Buxheti e nis vitin më “këmbë të mbarë” - Arkëtohen 38.5 milionë euro më shumë vetëm për Janarin

Buxheti i shtetit e ka nisur vitin me “këmbë të mbarë”, duke arkëtuar 54.3 miliardë lekë ose 100.6% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me Janarin 2023, u mblodhën 4 miliardë lekë apo 38.5 milionë euro më shumë.
Sipas të dhënave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat tatimore për janarin e vitit 2024 u realizuan në masën 35.4 miliardë lekë, 4.8 miliardë ose 15.5% më shumë se janari i vitit të kaluar, si dhe 1.6 miliardë lekë, më shumë se plani.
Ndikim kryesor kanë pasur të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat u realizuan në masën 14 miliardë lekë, me 2 miliardë lekë më shumë se Janari 2023, si dhe realizim 107.2% të planit.
TVSH-ja regjistrohet me një rritje prej 1.3 miliardë lekë krahasimisht me një vit më parë, tatim fitimi kontribuoi me rritje në masën e 462 milionë lekë, tatimi mbi të ardhurat personale ka pasur gjithashtu perfomancë pozitive me rritje në 8.6 % si dhe taksat nacionale me 14.6 për qind më shumë.
Ndërsa të ardhurat doganore u realizuan në vlerën 15 miliardë lekë, ose 1.6% më pak se janari i vitit 2023, ku ndikim kryesor ka pasur ulja e të ardhurave nga TVSH, për shkak të luhatjeve të kursit të këmbimit.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2024, arritën në rreth 38.6 miliardë lekë me një realizim në masën 89.2 për qind të planit të periudhës.
Niveli i suficitit në muajin e parë të vitit 2024 rezultoi në rreth 15.8 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Aeroporti i Rinasit, i pari në rajon - Vetëm për janarin udhëtuan 652.270 pasagjerë. Më shumë edhe se Beogradi
Pasi arriti një shifër historike për numrin e pasagjerëve gjatë vitit 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës rikonfirmohet edhe në këtë fillim të vitit të ri.......

Shtohen të ardhurat nga skema e pensioneve - Si kanë ndryshuar të ardhurat nga viti 2015. Ulet varësia nga buxheti
Rritja e pagës minimale në shkallë vendi, reforma e pagave në sektorin publik dhe lufta ndaj informalitetit apo deklarimit të rremë, duket se ka dhënë......

Rriten gjobat për ndotjen e ajrit - Projektligji: Masa administrative 30% më të larta për shkelësit. Do “vilen” nga përmbarimi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kërkon rritjen e masës së gjobave për shkeljet në kryhen në drejtim të ndotjes së ajrit. Sipas ndryshimeve ligjore të......

Turizëm elitar, si t’i ngremë çmimin Shqipërisë? - Topuzi: Cilësi dhe infrastrukturë, rriten me 30% rezervimet
Kur pritshmëritë janë shumë të larta për sezonin e ri turistik, duke synuar 13-15 milionë vizitorë, rezervimet në hotele janë rritur me 30%. Kryetari i......

Pse ky kompleks spektakolar mund të bëhet "magneti kulturor" i këtij shteti?!
Ajo që aktualisht është vetëm një ngastër me tokë shkëmbore dhe të pazhvilluar, do të bëhet një oaz kulture në kryeqytetin e Omanit, Muscat. Kompleksi Kulturor......

Akti Normativ, 9.88 mld lekë për Portin e ri Tregtar në Porto Romano - Relacioni: Projekt madhor me standarte ndërkombëtare, rëndësi strategjike
Porti i ri tregtar në Porto Romano do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit, dhe jo me financim të huaj sikurse parashikohej në ligjin fillestar të......

Planet për borxhin, shlyerje masive principali nga 2024 - Efektet në pakësimin e kostove të shërbimit të huasë publike të dukshme në 2029
Një seri pagesash masive gjatë viteve 2024 dhe 2025, do të sjellin ulje drastike të trajektores së kostove të shërbimit të borxhit për vitet në vijim. Sipas......

Biznesi në gjendje të mirë financiare, rriti depozitat 21% - Faktorë nxitës edhe rritja e normave të interesit dhe shtimi i likuiditetit në treg
Çmimet e larta vijojnë t’i sigurojnë biznesit shqiptar situatë të mirë financiare, e cila reflektohet te ulja e nevojës së kompanive për kredi afatshkurtra për......