Shqipëria Postuar më 11 Prill 2023, 15:29

A do ta frenojë rritja e pagave largimin e mjekëve? - Stroni: Masë favorizuese por jo frenuese. Hap i mirë kreditë e buta për shtëpi

Nga SCAN TV
A do ta frenojë rritja e pagave largimin e mjekëve? - Stroni:

Rritja e pagave të mjekëve specialistë, një masë e marrë nga qeveria vetëm javë para zgjedhjeve vendore, konsiderohet nga mjekët si një masë favorizuese por jo parandaluese në emigracionin e tyre.

Kreu i Sindikatës së Mjekëve, doktor Gentian Stroni për Scan Tv thotë se përsëri vendi ynë renditet I fundit në rajon për pagat e bluzave të bardha. “Sigurisht që do të ksihte qenë shumë herë më mirë nëse kjo masë do të ishte marrë më para sepse do të kishim mbyllur një pjesë të mrië të problematikave që mjekët kanë dhe që kanë pasur më para.Por nuk ëhstë vetëm kaq për të frenuar mjekët që ikin jashtë vendit.Pavarësisht kësaj rritje, mjekët specialist ngelen të fundit në rajon përsa I ëprket pagës. Po ti referohemi sa mjekë për 1000 banorë janë duek u krahasuar me rajonin ne përsëri jemi të fundit. Ngarkesa e një punonjësi shëndetësor në Shqipëri është shumë herë më e madhe se vendeve përreth.

Ndërkohë sipas mjekëve janë një sër problematikash që i detyrojnë të largohen. Dhënia e kredisë së butë për blerjen e një shtëpie sipas Stronit konsiderohet si një hap i mirë por i vonuar. “Një cift të rinjsh do e kenë të vështirë që të munden të përballojnë që me të ardhurat që kanë të blejnë shtëpinë. Nëse do të duhet që të shikojmë në mënyrë largpamëse, nëse ja bëjmë të lehtë jetësën këtyre njerëzve që ata të kenë një shtëpi të tyre me këto kredi, normalisht do të jenë më të kënaqur. Nisma të tilla duhet të merren jo vetëm në këtë drejtim. Cfarë mund të ishin sepse këtë e kemi hedhur si ide më para, jo vetëm kreditë e shtëpive por dhe një celular që do i shërbente mjekëve për punë të blihej nga shteti ose të subvencionohej.”

Rreth 5 mijë bluza të bardha janë larguar nga Shqipëria për të punuar në vendet e tjera, ku 1500 prej tyre janë mjekë.

Marinela Lina/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat