Cilat janë 10 qytetet më të pasura në botë? - Publikohet raporti për vitin 2024. Nju Jorku, në vend të parë

Sipas Raportit të Qyteteve më të Pasur në Botë 2024, pasuria totale që zotërohet nga banorët e Nju Jorkut tani tejkalon 3 trilionë dollarë. Me një total prej 349,000 milionerësh dhe 60 miliarderësh, Nju Jorku është qyteti më i pasur në botë dhe i dyti më i shtrenjtë për të jetuar pas Monakos.
Në listën e qyteteve më të pasura kryeson SHBA-ja me 11 qytete, ndërsa Tokio, i cili ishte qyteti më i pasur në botë një dekadë më parë, ka pësuar një rënie prej 5% të popullsisë së saj rezidente në dhjetë vitet e fundit dhe është tani në vendin e 3-të me vetëm 298,300 milionerë.
Londra, qyteti më i pasur në botë për shumë vite, vazhdon të rrëshqasë në renditje dhe tani është në vendin e 5-të me vetëm 227,000 milionerë, një rënie prej 10% gjatë dekadës së fundit.
Në të kundërt, Los Angeles, “shtëpia” e 212,100 milionerëve është ngjitur me dy vende gjatë periudhës 10-vjeçare në vendin e 6-të dhe ka parë një rritje të jashtëzakonshme prej 45% të popullsisë së saj të pasur.
Parisi, qyteti më i pasur në Evropën kontinentale, ruan vendin e 7-të në renditje me 165,000 banorë milionerë, ndërsa Sidnej ngjitet në vendin e 8-të me 147,000 milionerë, duke përjetuar një rritje jashtëzakonisht të fortë të pasurisë gjatë 20 viteve të fundit.
Pekini (125,600 milionerë) hyn në Top 10 për herë të parë pas një rritje prej 90% të popullsisë së tij milionerësh gjatë dekadës së fundit, dhe megjithëse Hong Kongu ka rënë me katër vende gjatë renditjes 10-vjeçare në vendin e 9-të.
Monako, ndoshta streha kryesore e sigurt në botë për ultra të pasurit, ku pasuria mesatare i kalon 20 milionë dollarë, është gjithashtu qyteti numër një në botë për nga pasuria për frymë. Ai kryeson gjithashtu listën e qyteteve më të shtrenjta në botë, me çmimet e apartamenteve që kalojnë rregullisht 35,000 dollarë për metër katror.
Qyteti i Nju Jorkut renditet i dyti, me çmimin mesatar të pasurive të paluajtshme kryesore që është 28,400 dollarë për metër katror, i ndjekur nga Londra (26,500 dollarë për metër katror), Hong Kongu (25,800 dollarë për metër katror), etj.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Rritet numri i punonjësve të huaj në Shqipëri - Të dhënat zyrtare/ Në cilët sektorë janë të shpërndarë?
Kërkesa e bizneseve për fuqi punëtore të kualifikuar, në kushtet kur fenomeni i emigracionit në Shqipëri ka ardhur në rritje, ka bërë që gjatë vitit që lamë......

Si janë ndërtuar Piramidat e Egjiptit? - Shkencëtarët mendojnë se kanë zgjidhur misterin
Shkencëtarët besojnë se mund të kenë zgjidhur misterin se si 31 piramida, përfshirë kompleksin me famë botërore të Gizës, u ndërtuan në Egjipt më shumë se 4000......

Monedha 2 euro të bën të pasur! - Pse disa prerje arrijnë vlera kaq të larta?
Monedha 2 euroshe mund të jetë emetuar pothuajse 20 vjet më parë, por disa prej tyre janë rritur në vlerë deri në 5000 euro. Ka një arsye pse çmimi i disa prej......

2.5 miliardë euro investim në minerale kritike - Franca, Gjermania dhe Italia publikojnë planet kombëtare
Franca, Gjermania dhe Italia kërkuan që investimet private të përputhen me fondet publike për të zhvilluar zinxhirin e vlerës së lëndëve të para kritike, kur......

“Boom” aplikimesh për centrale diellore - Dorëzohen 5 kërkesa të reja në MIE. Nuk përfitojnë nga masat mbështesëse
Viti 2024 ka shënuar interes të lartë nga investitorët për centrale fotovoltaike. Vetëm së fundmi pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë......

Bankat ndikuan në rritjen e konsumit - Lehtësohen kriteret e kredisë konsumatore, por shtrëngohen ato për banesat
Kriteret e kredisë për individët ishin të copëzuara gjatë këtij tremujori, me një lehtësim të tyre për kreditë konsumatore dhe një shtrëngim në kreditë e dhëna......

Inflacioni i qendrueshëm edhe në muajin prill - Çmimet u shtrenjtuan me 2.3% sipas metodës Europiane
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit të matur sipas metodës europiane për muajin prill të......

Prodhuesi kinez i EV, Xpeng synon të dorëzojë makinën e tij të parë fluturuese në vitin 2026!
Xpeng AeroHT, një degë e Xpeng, synon t'u dorëzojë klientëve makinën e saj fluturuese në vitin 2026, tha të premten bashkë-presidenti i prodhuesit kinez të......