Bursat europiane, në rënie - Rikthehen shqetësimet për inflacionin, në fokus situata politike në Britani
Tregjet europiane janë hapur në territor negativ në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me inflacionin e lartë. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rënie të lehtë me 0.3%.
Indeksi i Çmimeve Konsumatore në SHBA pritet të publikohet të premten dhe analistët parashikojnë një ngadalësim të lehtë, krahasuar me prillin. Por disa analistët të tjerë, mendojnë se, për shkak të të dhënave pozitive mbi punësimin, çmimet mund të kenë vijuar rritjen.
Në fokus të tregjeve është edhe situata politike në Mbretërinë e Bashkuar. Të hënën në mëngjes, kryeministri Boris Johnson i mbijetoi një votëbesimi të thirrur nga ligjvënësit e partisë së tij. Por, 211 anëtare të Partisë Konservatore votuan në favor të kryeministrit, ndërsa 148 votuan kundër.
Boris Johnson kishte nevojë për një mazhorancë të thjeshtë prej 180 votash, por 148 vota kundër ishin një rezultat më i keq se pritshmëritë. Madje ishte një rezultat më i keq se votëbesimi për ish-kryeministren Theresa May, në vitin 2018. 6 muaj më vonë, ajo dha dorëheqjen nga ky post.
SCAN
Sondazh

Nafta tregtohet pranë 120 dollarë për fuçi - Rimëkëmbja e kërkesës në Kinë pas rihapjes, mbështet çmimet
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm dhe vijojnë të tregtohen pranë 120 dollarëve për fuçi, për shkak të pritshmërive se kërkesa do të......

Rritja e “yield”-eve në SHBA mbështet Dollarin - Euro bie poshtë 1.07 USD, jeni në nivelin më të ulët në 2 dekada
Dollari amerikan është forcuar ndjeshëm gjatë sesionit të sotëm, sidomos gjatë tregtisë aziatike, duke prekur sërish nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit......

Musk kërcënon të tërhiqet nga marrëveshja me Twitter – Shkak, llogaritë e rreme!
Elon Musk po kërcënon të largohet nga oferta e tij prej 44 miliardë dollarësh (41 miliardë euro) për të blerë Twitter, duke akuzuar kompaninë se refuzon t'i......

Tatim mbi fitimin e tepërt - Europa i rikthehet ‘idesë së vjetër’ si pasojë e rritje së çmimeve!
Për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të energjisë dhe të benzinës në Europë po rikthehet ideja e vjetër e tatimit mbi fitimin e tepërt. Tatimi mbi fitimin......

Boris Johnson i ‘mbijeton’ mocionit të mosbesimit!
Kryeministri britanik, Boris Johnson, arriti t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit, por dhe numri i atyre që votuan për ta rrëzuar ishte i......

Forcohet Dollari amerikan ndërsa Paundi dhe Franga vijojnë të humbasin pikë!
Paundi britanik ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 139 lekë dhe është shitur me 140.5 lekë krahasuar me ditën e......

Mbi 18 mijë fermerë marrin naftën brenda dy muajve - Ministrja Krifca: Premtim i mbajtur për ta realizuar brenda datës 2 qershor
Për vetëm dy muaj nga mbyllja e aplikimeve mbi 18 mijë fermerë në gjithë vendin kanë marrë naftën falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes. Në një takim me......

Zjarret, sa e përgatitur është Shqipëria? - Konkluzionet e raportit diagnostikues të emergjencave
https://www.youtube.com/watch?v=wXr6G0vWcls Shqipëria po bëhet gati të çelë një sezon tjetër të ri; jo turistik, por atë të zjarreve. Vitet e fundit, vendi po......