Parisi zëvendëson Londrën në sistemin bankar - Strategjia me tre shtylla e Macron për të nxitur sektorin financiar

Vetëm pak kilometra larg Nanter me popullsi të dendur, epiqendra e trazirave që shpërthyen ditët e fundit në Francë për vdekjen e një djali 17-vjeçar franko-algjerian nga zjarri i policisë, sektori financiar po lulëzon. Plani ambicioz i presidentit Macron për të tërhequr investitorët thekson më tej hendekun midis të pasurve dhe atyre që nuk kanë dhe rrezikon të rrisë tensionet sociale.
Dhe ndërsa Macron thuhet se ka refuzuar premtimin e tij për të mbyllur hendekun racor dhe ekonomik, ka tregues se ai e ka realizuar një tjetër premtim: të sigurojë që Parisi gradualisht të zëvendësojë Londrën si qendra financiare e botës. Në sfondin e Brexit, ish-bankieri Macron synoi ta kthente Parisin në trampolinë e re ekonomike të Europës. Sipas ekspertëve kur mori detyrën gjashtë vjet më parë ai kishte një strategji të qartë: të ishte përfituesi kryesor i Brexit-it. Dhe kjo është ajo që ai bëri. Fitimi më i madh i Francës në shërbimet financiare erdhi nga pesë bankat e mëdha të investimeve amerikane, të cilat kanë zhvendosur të paktën 1600 punonjës në Paris. Në vitin 2021, një studim vjetor zbuloi se Franca e kaloi Mbretërinë e Bashkuar në numrin e investimeve direkte të SHBA-së në shërbimet financiare që shkojnë në Europë.
Parisi ka qenë gjithmonë një destinacion tërheqës për investime, megjithatë politika të caktuara të Macron e kanë forcuar trendin. Zyrtarët përshkruajnë një strategji me tre drejtime. E para u fokusua në reformën tatimore. Ndërsa Britania e Madhe sapo rriti taksën e saj jashtëzakonisht të ulët të korporatave prej 19% në 25%, Franca e ka ulur të sajën në vitet e fundit nga 33%, gjithashtu në 25%, ndërsa vendosi ulje tatimore deri në 50% për drejtuesit e huaj dhe emigrantët që kthehen në shtëpi. Rezultati ka qenë një fluks global i drejtuesve: Banka e Amerikës në Paris, tani punëson rreth 600 punonjës nga 49 vende të ndryshme, nga 70 disa vite më parë. Shtylla e dytë e Macron lidhet me konkurrencën. Krahas rregullimit të diskutueshëm, por kritik të pensioneve për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, një sërë reformash në tregun e punës i bëjnë kushtet e punësimit më fleksibël. E treta ishte stabiliteti politik, edhe nëse Macron vështirë se mund të pretendojë më në fund rolin e liderit popullor. Megjithatë, ai do të jetë në Pallatin Élysée deri në vitin 2027, ndërsa ministri i tij i financave, Bruno Le Maire, ka qëndruar në detyrën e tij për gjashtë vjet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gjermania po “qan” për punëtorë - Vendit i duhen 1.5 milionë emigrantë në vit
“Gjermania ka nevojë për 1.5 milionë emigrantë në vit, në mënyrë që, nëse refuzohet emigracioni i madh, vendi duhet të ketë 400 mijë qytetarë të rinj çdo vit......

Audituesit e BE-së: Miliarda euro po shpenzohen kot për tranzicionin e ekonomisë rrethore
Tranzicioni në një ekonomi rrethore në vendet e Bashkimit Evropian (BE) është shumë prapa afatit pavarësisht nga miliarda euro të shpenzuara për përpjekjet,......

Google gjobitet me 2 milionë euro në Francë - Shkak motori i kërkimit dhe Google Play
Gjigandi i teknologjisë Google është gjobitur me 2 milionë euro në Francë për motorin e tij të kërkimit dhe Google Play Store. Drejtoria e Përgjithshme......

Duke luftuar Brexit - Firmat britanike kthehen për të investuar në Evropë
I mërzitur nga vonesat doganore dhe burokracia shtesë që kur Britania u largua nga Bashkimi Evropian, Farrat, një prodhues i vogël në Mançester, po rrit......

Sa po këmbehen monedhat kryesore ditën e sotme?
Dollari amerikan e ka nisur ditën e sotme duke regjistruar një rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 95.1 lekë dhe shitet me 96.3 lekë sipas kursit të......

Rritja e volumeve tregtare në Durrës – Porto Romano përpunon 93.8 % e të gjithë sasisë së mallrave në vendin tonë në rrugë detare
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar të dhënat analitike të 5 viteve të fundit, (2018-2022) në kompleksin portual Durrës – Porto......

Hetimi i Meta - Autoritetet e konkurrencës së BE-së mund të shtojnë shkeljet e mbrojtjes së të dhënave
Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) po vendos për një çështje në Gjermani mes Metës dhe autoritetit antitrust të vendit. Organet kombëtare të......

“Një përvjetor i miqve miliarder” – Ja historia e shoqërisë së Warren Buffett dhe Bill Gates
Warren Buffett dhe Bill Gates janë miq shumë të ngushtë që kanë bashkëpunuar në filantropi, aktivizëm politik dhe online. Miqësia e tyre ikonike filloi më......