Shqipëria Postuar më 13 Korrik 2023, 09:21

Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan? – Rënie e fortë e valutave kryesore!

Nga SCAN TV
Çfarë po ndodh me Dollarin amerikan? – Rënie e fortë

Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rënie të fortë të kuotës duke rënë nën nivelin e 93 lekë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 94 lekë në raport me një ditë më parë.

Monedha europiane gjithashtu ka shënuar zbritje të vlerës duke u dobësuar edhe më tej në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 103.3 lekë dhe është shitur me 104.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane nuk bën përjashtim këtë mëngjes duke pasur edhe ajo luhatje negative këtë të enjte teksa është blerë sot me 106.2 lekë dhe është shitur me 107.2 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.

Paundi britanik gjithashtu është prekur nga vala negative e ditës së sotme teksa është zhvlerësuar ndjeshëm në raport me Lekun duke u blerë me 120 lekë dhe duke u shitur me 121.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat