Shqipëria Postuar më 11 Prill 2023, 15:32

Bursa e energjisë, zhvillohet ankandi i parë - Balluku: Sfidë, sigurimi i likuiditetit. Kim: Mundëson transparencë në transaksione

Nga SCAN TV
Bursa e energjisë, zhvillohet ankandi i parë - Balluku: Sfidë,

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike zhvilloi ankandin e parë, duke nisur operimet e ditës në avancë me një sasi modeste prej 7 146 mWh dhe me një çmim mesatar prej 130.98 Euro/mËh. Gjatë një ceremonie të zhvilluar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se sfida e radhës mbetet sigurimi I likuiditetit.

E pranishme ishte edhe ambasadaorja e shtetve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se tregtimi përmes bursës mundëson transparencë në transaksione, si dhe rrit interesin për investiorët e huaj.

Bursa Shqiptare  e nergjisë Elektrike është e dyta në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që pjes ë saj janë aktualisht janë anëtarësuar vetëm kompanitë publike të energjisë e më konkretisht, 3 kompanitë e OSHEE Group, OST dhe KESH.

Ola Mitre /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat