Cilat janë kurset e reja që u përgjigjen kërkesave të kohës? - Nga web dizajn, tek art dekor dhe zhvillimi i planeve të biznesit

Pandemia dhe krizat e njëpasnjëshme me të cilat është përballur vendi ynë kanë riformatuar tregun e punës duke bërë që profesione që më parë ishin të lëna nën hije apo që nuk kishin interes, të kthehen në qendër të vëmendje. Mesa duket edhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive është në linjë me këto zhvillime, duke futur në qendrat e formimit profesional kurse të cilat ndjekin hapin e kohës.
Qëllimi është që të rrisë integrimin e të papunëve në tregun e punë duke iu përshtatur kërkesave aktuale të biznesit, por nga ana tjetër të reduktojë emigracionin duke ofruar variante shtesë kualifikimi për ata që nuk e gjejnë veten në tregun. Kështu, disa nga kurset që ofrohen aktualisht në përshtatje me zhvillimet në tregun e punës janë grafik dizajn, një profesion i kërkuar pothuajse në të gjitha kompanitë dhe që luan rol kyç për imazhin dhe promovimin e tyre. Web dizajn po ashtu është një tjetër profesion i kërkuar, pasi tashmë çdo kompani ka një web të personalizuar i cili ka nevojë edhe për mirëmbajtje të vazhdueshme.
Po ashtu janë përfshire kurse për aftësi dixhitale të nivelit bazë dhe mesatar. Instalim i paneleve diellore fotovoltaike është një tjetër kurs i cili me orientimin që qeveria u ka dhënë qytetarëve dhe bizneseve për kursim energjie është i kërkuar. Ndërkohë për të vetëpunësuarit janë përfshirë kurse që i ndihmojnë në qëndrueshmërinë e biznesit të tyre siç është “sipërmarrja dhe zhvillimi i planit të biznesit”, “orientim për karrierën dhe sipërmarrjen” “sipërmarrje dhe menaxhim i biznesit të vogël”, etj.
Art dekor, riparim celularësh, riparim aparaturash të thjeshta mjekësore, riparim të pajisjeve audio dhe televizive, riparim elektronik për kompjuter dhe arkivë janë disa nga mundësitë e reja që ofrohen për të interesuarit. Për punëkërkuesit e papunë të regjistruar këto kurse ofrohen falas, ndërsa për të punësuarit duhet të paguajnë një tarifë modeste.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Sërish rritje të normave nga FED - Sipas Goldman Sachs, gjatë vitit 2023 priten dhe tre ndërhyrje të tjera
Goldman Sachs tha se pret që Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të rrisë normat e interesit edhe tre herë të tjera këtë vit me një çerek pikë......

“Lehtësohen” çmimet e prodhimit në Gjermani - Gjithsesi, ritmi mbetet më i ulët se pritshmëritë
Çmimet e prodhimit në Gjermani u rritën më shumë se sa pritej në janar, megjithëse ritmi i rritjes u lehtësua për të katërtin muaj radhazi, duke sinjalizuar se......

Kreu i EDF premton kthesë 360 gradë - Kompania energjetike shënoi humbje rekord prej 18 miliardë euro
Kreu i kompanisë EDF, Luc Remont, u zotua se do ta kthejë prodhuesin francez të energjisë në rrugën e duhur, pas humbjes neto rekord prej 17.9 miliardë euro ......

Bizneset, 2.3 miliard euro fitime në 2021-shin - 670 milion më shumë se 5 vite më parë, por pesha e sektorëve nuk ka ndryshuar
Të dhënat e fundit nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” na sigurojnë një panoramë interesante mbi strukturën ekonomike, financiare dhe karakteristikat......

Aksidentet rrugore, më shumë në mëngjes e të martën - Pavarësisht uljes së rasteve për janarin, të rinjtë mbeten më të “pakujdesshmit”
Aksidentet në vendin tonë më së shpeshti ndodhin gjatë orareve të paradites sidomos në ditën e martë. Kështu tregojnë shifrat e Institutit të Statistikave për......

“Çmimet e rritura, detyrim për çdo autoshkollë” - Shoqata, Kovaçi: Na janë rritur kostot, i pacaktuar afati se kur shtrenjtimi i patentës hyn në fuqi
Çmimet e rritura për pajisjen me patentë përmes një marrëveshjeje midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, asaj të Tatimeve dhe......

Shkëmbimet tregtare për janar 2023 – Rriten eksportet dhe importet në vend
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Delina Ibrahimaj ka publikuar të dhënat për muajin janar përsa i përket shkëmbimeve tregtare. Referuar......

IuteCredit: Në rrugën e digjitalizimit të parasë, ATM-të ende mbeten një lehtësi për klientët!
Në epokën kur financat digjitale janë në rritje, dikush mund të pyesë veten për të ardhmen e parave cash dhe rolin e tyre në institucionet financiare. Në një......