Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Holandë!
Arkeologët në Holandë zbuluan mbetjet e tempujve ku dikur ushtarët romakë u blatonin dhurata hyjnive dhe hyjneshave të tyre.
Një grup arkeologësh zbuluan në Holandë një kompleks tempulli romak gati 2000-vjeçar. Zbulimi i ka habitur dhe emocionuar arkeologët, pasi është hera e parë që zbulohen tempuj në zonat veriore të Perandorisë së dikurshme Romake.
Kompleksi i tempullit u gjet në një zonë ku nxirret argjilë në fshatin Herwen-Hemeling, në provincën lindore të Gelderland pranë kufirit me Gjermaninë. Zona ndodhet pranë zonës Roman Limes e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Gjetjet e para u bënë nga arkeologë amatorë, të cilët në vitin 2021 ndeshën në disa artefakte dhe njoftuan autoritetet. Pas analizës së këtyre zbulimeve Agjencia Kombëtare holandeze e Trashëgimisë Kulturore nisi gërmimet e mëdha në zonë.
Ekipet e arkeologëve mendojnë se dy tempujt e epokës romake janë përdorur mes shekujve të parë dhe të katërt. Dhe bazuar në llojet e mbishkrimeve si dhe të objekteve të tilla si shtiza, mbetje pajisjesh ushtarake apo parzmore kuajsh, arkeologët besojnë se kompleksi i tempullit përdorej kryesisht nga ushtarët.
Objektet e gjetura ofrojnë për arkeologët më shumë detaje për jetën në periudhën romake. P.sh. altarët e vegjël prej guri dhe mbishkrimet e tyre të kujdesshme tregojnë mënyrën se si shprehnin falënderimin ushtarët romakë dhe për çfarë ishin mirënjohës. Sipas studiuesve blatimet për të falënderuar një perëndi ose perëndeshë dhe për të kërkuar prej tyre përmbushjen e dëshirave nuk lidheshin gjithmonë me fitimin e betejave, por edhe thjesht me mbijetesën në rajonet veriore larg nga shtëpia dhe familja. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Katastrofë logjistike në kufirin Moldavi-Rumani: Miliona tonë drithëra ende të bllokuara në Ukrainë!
Miliona tonë drithëra ndodhen të bllokuara në Ukrainë. BE kërkon që produktet agrare të kalojnë përmes rrugëve tokësore në BE përmes Republikës së Moldavisë.......

Rikuperojnë Paundi dhe Dollari dhe Franga ndërsa monedha europiane nuk luhatet!
Paundi britanik ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 138 lekë dhe është shitur me 139.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Sfida e Pacollit: Asnjë favor nga shteti! Grupi Mabetex rriti punësimin dhe eksportet e Kosovës
“Nuk ka askush, as ministër, as kryeministër, i ndonjë qeverie , kudo e kushdo qoftë ai, të cilit i kam kërkuar ndonjë favor ku kam mund të përfitoj në dëm të......

Si anijet e vjetra të kontenierëve po nxjerrin miliarda dollarë ?! – Trefishohen fitimet e kompanive përgjatë tremujorit të parë të këtij viti
Kompanitë e transportit po i transformojnë ‘kovat e ndryshkut në miniera ari’ në një alkimi moderne që mund të nxisë inflacionin tashmë të shfrenuar për vitet......

Putin: Super raketa Sarmat do të jetë funksionale deri në fund të vitit!
Super ICBM Sarmat do të jetë funksional në Rusi deri në fund të vitit, deklaroi kështu presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me të rinjtë e diplomuar në......

Greqia, 80 euro subvencion për benzinën - Qeveria miraton vendimin. Përshpejtohen rimbursimet e taksave për fermerët
Qeveria e Greqisë ka miratuar të martën një paketë subvencionesh për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve. Kjo paketë do të hyjë në fuqi nga 1 korriku......

Rindërtimi i Ukrainës - Shefi i Bankës Evropiane të Investimeve jep shifrën sa mund të kushtojë
Ukraina mund të ketë nevojë për 1 trilion euro (1.1 trilion dollarë) ndihmë nga jashtë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga pushtimi i Rusisë, sipas shefit......

“Paketa antikrizë nuk e zgjidh rritjen e çmimeve” - Preçi: Politika sociale reale për shtresat në nevojë, indeksim pagash
Të ardhurat shtesë në buxhetin e shtetit duhet të shpërndahen në formën e politikave të qëndrueshme sociale që targetojnë shtresat në nevojë. Në një......