Cilat janë sfidat e bizneseve shqiptare? - Anketa e RCC: Largimi i të rinjve të talentuar dhe mungesa e fuqisë punëtore

Paqëndrueshmëria makroekonomike, korrupsioni dhe kriza e migrimit janë problemet kryesore me të cilat përballet biznesi shqiptar. Këtë tregojnë të dhënat më të fundit nga Barometri i Ballkanit për vitin 2023, i publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Ky është publikimi i nëntë i këtij barometri dhe vjen në nje moment kur Europa përballet me sfida të mëdha për sigurinë e saj, ndërkohë që ende ka nëpër këmbë rreziqet e krizës ekonomike në shkaktuar nga konfliktet. Sondazhi i Opinionit të Biznesit është i përbërë nga 80 pyetje për 1211 pronarë biznesi, menaxherë apo drejtues.
“Scan Intel” është ndalur në Anketën e Opinionit të Biznesit duke analizuar disa nga problematikat kryesore të biznesit në vendet e rajonit. Matja bëhet në një shkallë nga 1 deri në 4 ku 1 do të thotë pengesë e madhe, 2 pengesë e moderuar, 3 pengesë e vogël dhe 4 asnjë pengesë.
Problemet makrekonomike si dhe fenomeni “Brain Drain” duket se janë problemet më të mëdha për bizneset Shqiptare. Largimi i trurit ose "Brain Drain" është procesi i humbjes së talenteve dhe intelektualëve të një vendi të caktuar, që largohen për të punuar dhe jetuar në vendet e zhvilluara. Këto dy probleme në vendin tonë kanë një rezultat prej 1.8 dhe 2 përktësisht.
Anketa tregon se paqëndrueshmëria makroekonomike perceptohet si problemi më i madh më së shumti nga bizneset në Bosnje Hercegovinë me 1.7 e ndjekur nga Shqipëria. Në Shqipëri disponueshmëria e fuqisë punëtore është shënuar më e ulëta, së bashku me Kosovën, me 1.8. Në 12 muajt e fundit ky është bërë një shqetësim i madh në Shqipëri me kompanitë dhe politikëbërësit që po shqyrtojnë kuotat për punëtorët nga Azia Jugore dhe Lindore.
Të anketuarit nga Bosnja Hercegovina dhe Shqipëria identifikojnë ikjen e trurit dhe emigracionin si shqetësim kryesor, ndërkohë që edhe në vendet e tjera të rajonit haset si problematikë.
Anketa tregon se biznesi shqiptar evidenton probleme të tjera si kostot e financimit dhe paqëndrueshmëria politike apo edhe korrupsioni. Nga ana tjetër, ekonomia informale është një problem i rëndësishëm në të gjithë rajonin, me pjesëmarrjen e ekonomisë së padeklaruar në ekonominë totale.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Ku është më e rrezikshme të jesh shofer? - Libani zë vendin e parë, Shqipëria pozicionohet në mes të renditjes
Pa dyshim që drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në zonat e pazhvilluara, përballen me problematika të ndryshme. Specialistët e Pozicionimit Global (Global......

Pensionet private, kufij striktë për shoqëritë administruese - Raportim të detyruar në AMF për mjaftueshmërinë e fondeve
Shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve private do të jenë të detyruara të kenë një kapital minimal të vetin në fondin që administrojnë, ndërkohë që......

Energjia për klientët në nevojë - Miratohet vendimi për gazin, mbështetja financiare 50–100% e kostove të konsumit
Ndonëse Shqipëria nuk ka ende një treg funksional të gazit natyror, qeveria ka miratuar vendimin për statusin e klientit të nevojë për furnizimin me gaz......

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin naftën me 2% - SHBA dhe Britania, sulme ushtarake ndaj Houthit në Jemen
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, me mbi 2%, në sesionin e fundit të javës, për shkak të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara dhe......

Leku e mbyll javën në qëndrueshmëri - Euro dhe dollari rriten lehtë përballë monedhës vendase
Java është mbyllur me ndryshime të vogla, në tregun e brendshëm valutor, me euron dhe dollarin që kanë realizuar fitime modeste në raport me lekun. Ndërkohë,......

Shpërblim në natyrë të shpronësuarve për interes publik - Aplikohet kur kompensimi është shumë i lartë, ose kur i shpronësuari s’ka banesë tjetër
Qeveria i ka hapur rrugë shpërblimit në natyrë të të prekurve nga shpronësimet për interes publik. Vendimi, i zbardhur nga Televizioni Scan, përcakton se këta......

Në Tetor nis në terren censi i bujqësisë - Detajet/ INSTAT do të përdorë teknologji moderne. Të dhëna të plota për sektorin
Pas Censit të popullsisë, INSTAT ka nisur fazën përgatitore për implementimin e Censit të Bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësimin e......

KEK – Rama: 2023 viti me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte / Ibrahimaj: Strukturë e posaçme, do të shërbejë si pikë takimi e sekretariateve teknike
Këshilli Ekonomik Kombëtar ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, i cili e sheh dialogun mes qeverisë dhe......