të kryera nga “Scan Inteligence Unit”, vihet re se pandemia ka ndryshuar shumë tregues dhe sidomos ato demografikë. Sipas të dhënave të......

Të gjithë drejt Tiranës dhe Durrësit/ Dy qarqet e vetme me migracion të brendshëm pozitiv, 10 qarqet e tjera vijojnë "tkurrjen"
Migrimi i brendshëm është një femomen shoqëror përmes të cilit njerëzit zhvendosen nga vendi i tyre i origjinës në një vend tjetër, brenda të njëjtit shtet.......

Rriten me 10.8% fatalitetet në vitin 2021/ Tejkalojnë edhe lindjet. Vlora dhe Berati me rritjen më lartë të vdekjeve
Të dhënat demografike të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregojnë se viti 2021 ka rezultuar akoma dhe më fatal sa i përket humbjes së jetëve,......