BB, 65 milionë euro për bujqësinë, ministrja Krifca: Rrisim aksesin e fermerëve të vegjël në tregje, konkurrueshmërinë, ulim kostot e prodhimit

Strategjia e re e bashkëpunimit të Bankës Botërore me qeverinë shqiptare në fushën e bujqësisë, mbështet drejtpërdrejtë fermerët, agropërpunuesit dhe eksportuesit shqiptar.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zbardhi detaje të marrëveshjes së arritur me Bankën Botërore, që do të financojë 65 milionë euro në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.
Në konferencën për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, ministrja Krifca e cilësoi këtë financim strategjik të BB për Shqipërinë, një tjetër sinjal të fortë mbështetje që qeveria i jep fermerit, agropërpunuesit dhe eksportuesit shqiptar.
Krifca tha se, “falë kësaj marrëveshje mbështesim direkt fermerët e vegjël, duke lehtësuar daljen e prodhimit të tyre në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare, uljen e kostove të prodhimit, modernizimin e bujqësisë shqiptare, çka sjell eventualisht rritjen e konkurrueshmëris dhe eksporteve tona”.
Ministrja informoi se, së pari, do të financojmë zgjerimin e rrjetit të ujitjes dhe kullimit në territorin tonë bujqësor, duke përdorur metodat dhe teknologjitë më efektive në dispozicion.
Pothuajse 27 milionë euro investim do të shkojnë për modernizimin apo ndërtimin e sistemeve të vaditjes në një territor prej mbi 23 mijë hektarësh në zonën e Divjakës, Konispolit, Lushnjes dhe kullimit në rreth 10 mijë hektarë të zonës së Semanit, Darzezës dhe Hoxharës.
Gjithashtu, vijoi ajo në 27 stacione aktuale të kullimit do të instalohen panele diellore, duke i bërë ato të vetmjaftueshëm dhe pavarur nga rrjeti i energjisë elektrike, çka i kursen buxhetit të shtetit gjysmë milionë euro çdo vit.
Ministrja theksoi se, nga ky investim përfitojnë direkt dhjetëra mijëra fermerë.
“Do të ngrihet një zinxhir prej pesë qendrash rajonale në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, të të ashtuquajturës “Mikro Food Hub”, platforma që lidhin direkt restorantet dhe rrjedhimisht konsumatorin, me prodhuesit e vogël. Këto platforma do të lejojnë gjithmonë e më shumë fermerë që të prodhojnë një produkt të standartizuar, në përputhje me nevojat e tregut dhe me shitje të garantuar 100% që fazën e kultivimit”, u shpreh Krifca.
Sipas saj, duke bërë këtë ndërlidhje, ky investim prej 14 milionë eurosh do të mbështesë direkt rritjen e prodhimit, eksporteve dhe të ardhurave.
Gjithashtu theksoi ministrja, 20 milionë euro të këtij financimi do të fuqizojnë sigurinë ushqimore, përmes rehabilitimit të infrastrukturës së laboratorëve tanë kufitarë, në doganën e Bllatës, Kakavijës, Kaptshticës, Qafë Botës, Qafë Thanës dhe Vlorës.
Sipas saj, ky investim ka një qëllim të dyfishtë.
“E para, rrit më tej sigurinë për konsumatorin shqiptar, duke kryer në kohë reale dhe me efikasitet të plotë analizat për mallrat ushqimore të importuara dhe së dyti, përafron standardet tona me ato të Bashkimit Europian duke lehtësuar rritjen e eksporteve jo vetëm në Europë, por në mbi 80 vendet që aktualisht realizojmë shkëmbime tregtare në fushën bujqësore”, u shpreh Krifca.
Ministrja u ndal edhe në një fushë tjetër ku do të adresohet mbështetja e BB, që siç tha ajo, “e fundit, por jo nga rëndësia, pasi e gjithë kjo paketë strategjike mbështet inovacionin, zinxhirin e plotë të vlerës, forcimin e bujqësisë së bazuar në dije dhe disa sektorë, siç është ai i prodhimit të vajit të ullirit”.
Ministrja u ndal edhe në vendimin e fundit të Qeverisë shqiptare, që tashmë ofron mbështetje financiare prej 40 000 lekë në muaj për studentët e rinj që zgjedhin të studiojnë në disa programe prioritare, ku përfshihet edhe dega e Bujqësisë.
Ajo i ftoi të rinjtë që janë përpara zgjedhjes për Universitetet që ti bashkohen Bujqësisë, si një mundësi shumë e mirë për sipërmarrje të reja në gjithë spektrin që ofron zhvillimi rural, duke kontribuar kështu për ekonominë e tyre dhe të vendit.
SCAN
Sondazh

Prezantohet projekti i Vlora Marina, e para marinë e klasit botëror në vend
Në një vend që simbolizon historinë, përzgjedhur po aq si një pikë takimi për të parë nga e ardhmja, në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, u prezantua projekti i......

Pasuritë publike, në rrezik tjetërsimi - KLSH: Nuk janë të regjistruara, duhet ndërhyrë sa më shpejt
Një pjesë e konsiderueshme godinash dhe prona publike, nuk janë të regjistruara në regjistrin e kontabilitetit duke sjellë rrezik të lartë për tjetërsimin e......

Makina fluturuese merr licencën ajrore - Mjeti do të testohet në kërkim të miratimit të qeverisë amerikane
Administrata amerikane Federale e Aviacionit ka certifikuar për testimin e një automjeti që një startup në Kaliforni e përshkruan si një makinë fluturuese –......

Mjekësia, 5 vite punë për marrjen e diplomës - Vendimi i qeverisë hyn në fuqi këtë vit të ri akademik. Synohet frenimi i largimit të mjekëve
Të gjithë studentët që do të nisin këtë vit të ri akademik në Universitetin publik të Mjekësisë do të duhet që pas përfundimit të studimeve të punojnë 5 vite......

Sa u rrit çmimi i mishit, vezëve dhe qumështit? - Rënia e prodhimit ka rënduar xhepat e konsumatorëve
Blegtoria vijon të mos jetë në ditë të mira, pasi numri i gjedhëve, të imtave dhe shpendëve ka pësuar rënie progresive nga viti në vit. Konkretisht, numri i......

Produktet e para të shërbimit satelitor - Rama: Ndërtimet abuzive dhe sipërfaqet me kanabis, më të lehta për t’u konstatuar
Në janar të këtij viti në qendër hapësinore Kenedi në SHBA është kryer lëshimi i dy satelitëve tanë Albania 1 dhe Albania 2 dhe deri më 21 qershor janë......

Ndërtimet pa leje do të përdoren për strehim social - Miratohet projektligji/ Çfarë parashikon fondi i veçantë i objekteve të konfiskuara?
Pavarësisht debateve dhe kundërshtimeve, miratohet projektligji që ka qëllim administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, e më pas përdorimin......

A po mendon Macron mbylljen e mediave sociale për të përmbajtur çrregullimin civil?
Presidenti francez Emmanuel Macron, duke luftuar për të frenuar një tjetër periudhë protestash të dhunshme në të gjithë vendin, u takua me kryetarët e bashkive......