Bota Postuar më 11 Prill 2023, 11:20

Vaksinat e para kundër kancerit dhe infarktit - Moderna premton daljen e tyre në treg brenda 2030-ës

Nga SCAN TV
Vaksinat e para kundër kancerit dhe infarktit - Moderna premton daljen e

Moderna ka premtuar se brenda vitit 2030 do të mund të jenë në përdorim vaksinat e para kundër infarktit dhe kancerit. Ritmet e shpejta të prodhimit të tyre janë realizuar falë përvojës së madhe të grumbulluar gjatë periudhës së pandemisë së Covid.

Vaksinat e para të personalizuara mRna kundër kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve autoimune mund të jenë në treg brenda vitit 2030.

Një përshpejtim i fituar falë edhe përvojës së marrë nga vaksinat kundër Covid. Lajmi raportohet nga britanikja ‘Guardian’ e cila publikoi njoftimin e kompanisë amerikane Moderna e cila pas vaksinave kundër Covid-it, po punon për ato kundër virusit sincicial dhe kundër melanomës.

Për virusin sincicial, veçanërisht, vaksina ka treguar një efikasitet prej 83.7% në parandalimin e të paktën dy simptomave, kollës dhe temperaturës, në moshën mbi 60 vjec. Ajo cfarë është bërë me vaksinat kundër Covid, specifikon Moderna, ka lejuar që kërkimet rreth vaksinës së kancerit të vazhdojnë me shpejtësi, në mënyrë që ekuivalenti i 15 viteve të përparimit të arrihej në vetëm 12-18 muaj. Siç raportohet për Guardian nga Paul Burton, drejtor mjekësor i Moderna, "kompania do të jetë në gjendje t'i ofrojë këto vaksina në vetëm pesë vjet". Ato do të jenë shumë efektive dhe mund të shpëtojnë qindra mijëra nëse jo miliona jetë. Vaksinat mRna do të funksionojnë kështu: Si hap i parë, një biopsi në qelizat e kancerit identifikon mutacione që nuk janë të pranishme në qelizat e shëndetshme.

Një algoritëm më pas identifikon se cilat mutacione po nxisin rritjen e tumorit. Më pas krijohet një molekulë e ARN-së mesazhere (mRNA) me udhëzime për prodhimin e antigjeneve që do të shkaktojnë një përgjigje imune. MARN, pasi injektohet, rezulton në pjesë të proteinave identike me ato që gjenden në qelizat e kancerit. Qelizat imune i hasin ato dhe shkatërrojnë qelizat e kancerit që mbartin të njëjtat proteina. Në të ardhmen e afërt duhet të zhvillohen edhe vaksina kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe autoimune. Për sëmundjet e frymëmarrjes, sipas Burton, "një injeksion i vetëm mund të jetë i mjaftueshëm për t'u mbrojtur nga Covid, gripi dhe virusi sincicial". Por vaksinat mRNA mund të jenë të përshtatshme për të luftuar sëmundjet e rralla që aktualisht janë pa terapi.

Vetë kompanitë farmaceutike dhe ekspertët e industrisë e pranojnë nevojën për të mos shpërndarë pasurinë e përvojës së fituar gjatë pandemisë. Një zëdhënës i Pfizer theksoi se "kompania fitoi 10 vjet njohuri shkencore në vetëm një vit", ndërsa Richard Hackett, CEO i Koalicionit për Gatishmërinë dhe Inovacionin për Shpërthime (CEPI), i cili mbështet kërkimin e pavarur të vaksinave kundër sëmundjeve infektive në zhvillim, zbuloi se " gjërat që do të ishin shpalosur në 15 vjet janë grumbulluar në 1 deri në 2 vjet.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat