Bota Postuar më 22 Qershor 2022, 10:20

Nafta humb rreth 4%, tregtohet pranë 110 dollarë - Biden pezullon taksën federale mbi karburantet, presion mbi kompanitë

Nga SCAN TV

Nafta ka rënë ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke humbur rreth 5 dollarë krahasuar me një ditë më parë, për shkak të angazhimit të presidentit amerikan, Joe Biden, për të ulur kostot e karburantit. Biden shtoi presionin ndaj kompanive amerikane të prodhojnë më shumë gjatë sezonit të pushimeve, kur kërkesa arrin kulmin.

Nafta Brent e Londrës ka humbur rreth 4% të vlerës dhe po tregtohet në rreth 110 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane ka rënë me rreth 5% dhe po tregtohet në 104 dollarë për fuçi.

Edhe nafta e përpunuar në bursën e Londrës ka rënë me rreth 5% ose me rreth 80 dollarë për ton, krahasuar me nivelin maksimal të një dite më parë, dhe po tregtohet në rreth 1255 dollarë për ton. Presidenti amerikan Joe Biden pritet të prezantojë sot planin për të pezulluar taksën federale prej 18.4 cent për galon dhe disa masa të tjera që synojnë të ulin kostot e karburantit.

Një galon naftë, e barabartë me 3.78 litra, kushton rreth 5 dollarë në Shtetet e Bashkuara. Shtatë kompanitë më të mëdha të naftës në SHBA do të takohen të enjten me presidentit Biden, nën presionin e Shtëpisë së Bardhë për të ulur çmimet e naftës, në një kohë që po realizojnë fitime rekord.

Ndër zhvillimet e tjera, investitorët janë të shqetësuar se sanksionet e Europës ndaj naftës ruse, për shkak të pushtimit të Ukrainës, nuk kanë dhënë ende efekt dhe situata me furnizimin e tregut pritet të përkeqësohet.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat