Fitimet e korporatave të mëdha rriten në 1 trilion USD - OJQ, apel për vendosjen e taksave mbi fitimet e tepërta

Një studim i publikuar nga Oxfam dhe ActionAid zbulon se 722 korporata globale së bashku bënë më shumë se 1 trilion dollarë në vit në fitime të papritura në 2021 - shin dhe 2022 - shin.
Nga këto korporata, 45 kompani energjetike realizuan mesatarisht 217 miliardë euro në vit fitime të papritura, ndërsa kompanitë në sektorë të tjerë duke përfshirë ushqimin dhe pijet, bankat dhe farmaceutikët panë gjithashtu rritje të fitimeve, sipas dy OJQ-ve.
Analiza bazohet në renditjen e Forbes Global 2000 dhe përcakton fitimet e papritura si ato që tejkalojnë fitimet mesatare në katër vitet e mëparshme me më shumë se 10%.
Ndërkohë, sipas dy OJQ-të, një miliard punëtorë në 50 vende pësuan një ulje të pagave reale prej 746 miliardë dollarësh në vitin 2022.
Oxfam dhe ActionAid po bëjnë thirrje për një taksë mbi fitimet e tepërta që mund të përdoren për të lehtësuar kostot në rritje të jetesës dhe për të financuar projekte zhvillimi në të ashtuquajturin ‘Jug Global’.
Sipas tyre aktualisht po bëhet një padrejtësi, ku kompanitë po regjistrojnë fitime të mëdha të papritura, ndërsa njerëzit po luftojnë me faturat e tyre të energjisë apo me blerjen e ushqimit në supermarket dhekjo është e papranueshme.
Zyrtarët e Oxfam, theksuan se në disa kompani, 85% e të gjitha fitimeve të papritura të gjeneruara në vitin 2022 shkuan për aksionerët, duke ushqyer xhepat e individëve tashmë të pasur. Drejtorët ekzekutivë më të paguar në katër vende gëzonin një rritje reale të pagave prej 9% në 2022 - shin, ndërsa për punëtorët pagat ranë me 3%,” shtoi ajo.
Shtatorin e kaluar, ministrat e energjisë të BE-së ranë dakord për një taksë të përkohshme të papritur për kompanitë e karburanteve fosile që përfitojnë nga rritja e çmimeve të energjisë. Taksa, e quajtur 'kontribut solidariteti', zbatohet për fitimet që tejkalojnë 20 % të fitimeve mesatare vjetore të një kompanie që nga viti 2018.
Ndërsa çdo shtet anëtar i BE-së duhet të aplikojë taksën, përparimi në vende ndryshon me disa që ende nuk kanë miratuar masat. Taksa e BE-së u përball me rezistencë nga disa kompani, të cilat pretenduan se ky vendim zvogëlon investimet në teknologjitë e reja, duke përfshirë teknologjitë e gjelbra. Pavarësisht mekanizmit, kompanitë e mëdha të naftës arritën fitime rekord në 2022 - shin.
Kontributi i solidaritetit është një masë e përkohshme që zbatohet vetëm për fitimet e vitit 2022 dhe 2023. Oxfam dhe ActionAid po bëjnë thirrje për një taksë të përhershme të shtrirë në të gjithë sektorët që nxjerrin fitime të jashtëzakonshme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Inaugurohet ura e dytë më e gjatë e varur në Europë - Garantohet transporti i shpejtë për 7 mijë automjete në ditë
Ka nisur numërimi mbrapsht për hapjen e urës Braila në Rumani, ura e dytë më e gjatë e varur në Europën kontinentale, e ndërtuar nga Webuild në një sipërmarrje......

24 eurodeputetë i bëjnë thirrje Parlamentit Evropian të ndalojë përdorimin e Reklamava Google
Një koalicion parlamentarësh nga grupet kryesore politike i bëri thirrje Presidentes së Parlamentit Evropian Roberta Metsola që të ndalojë përdorimin e......

Titulli i parë joqeveritar në Bursë - Drejtori i AMF: Shembull për listime të tjera nga kompanitë
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete, mori pjesë në ceremoninë e listimit të instrumentit të parë në Bursën......

Raporti: Mbretëria e Bashkuar ka një nga jetëgjatësitë më të ulëta në mesin e vendeve të pasura. Por pse?
Studiuesit kanë zbuluar pse britanikët po vdesin më të rinj se homologët e tyre evropianë. Një raport ka ofruar një shpjegim përse Mbretëria e Bashkuar ka......

Sa po këmbehen monedhat kryesore ditën e sotme?
Dollari amerikan e ka nisur ditën e sotme duke regjistruar një rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 95.6 lekë dhe shitet me 96.8 lekë sipas kursit të......

Paralajmërimi i ri i Moskës rrit menjëherë çmimin e grurit
Çmimi i grurit i është rikthyer trendit rritës. Për këtë lëndë të parë, bursat ndërkombëtare kanë nisur të ndryshojnë në rritje çmimin pasi Moska bëri me dije......

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mban të pandryshuar normën e interesit
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e......

Kush janë 10 qytetet më të populluar në botë?
Pak kohë më parë planeti ka kaluar barrierën prej 8 miliardë banorësh, një shifër që do të vazhdojë të rritet në vitet në vijim, deri në 10 miliardë në vitin......