Katastrofë logjistike në kufirin Moldavi-Rumani: Miliona tonë drithëra ende të bllokuara në Ukrainë!
Miliona tonë drithëra ndodhen të bllokuara në Ukrainë. BE kërkon që produktet agrare të kalojnë përmes rrugëve tokësore në BE përmes Republikës së Moldavisë. Por problemet logjistike janë shumë të mëdha.
Pika e kalimit kufitar Leuseni-Albita në kufirin moldavo-rumun. Më shumë se 100 kamionë të ngarkuar, kryesisht nga Ukraina, Moldavia dhe Rumania, shumica të mbushur me grurë, presin që të paraqesin dokumentet. Sipas mediave lokale shoferët janë të nervozuar nga vapa është e padurueshme dhe nga radha më shumë se 10 kilometra e gjatë.
Eksporti i grurit nga Ukraina është bllokuar gati i gjithi, për shkak të luftës dhe kjo rrezikon një katastrofë botërore të urisë, pasi Ukraina është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të grurit. Të gjitha portet ukrainase janë minuar, dërguesit moldavë dhe ukrainas kërkojnë rrugë të tjera si të arrijnë në destinacion.
Iulian Postica është drejtor i Sipërmarrjes Ndërkombëtare të Transportit, AITA në Moldavi. Ai quan katastrofë situatën kufi, për shkak se 80% e transportit të produkteve kalon përmes Republikës së Moldavisë në rrugë tokësore. Sipas Posticas fajtore nuk është vetëm lufta. Të gjitha masat e palës moldave janë pa efekt nëse nuk koordinohen me autoritetet rumune. Problemi aktual qëndron tek mungesa e personelit të kontrollit kufitar nga pala rumune. "Kemi efektin e grykës së shishes, gjithçka që përpiqemi ta bëjmë shpejt bllokohet në doganën rumune. Bllokimet e trafikut do të vazhdojnë nëse të dyja palët nuk koordinohen.”
Problemi vetëm së fundmi ka filluar të merret seriozisht nga pala rumune, ku pas një defekti në sistemin e informacionit të doganës u krijuan radhë akoma më të gjata. Edhe një shofer 62 vjeçar ndërroi jetë pas kishte pritur 24 orë në pikën e kontrollit në Albita. Vetëm pas takimit të kryeministres moldave, Natalia Gavrilita me homologun rumun, Nicolae Ciuca më 10 qershor u krijuan ekipe strategjike me të dyja vendet për të përmirësuar trafikun. Nuk dihet se kur do të kenë efekt masat e këtyre ekipeve, sepse radhët ende vazhdojnë të jenë shumë të gjata.
Një mundësi për të eksportin e drithërave nga Ukraina do të ishte hekurudha. Por për momentin e parealizueshme për shkak se rrjeti i hekurudhave në Moldavi duhet të modernizohet. Vështirësi paraqet edhe gjerësia e shinave moldave që janë që nga koha sovjetike dhe që dallon nga standardi i vendit anëtar të BE, Rumanisë. Oleg Tofilat, drejtor i përgjithshëm i Hekurudhës Shtetërore të Moldavisë thotë për zhvillimin e transportit hekurudhor të mallrave duhen investime shumë të mëdha, por mungojnë fondet që prej 30 vjetësh. "Realiteti në Ukrainë kërkon masa urgjente. Por punimet e rikonstruksioneve të nevojshme në korridoret e hekurudhave kërkojnë vite."
Që në vitin 2014 është planifikuar rikonstruktimi i segmentit 230 kilometra të gjatë nga Tighina në lindjen moldave deri në Giurgulesit, portin në Danub me shtrirje 460 metra. Por fillimi i punimeve u bë para pak javësh, në maj 2022. Nevoja për përmirësimin e infrastrukturës është e madhe. Sipas të dhënave të autoriteteve moldave, numri i regjistrimeve të doganës të destinuara për eksportin me 73% krahasuar me një vit më parë. Por për shumë shoferë kamionësh për momentin asgjë nuk ka për të ndryshuar. Ata duhet të vazhdojnë të presin. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Rikuperojnë Paundi dhe Dollari dhe Franga ndërsa monedha europiane nuk luhatet!
Paundi britanik ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 138 lekë dhe është shitur me 139.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......

Sfida e Pacollit: Asnjë favor nga shteti! Grupi Mabetex rriti punësimin dhe eksportet e Kosovës
“Nuk ka askush, as ministër, as kryeministër, i ndonjë qeverie , kudo e kushdo qoftë ai, të cilit i kam kërkuar ndonjë favor ku kam mund të përfitoj në dëm të......

Si anijet e vjetra të kontenierëve po nxjerrin miliarda dollarë ?! – Trefishohen fitimet e kompanive përgjatë tremujorit të parë të këtij viti
Kompanitë e transportit po i transformojnë ‘kovat e ndryshkut në miniera ari’ në një alkimi moderne që mund të nxisë inflacionin tashmë të shfrenuar për vitet......

Putin: Super raketa Sarmat do të jetë funksionale deri në fund të vitit!
Super ICBM Sarmat do të jetë funksional në Rusi deri në fund të vitit, deklaroi kështu presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me të rinjtë e diplomuar në......

Greqia, 80 euro subvencion për benzinën - Qeveria miraton vendimin. Përshpejtohen rimbursimet e taksave për fermerët
Qeveria e Greqisë ka miratuar të martën një paketë subvencionesh për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve. Kjo paketë do të hyjë në fuqi nga 1 korriku......

Rindërtimi i Ukrainës - Shefi i Bankës Evropiane të Investimeve jep shifrën sa mund të kushtojë
Ukraina mund të ketë nevojë për 1 trilion euro (1.1 trilion dollarë) ndihmë nga jashtë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga pushtimi i Rusisë, sipas shefit......

“Paketa antikrizë nuk e zgjidh rritjen e çmimeve” - Preçi: Politika sociale reale për shtresat në nevojë, indeksim pagash
Të ardhurat shtesë në buxhetin e shtetit duhet të shpërndahen në formën e politikave të qëndrueshme sociale që targetojnë shtresat në nevojë. Në një......

“Konflikti në Ukrainë, dyfishoi kostot e bizneseve” - Jaka, apel sipërmarrjeve: Mblidhni ndihma për qytetarët ukrainas
Konflikti Rusi-Ukrainë është reflektuar në dyfishimin kostove për sipërmarrjet shqiptare, ndërkohë që mbështetja nga qeveria ka qenë inekzistente. Në një......