Beteja kundër inflacionit, në një fazë të re - Qeveritë europiane, apel për ulje të çmimeve. Synohen fitimet e larta të korporatave

Një kapitull i ri po hapet në betejën kundër inflacionit në Europë, pasi qeveritë tani përpiqen të bindin bizneset të ulin çmimet e tyre. Arsyetimi është i thjeshtë: fitimet e korporatave janë shumë të larta.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, çmimet e konsumit në 20 vendet e Eurozonës janë rritur në qershor me 5.5% krahasuar me një muaj më parë. Megjithatë, ky ngadalësim i çmimeve është kryesisht rezultat i uljes së kostove të energjisë. Inflacioni bazë, matësi që përjashton kategoritë e paqëndrueshme si energjia dhe ushqimi, u rrit 5.4% në qershor, nga 5.3% në maj. Akoma më shqetësuese për familjet është se çmimet e ushqimeve janë ende në rritje me ritme të larta, megjithëse janë ngadalësuar relativisht në muajt e fundit.
Çmimet e energjisë, që u rritën vitin e kaluar, tani mund të lëvizin në nivele më normale, por rritjet e mprehta të çmimeve të ushqimeve po shkaktojnë shqetësim tek qeveritë europiane. Tani, autoritetet po u bëjnë presion supermarketeve dhe prodhuesve të ushqimit që të kufizojnë, apo edhe të anulojnë rritjet. Lëvizjet e tyre janë më pak se kufijtë e vendosur nga qeveritë në fillim të viteve 1970, por ato e shtyjnë Europën drejt një qasjeje më ndërhyrëse ndaj inflacionit sesa SHBA-ja. Megjithatë, në anën tjetër të Atlantikut, ritmi i rritjes së çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm muajt e fundit.
Në Francë, ku çmimet e ushqimeve janë rritur më shumë se 14% vitin e kaluar, qeveria po përpiqet të bindë industritë më të mëdha të vendit të bëjnë shkurtime. Qeveria franceze u ka kërkuar 75 kompanive industriale të dërgojnë një listë të produkteve për të cilat do të ulin çmimet. Kompanitë ushqimore thonë se mund të bëjnë disa ulje cmimesh në produkte si makaronat dhe mishin e pulës, ku çmimet e lëndëve të para kanë rënë, por në kategori si qumështi apo mishi i derrit, ulja e çmimeve është e pamundur pasi kostot mbeten të larta.
Në Britani, shitësve kryesorë me pakicë u është kërkuar të justifikojnë fitimet e tyre. Komisioni i konkurrencës do të publikojë rezultatet e hetimit të çmimeve të ushqimeve në korrik. Deri më tani, vetëm Kroacia dhe Hungaria kanë zbatuar kufijtë e çmimeve. Në shtator 2022, qeveria kroate vendosi një ulje prej 30% të çmimeve të vajit, miellit, sheqerit, mishit të derrit e pulës dhe qumështit.
Hungaria njoftoi javën e kaluar zgjatjen e kufirit në një listë të ngjashme produktesh deri në gusht. Në muajt e fundit politikëbërësit europianë kanë qenë të bindur se fitimet më të larta kanë rritur çmimet e mallrave dhe shërbimeve. Kohët e fundit, institucionet ndërkombëtare si FMN dhe OECD duket se e mbështesin këtë pikëpamje.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Sa paqësore është Shqipëria? - Indeksi/ Renditemi në vend të 40-të në botë, të dytët në rajon. Përmirësohemi në pikëzim
“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2023 tregon se Shqipëria është ngjitur me një pozicion, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar dhe po ashtu është rritur......

BB, 65 milionë euro për bujqësinë, ministrja Krifca: Rrisim aksesin e fermerëve të vegjël në tregje, konkurrueshmërinë, ulim kostot e prodhimit
Strategjia e re e bashkëpunimit të Bankës Botërore me qeverinë shqiptare në fushën e bujqësisë, mbështet drejtpërdrejtë fermerët, agropërpunuesit dhe......

Prezantohet projekti i Vlora Marina, e para marinë e klasit botëror në vend
Në një vend që simbolizon historinë, përzgjedhur po aq si një pikë takimi për të parë nga e ardhmja, në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, u prezantua projekti i......

Pasuritë publike, në rrezik tjetërsimi - KLSH: Nuk janë të regjistruara, duhet ndërhyrë sa më shpejt
Një pjesë e konsiderueshme godinash dhe prona publike, nuk janë të regjistruara në regjistrin e kontabilitetit duke sjellë rrezik të lartë për tjetërsimin e......

Makina fluturuese merr licencën ajrore - Mjeti do të testohet në kërkim të miratimit të qeverisë amerikane
Administrata amerikane Federale e Aviacionit ka certifikuar për testimin e një automjeti që një startup në Kaliforni e përshkruan si një makinë fluturuese –......

Mjekësia, 5 vite punë për marrjen e diplomës - Vendimi i qeverisë hyn në fuqi këtë vit të ri akademik. Synohet frenimi i largimit të mjekëve
Të gjithë studentët që do të nisin këtë vit të ri akademik në Universitetin publik të Mjekësisë do të duhet që pas përfundimit të studimeve të punojnë 5 vite......

Sa u rrit çmimi i mishit, vezëve dhe qumështit? - Rënia e prodhimit ka rënduar xhepat e konsumatorëve
Blegtoria vijon të mos jetë në ditë të mira, pasi numri i gjedhëve, të imtave dhe shpendëve ka pësuar rënie progresive nga viti në vit. Konkretisht, numri i......

Produktet e para të shërbimit satelitor - Rama: Ndërtimet abuzive dhe sipërfaqet me kanabis, më të lehta për t’u konstatuar
Në janar të këtij viti në qendër hapësinore Kenedi në SHBA është kryer lëshimi i dy satelitëve tanë Albania 1 dhe Albania 2 dhe deri më 21 qershor janë......