Titulli i parë joqeveritar në Bursë - Drejtori i AMF: Shembull për listime të tjera nga kompanitë

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete, mori pjesë në ceremoninë e listimit të instrumentit të parë në Bursën Shqiptare të Titujve, ALSE, nga ana e një kompanie private.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, zj. Delina Ibrahimaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Drejtoresha e Përgjithshme e Bursës ALSE, zj. Nada Vokshi, drejtues të shoqërive që operojnë në tregjet financiare, si edhe përfaqësues të bizneseve.
Në fjalën e tij, z. Mete theksoi se janë dashur jo pak përpjekje për të arritur deri këtu, ndërsa uroi që ky hap të shërbejë si shembull për t’u ndjekur nga kompani të tjera, publike ose private.
Ligjet e reja për tregjet e kapitalit dhe për sipërmarrjet e investimeve kolektive sjellin harmonizim me kuadrin ligjor të BE, vendosin standarde evropiane për veprimtarinë e subjekteve nën mbikëqyrje, si edhe rrisin standardet e mbikëqyrjes.
“Ligji i ri për fondet e investimit na krijon mundësinë të sillemi si rregullatorë evropianë, edhe pse nuk jemi ende në BE. Kemi lidhur së fundmi marrëveshje me vende të zhvilluara në këtë drejtim, siç është Austria dhe Luksemburgu, ndërkohë që emra të mëdhenj evropianë sa i përket fondeve të investimit kanë shfaqur interes për të operuar në Shqipëri. Aktualisht, kemi një aplikim nga një prej fondeve më të mëdha në Evropë për të qenë i pranishëm në Shqipëri, si edhe një tjetër aplikim nga një fond evropian për të krijuar fondin e parë të gjelbër ESG në vendin tonë”, u shpreh Mete.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv deklaroi se të gjitha bankat që operojnë në tregjet e kapitalit duke kryer shërbime investimi për klientët, kanë realizuar procesin e përshtatshmërisë, kanë zgjeruar licencat e tyre bazuar në ligjin e ri dhe tashmë operojnë në një format rregullator evropian.
Për të gjitha këto, Autoriteti mori vlerësime nga Komisioni Evropian në shkurt të këtij viti në Takimet Bilaterale në Bruksel për kapitullin 9, ku u konstatua progres i konsiderueshëm në procesin e përafrimit ligjor e rregullator me acquis dhe direktivat evropiane.
Gjithashtu, për shkak të avancimit të bërë me bazën ligjore e rregullatore për tregjet e kapitalit, Banka Botërore ka përzgjedhur dhe ka rekomanduar Autoritetin që të asistojë Komisionin e Letrave me Vlerë të Ukrainës, në procesin e nisur prej tyre për të harmonizuar kuadrin ligjor me praktikat dhe direktivat evropiane.
SCAN
Sondazh

Raporti: Mbretëria e Bashkuar ka një nga jetëgjatësitë më të ulëta në mesin e vendeve të pasura. Por pse?
Studiuesit kanë zbuluar pse britanikët po vdesin më të rinj se homologët e tyre evropianë. Një raport ka ofruar një shpjegim përse Mbretëria e Bashkuar ka......

Sa po këmbehen monedhat kryesore ditën e sotme?
Dollari amerikan e ka nisur ditën e sotme duke regjistruar një rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 95.6 lekë dhe shitet me 96.8 lekë sipas kursit të......

Paralajmërimi i ri i Moskës rrit menjëherë çmimin e grurit
Çmimi i grurit i është rikthyer trendit rritës. Për këtë lëndë të parë, bursat ndërkombëtare kanë nisur të ndryshojnë në rritje çmimin pasi Moska bëri me dije......

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mban të pandryshuar normën e interesit
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e......

Kush janë 10 qytetet më të populluar në botë?
Pak kohë më parë planeti ka kaluar barrierën prej 8 miliardë banorësh, një shifër që do të vazhdojë të rritet në vitet në vijim, deri në 10 miliardë në vitin......

3 korriku shënohet dita më e nxehtë në botë - Temperatura mesatare globale arriti në 17°C
Edhe Antarktida, aktualisht në dimër, regjistroi temperatura anormalisht të larta. Bota regjistroi ditën më të nxehtë ndonjëherë këtë javë. E hëna e 3......

Të varfër, por nuk kursejmë për argëtim - Shpenzojmë 1.1 miliard euro në vit, 6.2% të PBB-së. Jemi të 3-tët në Europë
Sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat, të analizuara nga `Scan Intel`, rezulton se shqiptarët janë të tretët në Europë për peshën që zë argëtimi dhe......

Bosnja ndihmon perëndimin të shkëputet nga Kina - Miniera e argjendit, një nga projektet më të mëdha në Europë
Projekti Vareš i kompanisë “Adriatic Metals” në Bosnje dhe Hercegovinë, që është i listuar në bursën e Londrës, do të jetë një nga vendet e pakta të mëdha në......