Çfarë ndryshon në buxhetin e vitit 2023? Rritet fondi i kontigjencës, 200 milionë lekë për Kombëtaren

Në mbyllje të vitit 2023, përmes një akti normativ qeveria ka ndryshuar sërish buxhetin, ku dhe ka vendosur në dispozicion një fond prej rreth 1.4 miliardë lekësh për shpërblimin e shtresave në nevojë.
Por cilat janë ndryshimet e tjera?
Referuar aktit normativ, është minimizuar me 1.6 miliardë lekë fondi për kompensimin e ish pronarëve.
Qeveria ka vendosur gjithashtu të ulë vlerën e huamarrjes afatgjatë të destinuara për projekte nga 20.8 miliardë lekë në afro 13.5 miliardë lekë.
Referuar aktit normativ, shpenzimet e buxhetit qendror ulen në 509.6 miliardë lekë; fondi rezervë i buxhetit dhe kontingjenca shkon në 18 980 milionë lekë, duke regjistruar rritje me afro 1.8 miliardë lekë, ndërsa kontingjenca për rrisqet e borxhit, nuk ka ndryshuar duke qëndruar në nivelin 4.9 miliardë lekë.
Qeveria ka vendosur të japë 3 miliardë lekë në formën e huadhënies nga buxheti i shtetit për shoqërinë e navigimit ajror. Ndërsa fondi prej 200 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i sportit”, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, do të përdoret për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit në kuadër të UEFA EURO 2024.
Fondi i veçantë i institucioneve buxhetore prej është rritur me 400 milionë lekë duke u regjistruar në 700 milionë lekë.
Gjithashtu është vendosur të rritet sërish fondi rezerve me 200 milionë lekë, ku shtesa do të shkojë për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, të cilat tashmë do të kenë në dispozicion 2.2 miliardë lekë.
Për bashkitë, janë akorduar 2 miliardë lekë, fond i cili do tu shpërndahet bashkive në bazë të kritereve të formulës së përdorur për shpërndarjen e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme për vitin 2023.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

2 milionë euro sende dyshohet se janë vjedhur nga çantat në aeroportin spanjoll!
Punonjësit në Aeroportin Jugor të Tenerife-s janë arrestuar me dyshimin se kanë vjedhur sende me vlerë gati 2 milionë euro nga bagazhet e kontrolluara.......

BE bie dakord për sanksione të reja ndaj Rusisë – Në qendër ndalimi i importit të diamanteve!
Duke filluar nga 1 janari, 27 shtetet anëtare të bllokut nuk do të lejohen më të blejnë diamante natyrale dhe sintetike, si dhe bizhuteri diamanti, që vijnë......

Doni të blini një makinë elektrike për festa? Pesë gjëra që duhet të keni parasysh!
Nëse po mendoni të blini një makinë elektrike (EV) këtë fund vit, ju jeni pjesë e një tendence në rritje. Shitjet e automjeteve elektrike janë në rritje,......

Ekonomia spanjolle tregon elasticitet ndërsa eksportet lulëzojnë!
Deficiti tregtar në Spanjë pothuajse u përgjysmua në 10 muajt e parë të vitit 2023, duke arritur në 34.73 miliardë euro, sipas qeverisë spanjolle. Rënia e......

Nafta e nis javën në rritje - Mbështetet nga ulja e eksporteve ruse dhe nga sulmet në Detin e Kuq
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga ulja e eksporteve nga Rusia dhe nga sulmet e grupit Houthi ndaj anijeve që kalojnë në......

Euro, e qëndrueshme pranë 1.09 USD - Investitorët presin takimin 2-ditor të Bankës së Japonisë
Euro është rritur lehtë në sesionin e sotëm, përballë dollarit amerikan, ndërsa investitorët po presin takimin 2-ditor të Bankës së Japonisë, që filloi sot dhe......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,035 USD - Tregjet presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Ari po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa po mbështetet nga dollari i dobët dhe nga rënia e yield-it të obligacioneve në SHBA. Investitorët......

Bitcoin zbret pranë 41,000 USD - Analistët parashikojnë një çmim prej $75,000 në fillim të 2024
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka zbritur pranë 41,000 dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 2,100......