Shqipëria Postuar më 6 Korrik 2023, 13:34

Punësimi i studentëve, 39 milionë lekë të ardhura shtesë - Skenarët e parashikuar, si do të ndikojë në buxhetin e shtetit?

Nga SCAN TV
Punësimi i studentëve, 39 milionë lekë të ardhura

Projektligji për studentët e mjekësisë që duhet të punojnë në Shqipëri deri në 5 vite e më pas të marrin diplonë, që u miratua të mërkurën nga Këshilli i Ministrave, është dërguar për diskutim në Kuvend. Në projektligj janë parashikuar disa skenarë sesi do të procedohet më tej.

Sipas parashikimeve të skenarëve optimist, nëse të gjithë studentët që pranojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe të punojnë në Republikën e Shqipërisë, efekti financiar shtesë në buxhetin e shtetit, apo universitetit përllogaritet të jetë rreth 38,8 milionë lekë të ardhura të munguara.

Në kuadër të parashikimeve, sipas një skenari realist, supozohet se 50% e studentëve mund të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen. Por cilët janë efektet financiare?

Për studentët që do të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen, për qëndrim 2-5 vjeçar në Shqipëri përllogaritet që të ketë 7.312 milionë lekë fonde të nevojshme nga buxheti i shtetit për përballimin e përjashtimit nga tarifa.

Nga ana tjetër një skenar pesimist, nëse të gjithë studentët nuk do të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje dhe do të paguajnë koston e plotë të të studimeve, efekti financiar në të ardhura përllogaritet rreth 1,6 miliardë lekë shtesë. Por, sipas këtij skenari, asnjë student nuk do të pranojë të nënshkruajë marrëveshje për qëndrim 2-5-vjeçar në Shqipëri.

Sipas përllogaritjeve nga Universiteti i Mjekësisë Tiranë, kosto mesatare e studimeve për të gjitha fakultetet, sipas programeve të studimit është si më poshtë, bachelor, 381.643 lekë/vit; Master i Shkencave, 552.280 lekë/vit; Master profesional, 562.132 lekë/vit.

Diamila Leka / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......