Shqipëria Postuar më 6 Korrik 2023, 13:29

Tenderët, institucionet “shmangin” vendimet e KPP - Komisioni: Nuk ndryshojnë kriteret, pavarësisht kërkesës për rishikim

Nga SCAN TV
Tenderët, institucionet “shmangin” vendimet e KPP - Komisioni:

Institucionet publike nuk zbatojnë në kohë vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik për ndryshimin e kritereve të tenderit, në rastet kur ky i fundit iu jep të drejtë operatorëve eknomikë, që paraqesin ankesa pranë këtij dikasteri. Sipas KPP-së, ndonëse është rritur zbatimi në kohë i vendimeve, sërish ka institucone që nuk respektojnë afatet kohore.

Gjatë vitit 2022, Komisioni i Prokurimit Publik, pas tejkalimit të afatit ligjor të përcaktuar për zbatimin e vendimeve nga ana e autoritetit kontraktor, ka dërguar 43 kërkesa drejtuar autoriteteve kontraktore për zbatim vendimi. Kjo shifër përbën 12.5% të vendimeve totale që Komisioni dha vitin që shkoi për ndryshim kriteresh. Më konkretisht, për periudhën 1 janar - 31 dhjetor 2022, KPP ka shqyrtuar në total 809 ankesa, teksa për 343 ankesa, pas shqyrtimit administrativ të ankesës së paraqitur nga operatori ekonomik, vendosi që autoriteti kontraktor të bëjë modifikimet të specifikuara në vendim.

Paralelisht, gjatë vitit 2022 institucionet shtetërore shpallën fitues në tenderë kompani me oferta ekonomike më të larta, duke rrezikuar që nga buxheti i shtetit të paguheshin miliona lekë më tepër për të njëjtën punë, mall apo shërbim. Sipas KPP kjo vlerë arrin në rreth 116 mln lekë, pa TVSH, por për shkak të ankesave të operatorëve ekonomikë, pagesat nuk janë ekzekutuar.  Në total, ankesat nga operatorët ekonomikë për procedurat e prokurimit publik u rritën gjatë vitit 2022, në raport me një vit më parë.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat