Produktet e para të shërbimit satelitor - Rama: Ndërtimet abuzive dhe sipërfaqet me kanabis, më të lehta për t’u konstatuar

Në janar të këtij viti në qendër hapësinore Kenedi në SHBA është kryer lëshimi i dy satelitëve tanë Albania 1 dhe Albania 2 dhe deri më 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme për 16 mijë km katrorë të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e produkteve të para të shërbimit satelitor, kryeministri Edi Rama u shpreh se ndërkohë janë shtuar edhe 8 satelitë të tjerë për të na furnizuar me më shumë imazhe në lidhje me territorin.
“Vlera e këtyre imazhe për disiplinën në rindërtim është e jashtëzakonshme, pasi mund të lexojmë në kohë reale për shfrytëzimin e territorit dhe për ndërtimet pa leje. Është një proces pune që do të kërkojë përfshirje të institucioneve me shumë kursim në kosto dhe sigurish me kontribut të madh në mbështetje të agjensive ligjzbatuese kanabisi. Tashmë është më e lehtë për të gjithë autoritetet që të kenë një qartësi të plotë jo vetëm në sa sipërfaqe konstatohet e tillë, por edhe për ndërhyrjet. Kombinimi i të dhënëve me monitorime bërë me Guarda Di Financa na jep një fuqi të madhe. U fol për zjarret, për ndërhyrjet e paligjshme në pyje dhe për reflektimin e të dhënave që kanë të bëjnë me përmbajtjen e ujit. Me imazhet satelitore të marra për produktet bujqësore ne mund të marrim lajme të mira që janë në territor por që ne nuk mund ti marrim”, ka thënë Rama.
Ndërkohë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zv/kryeministre, Belinda Balluku, u shpreh se deri më tani është mbuluar me imazheri rreth 47% e sipërfaqes së territorit shqiptar.
“Shqipëria me futjen e shërbimeve satelitore është duke avancuar drejt përdorimit të teknologjive të avancuara si Inteligjenca Artificiale, machine learning dhe deep learning. Kështu nëpërmjet dixhitalizimit automatik, është arritur që nëpërmjet Inteligjencës Artificiale dhe metodës deep learning kemi marrë shembuj të ndryshëm që krijojmë modele prej tyre he më pas aplikohen mbi imazhe të ndryshme për të arritur objektivin final. “, shtoi Balluku.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Ndërtimet pa leje do të përdoren për strehim social - Miratohet projektligji/ Çfarë parashikon fondi i veçantë i objekteve të konfiskuara?
Pavarësisht debateve dhe kundërshtimeve, miratohet projektligji që ka qëllim administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, e më pas përdorimin......

A po mendon Macron mbylljen e mediave sociale për të përmbajtur çrregullimin civil?
Presidenti francez Emmanuel Macron, duke luftuar për të frenuar një tjetër periudhë protestash të dhunshme në të gjithë vendin, u takua me kryetarët e bashkive......

Shqipëria me një Qendër të vetme Kombëtare të Kontrollit të Trafikut – ARRSH njofton nisjen e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka njoftuar nisjen e punimeve për ndërtimin e godinës së Qendrës Kombëtare të......

Rikthehet kaosi te fluturimet në Europë - Pasagjerët paralajmërohen për një sezon veror vërtet sfidues
Kaosi i udhëtimeve mund të rikthehet këtë verë pasi industria e aviacionit paralajmëron për aeroporte të mbingarkuar, qiell të mbushur me njerëz dhe kohë më të......

Parisi zëvendëson Londrën në sistemin bankar - Strategjia me tre shtylla e Macron për të nxitur sektorin financiar
Vetëm pak kilometra larg Nanter me popullsi të dendur, epiqendra e trazirave që shpërthyen ditët e fundit në Francë për vdekjen e një djali 17-vjeçar......

Gjermania po “qan” për punëtorë - Vendit i duhen 1.5 milionë emigrantë në vit
“Gjermania ka nevojë për 1.5 milionë emigrantë në vit, në mënyrë që, nëse refuzohet emigracioni i madh, vendi duhet të ketë 400 mijë qytetarë të rinj çdo vit......

Audituesit e BE-së: Miliarda euro po shpenzohen kot për tranzicionin e ekonomisë rrethore
Tranzicioni në një ekonomi rrethore në vendet e Bashkimit Evropian (BE) është shumë prapa afatit pavarësisht nga miliarda euro të shpenzuara për përpjekjet,......

Google gjobitet me 2 milionë euro në Francë - Shkak motori i kërkimit dhe Google Play
Gjigandi i teknologjisë Google është gjobitur me 2 milionë euro në Francë për motorin e tij të kërkimit dhe Google Play Store. Drejtoria e Përgjithshme......