Sfida e Pacollit: Asnjë favor nga shteti! Grupi Mabetex rriti punësimin dhe eksportet e Kosovës
“Nuk ka askush, as ministër, as kryeministër, i ndonjë qeverie , kudo e kushdo qoftë ai, të cilit i kam kërkuar ndonjë favor ku kam mund të përfitoj në dëm të dikujt apo shtetit. Unë sfidoj këdo të dëshmojë të kundërtën... por me prova”.
Ka qenë kjo deklarata e biznesmenit të njohur Behgjet Pacolli, në një mesazh transparence drejtuar publikut. Në reagimin e tij, ish presidenti i Kosovës shprehet se u kthye në Kosovë në vitin 2006 për të mbështetur vendin.
Dhe në fakt, shifrat e dëshmojnë se grupi MABETEX ka krijuar mijëra vende pune e renditet në krye të listës së eksportuesve të Kosovës për prodhimet industriale.
“Natyra dhe transparenca ime kërkon që publikut në Kosovë t'i sqaroj edhe këtë: Unë u ktheva në Kosovë në vitin 2006 me shpresën se ekzistonin kushtet për ta mbështetur vendin me atë që dija dhe me atë që kisha mundësi. Rezultatet do të ishin ndryshe nëse do të kisha gjetur mbështetje.
Megjithatë, ne të grupit Mabetex, pa mbështetjen e askujt dhe të shtetit, kemi arritur të zhvillojmë ndërmarrësinë në Kosovë duke krijuar shumë fabrika, veprimtari dhe aktivitete ku janë krijuar mijëra vende pune dhe duke i siguruar vetës vendin e eksportuesit më të madh të produkteve industriale dhe shërbimeve.
Gjithçka që është krijuar deri tani është bërë me forcat tona, pa kërkuar ndihmë apo favore, nga askush, qoftë nga qeveritë apo përfaqesuesit e saj” shkruan Pacolli në reagimin e tij.
Në vijim të reagimit të tij, Pacolli evidenton se grupi i tij ka marrë pjesë vetëm në një tender publik, dhe ai eshtë realizuar sipas standardeve europiane e madje pa pasur asnjë përfitim nga ajo kontratë.
“I VETMI tender publik që kompania ime ka implementuar është Pallati Rilindja (për cilin është spekuluar shumë) i ndërtuar sipas normave dhe standardeve evropiane, ku unë jam gati të ilustroj se nuk ka pas asnjë fitim nga kjo kontratë.
Ajo që mund të kishte qenë një fitim për kompaninë është investua në ngritjen e sallës së konferencave (brënda këtij objekti) dhe që nuk ishte pjesë e kontratës” vijon në tej reagimin e tij Pacolli.
Në anën tjetër, “Fondacioni Behgjet Pacolli" ka kontribuar shuma të mëdha (me fondet e veta) në shumë fusha.
Behgjet Pacolli është një ndër biznesmenët më të njohur e të sukseshëm shqiptarë në botë.
Në vitin 1991 ai themeloi kompaninë MABETEX në Zvicër, që me kalimin e viteve arriti të zgjerohej dhe të merrte përsipër projekte të rëndësishme ndërkombëtare, si restaurimi i Kremlinit apo ndërtimi në qytetin e Astanas si dhe shumë projekte të tjera në ish republikat sovjetike.
Pasi konsolidoi kompaninë e tij dhe pasi njihej si një ndër shqiptarët më të pasur e të realizuar në botë, ai u rikthye në Kosovë në vitin 2006 për të kontribuar në jetën politike të vendit e për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit të tij.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=p9lSkXlYwLo
Sondazh

Si anijet e vjetra të kontenierëve po nxjerrin miliarda dollarë ?! – Trefishohen fitimet e kompanive përgjatë tremujorit të parë të këtij viti
Kompanitë e transportit po i transformojnë ‘kovat e ndryshkut në miniera ari’ në një alkimi moderne që mund të nxisë inflacionin tashmë të shfrenuar për vitet......

Putin: Super raketa Sarmat do të jetë funksionale deri në fund të vitit!
Super ICBM Sarmat do të jetë funksional në Rusi deri në fund të vitit, deklaroi kështu presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me të rinjtë e diplomuar në......

Greqia, 80 euro subvencion për benzinën - Qeveria miraton vendimin. Përshpejtohen rimbursimet e taksave për fermerët
Qeveria e Greqisë ka miratuar të martën një paketë subvencionesh për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve. Kjo paketë do të hyjë në fuqi nga 1 korriku......

Rindërtimi i Ukrainës - Shefi i Bankës Evropiane të Investimeve jep shifrën sa mund të kushtojë
Ukraina mund të ketë nevojë për 1 trilion euro (1.1 trilion dollarë) ndihmë nga jashtë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga pushtimi i Rusisë, sipas shefit......

“Paketa antikrizë nuk e zgjidh rritjen e çmimeve” - Preçi: Politika sociale reale për shtresat në nevojë, indeksim pagash
Të ardhurat shtesë në buxhetin e shtetit duhet të shpërndahen në formën e politikave të qëndrueshme sociale që targetojnë shtresat në nevojë. Në një......

“Konflikti në Ukrainë, dyfishoi kostot e bizneseve” - Jaka, apel sipërmarrjeve: Mblidhni ndihma për qytetarët ukrainas
Konflikti Rusi-Ukrainë është reflektuar në dyfishimin kostove për sipërmarrjet shqiptare, ndërkohë që mbështetja nga qeveria ka qenë inekzistente. Në një......

Nënkomision Parlamentar për mbikëqyrjen e KLSH - Shalsi: Na është kërkuar nga partnerët. miratohet projektrezoluta për raportin 2021
Kuvendi do të ketë një nënkomision parlamentar që do i dedikohet tërësisht ndërveprimit me Kontrollin e Lartë të Shtetit. Lajmi është bërë public nga Kreu i......

Përmirësohet rezultati i maturantëve në anglisht: 3% ngelin dhe 22% morën 10-ta, nota mesatare 7.72!
3% të maturantëve kanë rezultuar ngelës dhe vetëm 22 % e tyre kanë marrë notën 10 në provimin e parë atë të gjuhës së huaj së maturës shtetërore. Ku......