Gjermania po “qan” për punëtorë - Vendit i duhen 1.5 milionë emigrantë në vit

“Gjermania ka nevojë për 1.5 milionë emigrantë në vit, në mënyrë që, nëse refuzohet emigracioni i madh, vendi duhet të ketë 400 mijë qytetarë të rinj çdo vit dhe kështu do të ruhet numri i punëtorëve.” Është ky përfundimi i këshillit të ekspertëve ekonomikë të qeverisë gjermane, botuar së fundmi nga mediat në vend.
Madje ata këmbëngulin se vendi ka një nevojë urgjente për një kulturë të mirëseardhjes. Sipas tyre ligji i ri gjerman për punën profesionale duhet të shkojë në këtë drejtim. Megjithatë, sipas tyre, duhet më shumë, për shembull shërbime për emigrantët që nuk do t'u shkaktojnë frikë, por do t'u ofrojnë shërbime.
Një nga ndryshimet është se ata nuk do e kenë më kusht njohjen dhe praktikimin e gjuhës gjermane për cdo vend pune. Përkundrazi duhet që punonjësit në shërbimet për të huajt të flasin anglisht.
Dhjetë ditë më parë, koalicioni qeverisës i Gjermanisë prej tre anëtarësh miratoi një ligj të ri për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar me shumicën e tij në Bundestag. Risi në të është ndër të tjera i ashtuquajturi sistem ‘shanse,’ i cili bazohet në pikë që fitohen sipas kritereve të ndryshme.
Këto përfshijnë aftësitë gjuhësore, përvojën e punës, moshën dhe lidhjet me Gjermaninë. Në të ardhmen, ekspertët e teknologjive IT do të mund të vijnë në Gjermani edhe pa diplomë universitare, nëse mund të dëshmojnë se kanë kualifikimet e nevojshme.
Këshilli i Ekspertëve Ekonomikë të Qeverisë Gjermane ka pesë anëtarë dhe si organ qeveritar merret me analizën e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Audituesit e BE-së: Miliarda euro po shpenzohen kot për tranzicionin e ekonomisë rrethore
Tranzicioni në një ekonomi rrethore në vendet e Bashkimit Evropian (BE) është shumë prapa afatit pavarësisht nga miliarda euro të shpenzuara për përpjekjet,......

Google gjobitet me 2 milionë euro në Francë - Shkak motori i kërkimit dhe Google Play
Gjigandi i teknologjisë Google është gjobitur me 2 milionë euro në Francë për motorin e tij të kërkimit dhe Google Play Store. Drejtoria e Përgjithshme......

Duke luftuar Brexit - Firmat britanike kthehen për të investuar në Evropë
I mërzitur nga vonesat doganore dhe burokracia shtesë që kur Britania u largua nga Bashkimi Evropian, Farrat, një prodhues i vogël në Mançester, po rrit......

Sa po këmbehen monedhat kryesore ditën e sotme?
Dollari amerikan e ka nisur ditën e sotme duke regjistruar një rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 95.1 lekë dhe shitet me 96.3 lekë sipas kursit të......

Rritja e volumeve tregtare në Durrës – Porto Romano përpunon 93.8 % e të gjithë sasisë së mallrave në vendin tonë në rrugë detare
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar të dhënat analitike të 5 viteve të fundit, (2018-2022) në kompleksin portual Durrës – Porto......

Hetimi i Meta - Autoritetet e konkurrencës së BE-së mund të shtojnë shkeljet e mbrojtjes së të dhënave
Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) po vendos për një çështje në Gjermani mes Metës dhe autoritetit antitrust të vendit. Organet kombëtare të......

“Një përvjetor i miqve miliarder” – Ja historia e shoqërisë së Warren Buffett dhe Bill Gates
Warren Buffett dhe Bill Gates janë miq shumë të ngushtë që kanë bashkëpunuar në filantropi, aktivizëm politik dhe online. Miqësia e tyre ikonike filloi më......

Spanja bëhet destinacioni kryesor për investimet amerikane
Jaime Malet, Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Shteteve të Bashkuara në Spanjë (AmChamSpain), beson se Spanja mban një "pozicion strategjik" në hartën botërore......