Bosnja ndihmon perëndimin të shkëputet nga Kina - Miniera e argjendit, një nga projektet më të mëdha në Europë

Projekti Vareš i kompanisë “Adriatic Metals” në Bosnje dhe Hercegovinë, që është i listuar në bursën e Londrës, do të jetë një nga vendet e pakta të mëdha në kontinentin europian ku do të zhvillohen metalet kyçe të revolucionit të gjelbër.
Projekti mori mbështetje në terren, sepse ndihmoi në forcimin e ekonomisë lokale. Kjo mbështetet nga fakti se ky projekt kohët e fundit mori statusin e një "projekti të një rëndësie të veçantë" për Bosnje-Hercegovinën, gjë që tregon rëndësinë e këtij operacioni për sa i përket kontributit të tij ekonomik prej 25 për qind të totalit të investimeve të huaja direkte në Ballkan. Pritshmëria është që falë projektit Vareš, viti 2024 do të jetë i pari që nga pavarësia në 1991 që Bosnja dhe Hercegovina do të shënojë një suficit tregtar, pra do të ketë eksporte më të larta se importe.
Investitorët, politikanët dhe prodhuesit ndërkombëtarë janë në favor të tij, sepse një projekt i tillë do të lehtësonte aksesin në Europë në materialet e nevojshme për revolucionin e gjelbër, në të cilin argjendi, përçueshmëria e të cilit e bën atë ideal për t'u përdorur në turbinat e erës, dhe metale të tjera tradicionale si bakri do të jenë kyçe. Në vitin 2040, bota pritet të ketë nevojë për katër herë më shumë nga këto metale kritike për teknologjitë e gjelbra sesa sot, për t'u afruar edhe me përmbushjen e objektivave të emetimeve zero të dioksidit të karbonit.
Kreu i Njësisë për Lëndët e Para Kritike të Komisionit Europian, theksoi se “tranzicioni i gjelbër dhe dixhital do të rrisë shumë nevojën për këto materiale” dhe “ekonomitë e së ardhmes nuk do të mbështeten më mbi naftën dhe qymyrin, por mbi litiumin, silicin dhe elementët e mineraleve”.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Beteja kundër inflacionit, në një fazë të re - Qeveritë europiane, apel për ulje të çmimeve. Synohen fitimet e larta të korporatave
Një kapitull i ri po hapet në betejën kundër inflacionit në Europë, pasi qeveritë tani përpiqen të bindin bizneset të ulin çmimet e tyre. Arsyetimi është i......

Sa paqësore është Shqipëria? - Indeksi/ Renditemi në vend të 40-të në botë, të dytët në rajon. Përmirësohemi në pikëzim
“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2023 tregon se Shqipëria është ngjitur me një pozicion, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar dhe po ashtu është rritur......

BB, 65 milionë euro për bujqësinë, ministrja Krifca: Rrisim aksesin e fermerëve të vegjël në tregje, konkurrueshmërinë, ulim kostot e prodhimit
Strategjia e re e bashkëpunimit të Bankës Botërore me qeverinë shqiptare në fushën e bujqësisë, mbështet drejtpërdrejtë fermerët, agropërpunuesit dhe......

Prezantohet projekti i Vlora Marina, e para marinë e klasit botëror në vend
Në një vend që simbolizon historinë, përzgjedhur po aq si një pikë takimi për të parë nga e ardhmja, në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, u prezantua projekti i......

Pasuritë publike, në rrezik tjetërsimi - KLSH: Nuk janë të regjistruara, duhet ndërhyrë sa më shpejt
Një pjesë e konsiderueshme godinash dhe prona publike, nuk janë të regjistruara në regjistrin e kontabilitetit duke sjellë rrezik të lartë për tjetërsimin e......

Makina fluturuese merr licencën ajrore - Mjeti do të testohet në kërkim të miratimit të qeverisë amerikane
Administrata amerikane Federale e Aviacionit ka certifikuar për testimin e një automjeti që një startup në Kaliforni e përshkruan si një makinë fluturuese –......

Mjekësia, 5 vite punë për marrjen e diplomës - Vendimi i qeverisë hyn në fuqi këtë vit të ri akademik. Synohet frenimi i largimit të mjekëve
Të gjithë studentët që do të nisin këtë vit të ri akademik në Universitetin publik të Mjekësisë do të duhet që pas përfundimit të studimeve të punojnë 5 vite......

Sa u rrit çmimi i mishit, vezëve dhe qumështit? - Rënia e prodhimit ka rënduar xhepat e konsumatorëve
Blegtoria vijon të mos jetë në ditë të mira, pasi numri i gjedhëve, të imtave dhe shpendëve ka pësuar rënie progresive nga viti në vit. Konkretisht, numri i......