Çfarë blenë më lirë dhe më shtrenjtë shqiptarët? - Ndryshimet në çmimet e produkteve bujqësore nga perimet, tek ulliri

Gjatë vitit që lamë pas qytetarët shqiptarë u përballen më një rritje të menjëhershme të çmimeve për produkte ushqimore të ardhura kryesisht nga importi, por edhe nga prodhimi vendase. Por çfarë produktesh janë blerë më lirë dhe çfarë i ka kushtuar më shumë konsumatorëve vendas? Referuar të dhënave të INSTAT, pasqyruar në indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore, rezulton se drithërat kanë pësuar rritjen më të lartë, sikurse edhe pritej për shkak të mungesë së furnizimit, por edhe abuzimeve që ndodhën, duke u regjistruar në 37.3 %.
Ky produkt ka kushtuar më së shumti në xhepat e qytetarëve duke qenë se është bazë për konsum. Po ashtu, rritje me 18 për qind kanë pësuar bimët foragjere, ndjekur nga bimët industriale me 16.7 %. Ndërsa 0.5 për qind janë rritur çmimet e produktit verë. Nga ana tjetër, një sërë prodhimesh bujqësore vendase kanë kushtuar më lirë, duke vendosur disi një balancë. Konkretisht, rënien më të lartë e kanë pasur ullinjtë me 14.4, duke qenë se ishte një vit shumë i mbarë dhe prodhimi ka qenë shumë i lartë.
Si pasojë edhe çmimi i vajit të ullirit është ulur me 5.9 %. Prodhimet e drufrutorëve ranë me 4 .2 % dhe frutat me 3.3 për qind. Rrushi ka njohur rënie me 2.2 % dhe agrumet me 1.1 %. Ndërsa ndër produktet që kanë pasur rënie më të pakët të çmimeve janë perimet me 0.7 për qind, kjo edhe për shkak se një sasi e konsiderueshme shkpër eksport. Në total, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka shënuar një rritje me 11,1 % në raport me vitin 2021.
Produktet që regjistruan rritje çmimesh
Drithërat 37.3%
Bimët foragjerë 18 %
Bimët industriale 16.7%
Verë 0.5%
Produktet që regjistruan ulje çmimesh
Ullinjtë 14.4 %
Vaji i ullirit 5.9%
Pemët drufrutore 4.2 %
Frutat 3.3%
Rrushi 2.2%
Agrumet 1.1%
Perimet 0.7 %
Elisabeta Dosku / SCAN TV
Sondazh

Punësimi i studentëve, 39 milionë lekë të ardhura shtesë - Skenarët e parashikuar, si do të ndikojë në buxhetin e shtetit?
Projektligji për studentët e mjekësisë që duhet të punojnë në Shqipëri deri në 5 vite e më pas të marrin diplonë, që u miratua të mërkurën nga Këshilli i......

“BSH frenoi rritjen e inflacionit në vend” - Sejko: Rritja e normës bazë të interesit, masa e duhur
Rritja e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë, pavarësisht efektit që ka pasur në shtrenjtimin e kredive për qytetarët dhe bizneset,......

Tenderët, institucionet “shmangin” vendimet e KPP - Komisioni: Nuk ndryshojnë kriteret, pavarësisht kërkesës për rishikim
Institucionet publike nuk zbatojnë në kohë vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik për ndryshimin e kritereve të tenderit, në rastet kur ky i fundit iu jep......

Fitimet e korporatave të mëdha rriten në 1 trilion USD - OJQ, apel për vendosjen e taksave mbi fitimet e tepërta
Një studim i publikuar nga Oxfam dhe ActionAid zbulon se 722 korporata globale së bashku bënë më shumë se 1 trilion dollarë në vit në fitime të papritura në......

Inaugurohet ura e dytë më e gjatë e varur në Europë - Garantohet transporti i shpejtë për 7 mijë automjete në ditë
Ka nisur numërimi mbrapsht për hapjen e urës Braila në Rumani, ura e dytë më e gjatë e varur në Europën kontinentale, e ndërtuar nga Webuild në një sipërmarrje......

24 eurodeputetë i bëjnë thirrje Parlamentit Evropian të ndalojë përdorimin e Reklamava Google
Një koalicion parlamentarësh nga grupet kryesore politike i bëri thirrje Presidentes së Parlamentit Evropian Roberta Metsola që të ndalojë përdorimin e......

Titulli i parë joqeveritar në Bursë - Drejtori i AMF: Shembull për listime të tjera nga kompanitë
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete, mori pjesë në ceremoninë e listimit të instrumentit të parë në Bursën......

Raporti: Mbretëria e Bashkuar ka një nga jetëgjatësitë më të ulëta në mesin e vendeve të pasura. Por pse?
Studiuesit kanë zbuluar pse britanikët po vdesin më të rinj se homologët e tyre evropianë. Një raport ka ofruar një shpjegim përse Mbretëria e Bashkuar ka......