Europa Postuar më 22 Qershor 2022, 10:23

Bursat europiane i rikthehen humbjeve - Investitorët po presin dëshminë e Powell në Kongresin amerikan

Nga SCAN TV

Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pas disa ditësh në territor pozitiv, pasi investitorët tashmë janë fokusuar te kërcënimet për ngadalësimin e ekonomisë. Indeksi pan Europian STOXX 600 është hapur në rënie me rreth 0.5%, duke ndjekur tendencën po në rënie të tregjeve aziatike.

Në fokus të tregjeve do të jenë zhvillimet që kanë të bëjnë me tregun e naftës, pasi presidenti amerikan Joe Biden pritet të njoftojë pezullimin e taksës federale mbi naftën. Edhe kontratat “futures” në Wall Street po qëndrojnë në rënie, në pritje të dëshmisë së presidentit të Rezervës Federale, Jerome Powell, në Kongresin amerikan.

Investitorët janë të interesuar të mësojnë mbi trajektoren e rritjes së normës bazë të interesit nga banka qëndrore më e madhe në botë, në një kohë që inflacioni i lartë vijon të kërcënojë ekonominë.

Investitorët po presin edhe të dhënat mbi inflacionin në Mbretërinë e Bashkuar për majin, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat